Bleona Qereti është tashmë në qendër të vëmendjes mediatike dhe opinionit publik jo vetëm për zhurmën që krijoi por edhe për suksesin e këngës “Let my love take you over”. Në një intervistë për “SkyMagazine”, Bleona ka rrëfyer se si shkoi në Amerikë ndërsa i tregon gazetares për një takim me një manjat rus i cili e kishte pyetur për ëndrrën që këngëtarja kishte.
Bleona i besoi atij ëndrrën por manjati rus i tha “Jo”. Kjo shtyu Bleonën ta realizonte me patjetër dhe ja se ç’thotë:
“Është një histori e gjatë. Në Itali kam shumë miq dhe një ditë isha në një festë në Sardenja, ku isha ftuar të këndoja. Kishte ardhur të më dëgjonte edhe një manjat rus që mbeti i impresionuar nga performanca ime dhe më pyeti se cila ishte ëndrra më e madhe që kisha.
Për të thënë diçka brilante, unë i thashë: “Dua të shkoj në Amerikë dhe të regjistroj një këngë me Timberland”. Ai më tha se ishte e pamundur. E nëse ti me thua mua se një gjë është e pamundur, atëhere unë bëj gjithçka për ta arritur.
Megjithatë, një vit më vonë shkova të këndoj në një party private të Donald Trump që mbeti i befasuar dhe si “i budallallepsur” që nuk më kishte parë kurrë më parë.
Kur më pyeti nëse doja diçka, unë i thashë për bashkëpunimin me Timberland.
Ai as nuk e dinte se kush ishte por i telefonoi David Foster, i cili kur më dëgjoi të këndoja më tha që duhet të qëndroja në SHBA, më çoi në Grammy dhe më prezantoi me Timberland.
Në fillim nuk mbeti i kënaqur e nuk u bë i gjallë por pastaj u shfaq dhe edhe pse m’u desh të prisja më dha disa këngë.
Aq sa mora dj e tij dhe reperin me vete dhe i solla në një tur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe në Itali. Kur panë që kisha 70 mijë spektatorë e kuptuan se nuk ishte arritja e parë”, rrëfen Bleona në intervistë.
Komentet