Ish-gazetari, Blerim Shala, pritet t’i bashkohet PDK’së. Ai po shkon në Partinë e Kadri Veselit pasi ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shala para se t’i bashkohej AAK’së kishte qenë udhëheqës i Gazetës Zëri.
Ndryshe, anëtari i ri i PDK’së, prej kohës kur kanë nisur bisedimet me Serbinë, ka mbajtur pozitën e koordinatorit për dialog.
Burime kanë treguar se zyrtarizimi i Shalës pritet të bëhet shumë shpejt dhe i njëjti mund të jetë edhe pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për deputet.
Express ka kontaktuar me Shalën, por ai s’ka pranuar të flasë për aderimin në PDK.
“Jam në takime”, ka thënë Shala, kur është pyetur për aderimin në PDK.
Ta paskan ngjit grepin Edhe Ty,por rruejrueju mos po TË qojn në Hamamatsu me ta hjek zdralin!