Gjatë mungesës së bletarit,
një hajdut i hyri në shtëpi, i mori mjaltin dhe hojet.
Pas kthimit, i pa kosheret bosh pronari
dhe u ndal për t’i shqyrtuar ato; por bletët që nga kullotat
ktheheshin, duke e gjetur atje, e sulmuan me thumbime
dhe e katandisën sa më keq nuk kish ku të shkonte.
“Bisha të egra,” iu thoshte
“Ju lejoni që hajduti i hojeve tuaj të shpëtojë pa u ndëshkuar,
dhe për mua që kujdesem për ju,
rezervoni trajtim kaq të pamëshirshëm, të pamerituar!”
Kështu dhe disa burra që, nga pavetëdija,
ata nuk ruhen nga armiqtë,
dhe madje refuzojnë miqtë
sikur të ishin ata shkaku i të këqijave.
Komentet