Në festimet për të 20 herë kampion i Turqisë të klubit turk Galatasaray k, ka rënë në sy Blerim Xhemaili i cili me shumë dashuri e mburrje ka mbajtur në dorë flamurin e Zvicrës.
Duke u nisur nga këto pamje, blick.ch shkruan se futbollistët me prejardhje të huaj zakonisht bëhen temë debati kur bëjnë “probleme” gjegjësisht kur “tregojnë prejardhjen e tyre shqiptare duke bërë shqiponjën me duart e tyre ose kur këndojnë himnin e vendit të prejardhjes dhe nuk duan ta këndojnë atë të Zvicrës”.
Por futbollisti me “rrënjë maqedonase” siç shkruan blick.ch” tregon se sa e do Zvicrën. Në solemnitetin gjigant kushtuar titullit të kampionit të Galatasaray në Stamboll, Blerim Xhemaili e bart flamurin e Zvicrës dhe prezantohet krenar me të. Një ambasador i mrekullueshëm i Zvicrës”.
Komentet