VOAL – GJENOVË – “Kisha oferta nga 4-5 klube, kam zgjedhur të vij këtu për arsye të ambjentit miqësor. Ma kanë këshilluar edhe shokët e mi të Kombëtares.” Kështu i sapoardhuri në Gjenova, Blerim Xhemajli, është paraqitur dje në klubin italian, shkruan Voice of Albanians (voal.ch).
I larguar nga Galatasary, për Xhemajlim është një kthim në kampionatin ku ai kishte njohur më parë fanellat e Napolit, Fiorentinës e Torinos. “Me Pandevin – shton ai – prej 5 vjetësh jemi shokë përveçse miq jashtë fushës, më parë në Napoli e pastaj në Turqi. Që prej prillit më thoshte eja në Gjenova.” ansa
Komentet