Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili ka përfunduar në spital. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e ka pësuar një lëndim në derbin e Gjenovës, pasi e mori një goditje në qafë.
Për këtë, atij i është vendosur një mbrojtëse në qafë dhe është transportuar në spital, për ta shikuar më në detaje natyrën e lëndimit.
Shpresojmë që përfaqësuesi zviceran të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë. Ai u rikthye verën e fundit në futbollin italian, pasi luajti shkurt në Galatasaray.
Komentet