VOAL

VOAL

Bleona, e para shqiptare që pozon për revistën “Playboy” (Foto)

October 16, 2015

Komentet

Një heroinë që na duhej Nga Maurizio Santarelli E përktheu Shqipe Saraçi

E ndaluan, i thanë se duhej ta rregullonte më mirë perçen, që të mbulohej si duhet.

Ishte një urdhër që peshonte si zinxhir i padukshëm.

Por në vend që të ulë shikimin, të tërheqë atë vellon siç i thanë, ajo heq vellon. Pastaj heq xhaketën, këmishën.

Shtresë pas shtrese, ajo çliron lëkurën, shkund zinxhirët.

Në zemrën e Teheranit, në oborrin e universitetit, ajo qëndron me të brendshme, por e veshur me një guxim dhe dinjitet që tejkalon çdo pëlhurë.

Vështrimet drejtohen te ajo: disa të rënda, gjykuese; të tjerët mosbesues, sikur të merrnin frymë lirinë për herë të parë.

Toka nën këmbët e saj është gjithmonë e njëjtë, por qielli duket se ulet për ta mirëpritur.

Sytë e të tjerëve qëndrojnë si gurë në trupin e saj, ndërsa zërat pëshpëritin kundër saj, stuhi gjykimi. Por në heshtjen e saj ka një klithmë që sfidon botën.

Uniformat vijnë për të shuar flakën e saj. E kapin me forcë, e tërheqin zvarrë, ndërsa ajo qëndron e heshtur, e fortë si shkëmbi. E çojnë në një vend ku shpresojnë ta thyejnë, ta mbysin atë zjarr të paepur. E transferojnë në një spital psikiatrik, ku tentojnë ta etiketojnë dëshirën e saj për liri si “çmenduri”.

Por ata nuk e kuptojnë se idetë nuk mund të prangohen apo mbyllen në një dhomë të bardhë.

Gruaja… Revolucioni që ecën zbathur në trotuarin e historisë.

Trupi i saj është një manifest, lëkura e saj është bojë e gjallë dhe sot ajo ka shkruar një faqe të re lirie.

Kujtimi i saj do mbetet një hije e ndritshme, një ekuacion i pazgjidhur në mur. Sepse zhveshja nga simbolet e imponuara është e vetmja mënyrë për t’u veshur me pafundësi.

PS: Vajza quhet Ahou Daryaei, ajo studion letërsi franceze në Universitetin Oloom Tahghighat, në Iran.

Një heroinë që na duhej!

#mauriziosantarelli

Me shkurtime nga “Riflessione”

Letra e lamtumirës e Alain Delon për Romy Schneider E shqipëroi Elida Buçpapaj

“Të shikoj ndërsa ti fle.

Unë jam pranë teje, jam pranë shtratit tënd të vdekjes.

Ke veshur një tunikë të gjatë të zezë dhe të kuqe, me qëndisje sipër. Mendoj se janë lule, por nuk kam shumë kohë për t’i vëzhguar.

Unë erdha të të them lamtumirë, lamtumira më e gjatë nga të gjitha, kukulla ime e vogël.

Kështu të kam quajtur gjithmonë: Kukulla e vogël.

Nuk humb kohë për të parë lulet, shikoj fytyrën tënde dhe mendoj se sa e bukur je dhe se nuk ke qenë kurrë më e bukur se në këtë moment.

Gjithashtu mendoj se është hera e parë në jetën time që të shoh të qetë.

Mund të thuhet se një dorë delikate të ka larë nga fytyra frikën dhe mosmarrëveshjet  e tua.

Të shikoj teksa fle…

Më thonë se ke vdekur.

Pyes veten, se a jam unë fajtor për këtë? …

Këtë pyetje ia bëjmë vetes gjithmonë përpara dikujt që na ka dashur dhe që na do akoma.

Ky emocion na pushton, më pas kthehet dhe në fund bindim veten se në përgjithësi nuk jemi fajtorë.

Jo fajtor, por ende përgjegjës.

Këtu je ti, edhe unë jam këtu pranë teje.

Është për shkakun tim që zemra jote pushoi së rrahuri mbrëmë.

Për shkakun tim, sepse 25 vite më parë u zgjodha partneri yt për filmin “Christine”.

Ti erdhe nga Vjena dhe unë të prisja në Paris me një buqetë me lule në duar që nuk dija ta mbaja. Por producentët më kishin thënë: “Sa të zbresë nga pasarela, shko tek ajo dhe jepi lulet”.

Prisja me lulet në duar si një budallë, në mes të një turme fotografësh…

Unë vazhdoj të mendoj për ty, për veten, për ne të dy.

Unë sot nuk do të vij në kishë as në varreza, të kërkoj falje, sepse ti e di që nuk do të mund të të mbroj nga turma e etur për argëtim.

Unë do të vij tek ty të shihemi nesër dhe do të jemi vetëm…”

Alain Delon, nga letra e lamtumirës për Romy Schneider, 1982

Nëna e 19 vjeçares Naama Levy lutet me përgjërim për lirimin e vajzës

Nëna e 19-vjeçares Naama Levy, vajzës që u pa në një video në Gaza më 7 tetor me duar të lidhura dhe me tutat sportive të gjakosura, publikoi një lutje plot përgjërim për lirimin e vajzës së saj duke thënë se koha po ikën.

Ayelet Levy Shachar shkroi në faqen e internetit Free Press:

“Ju e  keni parë videon e vajzës sime Naama Levy. Të gjithë e kanë parë. E keni parë të tërhequr zvarrë nga flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe për në pjesën e pasme të një “Jeep” nën kërcënimin e armës, diku atje në Gaza, me xhupin gri të mbuluar me gjak. Ndoshta e keni vënë re që kaviljet e saj janë të prera, se ajo është zbathur dhe çalon. Ajo është plagosur rëndë. Ajo është e frikësuar. Dhe unë, nëna e saj, jam i pafuqishme në këto momente tmerri.”

Zonja Levy Shahar tha se terroristët e Hamasit, të cilët përdhunuan dhe sulmuan seksualisht disa gra dhe fëmijë, po e mbajnë peng vajzën e saj, shkruan The Times of Israel.

“Janë shtatëmbëdhjetë vajza të reja ende në robëri. Ato variojnë nga mosha 18 deri në 26 vjeçe. E mendoj se çfarë fati mund t’i nënshtrohen ato dhe Naama ime në çdo moment të ditës. Çdo minutë është një përjetësi në ferr”, shkruan ajo.

“Të hënën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, tha se një nga arsyet që Hamasi nuk dëshiron të lirojë pengjet e reja është se ata nuk duan që këto gra të jenë në gjendje të flasin për atë që u ka ndodhur gjatë kohës së tyre në paraburgim. Të gjithë e dinë saktësisht se çfarë do të thotë ai”, shkroi Levy Shahar.

“Çfarë do të bënit nëse vajza juaj do të mbahej peng nga përdhunues dhe vrasës të dhunshëm për dy muaj? Ndoshta pyetja më e mirë është: Çfarë nuk do të bënit?”, u shpreh ajo.

Levy u kap rob nga terroristët e Hamasit më 7 tetor nga baza ushtarake Nahal Oz.

Ajo sapo kishte përfunduar kursin e saj të mërkurën e kaluar për t’u bërë ushtare vëzhguese në Nahal Oz. Ajo mbërriti në bazën ushtarake të enjten dhe u mor peng të shtunën në mëngjes./ar.sh/SYRI.NET

Image

Mamaja e 19-vjeçares Naama Levy

Image

Naama Levy

Sigurisht që jo tani Nga Noam Horev, poet hebre E shqipëroi Felicita Jakoel

Sigurisht qe jo tani
Por ne vitet ne vijim
Do t’mund te lexosh shenjat
E ajo qe sot te duket fatkeqesi
Do te shendrohet ne gjene e duhur
E ndoshta miresi.

Sigurisht qe jo tani
Dhimbja eshte e madhe
Do te rritesh,koha do te rrjedhe
Ajo ka aftesine te saktesoje
rrahjet e zemres
Kjo erresire s’eshte vec nje vale qe te con drejt shpreses.

Por, sigurisht qe jo tani
Ende nuk mundesh te rrokesh gjithe trazimin e veshtire
Kur bie shi e toka eshte qull e lagur
Ndonese ererat qe fryjne do te sherojne shpirtin e perflakur.

Sigurisht qe jo tani
eshte kaq e veshtire te shikosh
Kur xhami i perparme eshte njollosur me lot
Ajo qe sot te duket si fundi i gjithesise
Neser nje shkalle do te jete
Per tu ngjitur drejt lartesise

Oh, keto netë kaq te dhembura,te thyera
S’do te jene veç disa pika te nje vargu prekes
Ne nje nga kapitujt e shumte te jetes
Do te ndodhe, me siguri
Ndoshta neser, por jo tani

Izraeli shënon Ditën e 75-vjetorit të Pavarësisë

Izraelitët qëndruan në heshtje ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë vendin në orën 20:00, me rastin e Ditës Përkujtimore për ushtarët që humbën jetën si dhe viktimave të sulmeve terroriste. Menjëherë më pas filloi ceremonia zyrtare e përkujtimit në Jerusalem.

Miliona izraelitë u ndalën të hënën në mbrëmjë, ndërsa një sirenë u ndez në kujtim të gati 25,000 ushtarëve që kanë humbur jetën që nga themelimi i Shtetit të Izraelit, si dhe atyre që u vranë në sulme terroriste.

Ndërsa sirena filloi të zbehej, ceremonia zyrtare e qeverisë filloi në Murin Perëndimor në Jerusalem, ku të pranishëm ishin Presidenti izraelit Isaac Herzog dhe kreu i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), gjeneralllejtënant Herzl Halevi.

“Qytetarë të Izraelit, sirena e këtij viti është një thirrje zgjimi për të gjithë ne. Sirena që përshkoi heshtjen tani, duke bërë rrugën e saj nga një skaj i vendit tonë në tjetrin, ushton nëpër shpirtrat tanë dhe i hap rrugë kujtimit, që na pushton në heshtje. Pyes veten, pyes neve: cili vend tjetër në botë ka një tingull kaq të veçantë? Është tingulli i dhimbjes dhe i shpresës, i pikëllimit dhe i krenarisë. Është tingulli i shtetit të Izraelit”, tha Presidenti në ceremoni.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka – gjithçka – për të mbrojtur këtë shtëpi të përbashkët,” vazhdoi Herzog. “Të debatojmë dhe të mos pajtohemi, si gjithmonë, me gjithë entuziazëm dhe pasion, por ta duam njëri-tjetrin si motra dhe vëllezër, sepse jemi një popull!.

Në ceremoni foli edhe shefi i shtabit të IDF, gjenerallejtënant Herzl Halevi: “Nesër, varrezat ushtarake në mbarë vendin do të mbushen me vizitorë. Ka nga ata që të dashurit e të cilëve vdiqën në betejë nga duart e armikut tonë, ata që vdiqën në stërvitje apo aksidente trafiku, ata që vdiqën nga sëmundja dhe ata që morën jetën e tyre. Barra e dhimbjes është mbi supet e të gjithëve”, tha ai.

Aktivitetet e Ditës Përkujtimore nisën të hënën, kur kryeministri Benjamin Netanyahu foli në një ceremoni në Yad Labanim në Jerusalem.

“Këtë vit, pas humbjes së çifteve të mrekuellueshme të vëllezërve e motrave, ndjenja e të qenit vëllezër duhet të forcohet,” tha Netanyahu duke iu referuar një vale sulmesh gjatë disa muajve të fundit.
“Këto sulme vijnë me aspiratën që ata mund dhe do të na zhvendosin nga këtu, dhe nëse do të mundeshin do të na vrisnin të gjithëve”, tha Netanyahu, njofton “Haaretz”, duke shtuar se “ne krijuam një shtet të lavdishëm me një ushtri të lavdishme dhe një forcë policore të lavdishme, me një çmim tronditës”.

Sot, pas perëndimit të diellit, deri nesër në mbrëmje, Izraeli shënon 75-vjetorin e Pavarësisë.

Mrekulli në Turqi: Babai dhe vajza e tij në Turqi shpëtohen pas 6 ditësh nën rrënoja

 

Babai dhe vajza e tij në Turqi shpëtohen pas 6 ditësh nën rrënoja

 

Ekipet e shpëtimit në Gaziantep të Turqisë kanë shpëtuar një baba të quajtur Sezei Karabas dhe vajzën e tij të vogël, ?engul Karabas 132 orë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Në videon e bërë publike nga CNN, babai i vajzës dëgjohet duke iu lutur ekipit të kërkim-shpëtimit që  të gjejnë gruan e tij, për të cilën beson se është ende gjallë dhe e bllokuar në një derë.

“Unë jam përgjithmonë borxhli ndaj jush”, dëgjohet duke thënë Karabs teksa ju lutet atyre që të ndihmojnë për të gjetur gruan e tij, për të cilën tha se vrapoi përpara tij momentin e goditjes së tërmetit.

Në të njëjtën orë, por në provincën e Hatay, një ekip shpëtimtarësh nxorën gjallë nga rrënojat një 34-vjeçar, Ergin Guzeldogan.

Dënohet Cristina – Cristina Fernández de Kirchner (CFK) – Ish Presidentja dhe aktualisht nënpresidentja e Argjentinës

Cristina Fernández de Kirchner (CFK) doli nga dy termat presidenciale, 2007 – 2015, me 80 milion dollarë. Me tenderat e rrugëve i bënte marifetet, në provincen native të të shoqit ku e kunata ishte guvernatore. Kurse të ëmës i kishte lidhur një kontratë të kote shteti, për të shtypur formularet e taksave, ku e ëma kishte fituar 3 milion dollarë.

CFK, e partise peroniste, eshte nje figure e fuqishme, populiste, majtiste në Argjentinë. I shoqi Nestor ishte president. Ajo vete ishte presidente e suksesshme per dy terma; tani eshte nenpresidente, por presidente de facto. I biri eshte kryetari i Camfora – organizata rinore e partise peroniste.

Megjithate drejtesia argjentinase e denoi.

Drejtesia shqiptare nuk i vjen as te kembet.

CNN – Një gjykatë federale në Argjentinë dënoi të martën nënpresidenten e vendit, Cristina Fernández de Kirchner, me gjashtë vjet burg dhe e skualifikoi atë nga mbajtja e posteve publike ne te ardhmen pasi e gjeti fajtore për korrupsion gjatë mandateve të saj të mëparshme si Presidente.

Fernández de Kirchner ka imunitet të përkohshëm për shkak të rolit të saj aktual, kështu që nuk do të shkojë menjëherë në burg dhe mund të apelojë.

Pas vendimit, ajo mohoi akuzat kundër saj, por tha se nuk do të kandidojë për rizgjedhje vitin e ardhshëm: “Unë nuk do të jem kandidat për asgjë, as për president e as për senator”, tha ajo. “Emri im nuk do të jetë në asnjë fletë votimi”.

Në gjykatë, prokuroria federale e Argjentinës e akuzoi atë për konspiracion me zyrtarë të tjerë qeveritarë për të dhënë kontrata me vlerë miliona dollarë për punime rrugore që ishin të paplota, të mbiçmuara dhe të panevojshme.

“Në thelb, ato tregojnë ekzistencën e lidhjeve të shthurura dhe të korruptuara midis zyrtarëve të administratës publike (kombëtare dhe provinciale) dhe kompanive kontraktore shtetërore,” sipas një dokumenti të lëshuar nga gjykata federale e Argjentinës në Buenos Aires.

Fernández de Kirchner u shpall fajtore për “administrim mashtrues” ne lidhje shpërndarjen e fondeve publike në një kompani ndërtimi për punimet e rrugëve në provincën e Santa Cruz, gjatë mandateve të saj presidenciale nga 2007 në 2011 dhe 2011 në 2015.

Marrëveshjet me kompaninë e ndërtimit të Lázaro Antonio Báez – një mik i familjes – ishin në dobinë financiare të Fernández de Kirchner dhe Baez, tha gjykata.

Ish-Presidenti dha “80% të punimeve të rrugëve publike kombëtare në Santa Cruz në favor të kompanive Báez midis 2003 dhe 2015”, sipas Telam, agjencia shtetërore e lajmeve e Argjentinës.

Baez u dënua gjithashtu me gjashtë vjet burg, si dhe ish-sekretari i punëve publike, José López dhe ish-drejtori i rrugëve kombëtare, Nestor Periotti, për përfshirjen e tyre në skemë./qendra.online

Protesta në gjithë Perëndimin në mbrojtje të Ukrainës dhe kundër luftës së Putinit: Putin stop the war! We stand with you Ukraina!

Voal.ch – Gjithë Perëndimi në në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj.

Në të gjitha kryeqytetet e botës së qytetëruar qytetarët kanë protestuar kundër luftës.

Ata kanë kërkuar ndalimin e saj dhe kanë mbështetur Ukrainën e popullin e saj.

Putini është krahasuar me Hitlerin, Stalinin dhe Milosheviçin!

 

 

 

Foto e ditës: Vajzat ukrainase në ushtrinë e Ukrainës me luledielli në flokët e tyre

Kjo është një foto nga Twitter ku shihni vajzat ukrainase në ushtrinë e Ukrainës. Ato mbi flokë mbajnë lule dielli dhe një lule të kaltër, dy ngjyrat e flamurit Ukrainas.

Ato sot mund të ishin të lumtura nëpër familjes e tyre, nëpër aulat e universiteteve, duke bërë sport, duke fjetur pak më gjatë se ditët e javës, në fund të fundit, sepse sot është fundjavë, por  atyre u duhet të marrin armët për të luftuar për të mos lejuar që vendi i tyre të pushtohet nga një ushtri që drejtohet nga një i çmendur!

Ja çfarë shkruan Kira Rudik në Twitter:

Po mësoj të përdor #Kalashnikovin dhe përgatitem të mbaj armë. Tingëllon surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më vinte kurrë në mendje. #Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si #burrat tanë. Shko #Ukrainë! 🇺🇦

 

Kundërshtari i Kremlinit Navalnyj: “Ndaj Putinit duhen të gjitha këto masa ekstreme”

Në letrat drejtuar revistës amerikane “Time”, Nalvalnyj kritikon politikën e Perendimit ndaj Rusisë Perëndimore.

——-

Kundërshtari i burgosur i Kremlinit Alexei Navalnyj ka paralajmëruar Perëndimin që të mos i bëjë lëshime presidentit rus Vladimir Putin në konfliktin në Ukrainë.

“Perëndimi vazhdon të bjerë në grackat e Putinit”, shkruan lideri i opozitës në disa letra nga kampi i burgut për revistën amerikane Time.

Revista e ktheu në një kopertinë, siç u bë e njohur të mërkurën.

“Në vend që të injorojë këtë marrëzi, SHBA pranon axhendën e Putinit dhe nxiton të organizojë disa takime. Njësoj si një nxënës i frikësuar, viktimë e bullizmit nga një gjimnazist,” shpjegoi Navalnyj në intervistën me shkrim.

Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë akuzuar Rusinë për planifikimin e një sulmi ndaj Ukrainës. Rusia e refuzon këtë. Tashmë ka pasur disa takime të nivelit të lartë mbi kërkesat e Moskës ndaj Perëndimit për garanci të detyrueshme të sigurisë.

Frika e Putinit nga ndryshimi i pushtetit

Sipas mendimit të Navalnyj, shefi i Kremlinit Putin i frikësohet më pak NATO-s sesa kufijve të Rusisë, por më tepër i frikësohet ndryshimit të pushtetit. “Për të konsoliduar vendin dhe elitat, Putinit vazhdimisht i duhen të gjitha këto masa ekstreme, të gjitha këto luftëra – reale, virtuale, hibride apo thjesht konfrontime në prag të luftës”.

Navalny tha se lidhja e kërcënimit të sanksioneve perëndimore në rast të një pushtimi të Ukrainës është pjesë e strategjisë së Putinit për të shmangur bërjen e objektivit të masave ndëshkuese personale. Ai sugjeroi që SHBA-ja të bëjë presion ndaj Rusisë nga jashtë dhe mbështetësit e tij në Rusi të bëjnë presion ndaj Kremlinit nga brenda. Sipas Navalnyj, kjo mund të ndajë elitat rreth Putinit.

Kundërshtari më i ashpër i presidentit rus është i burgosur  në një kamp burgu në Pokrov, rreth 100 kilometra në lindje të Moskës. Navalnyj u arrestua një vit më parë pasi u trajtua pas një sulmi me agjentin e luftës kimike që quhet Novichok në një aeroport të Moskës.

Në intervistë, 45-vjeçari shprehu admirimin e tij për ish-kancelaren Angela Merkel, e cila e kishte vizituar në Spitalin Universitar Charité në Berlin: “Angela Merkel më mahniti me njohuritë e saj për detajet më të vogla, si për rastin tim, ashtu edhe për Rusinë në tërësi.”/faz.net/Elida Buçpapaj

 

Katër femrat që po përgatiten të shkelin në Hënë: Ky është ekipi i ri i astronautëve të NASA

NASA ka prezantuar numrin e ri të astronautëve, disa prej të cilëve një ditë mund të ecin në sipërfaqen e Hënës apo edhe të Marsit. 10 astronautë të trajnuar – gjashtë burra dhe katër gra – hyjnë në programin e astronautëve të agjencisë hapësinore në një periudhë emocionuese për eksplorimin e hapësirës.

Ka plane për të dërguar njerëzit përsëri për të ecur në Hënë në një mision që mund të jetë vetëm katër vjet larg si dhe synime afatgjata të dërgimit të astronautëve në Mars.

Gjysma e numrit të ri të astronautëve janë pilotë ushtarakë, ndërsa mes tyre është një mjek, një ekspert robotike, një kirurg, një bioinxhinier dhe – në një lajm emocionues për fansat e filmit Armageddon – një specialist shpimi.

Astronautët u prezantuan në bazën e NASA-s në Hjuston të dielën, baza e Kontrollit të Misionit dhe trupës së astronautëve.

“Sot ne mirëpresim 10 eksplorues të rinj, 10 anëtarë të gjeneratës Artemis, klasës kandidate për astronautët e NASA-s 2021,” tha administratori i NASA-s Bill Nelson.

“I vetëm, çdo kandidat ka ‘aftësitë e duhura’, por së bashku ata përfaqësojnë besimin e vendit tonë: E pluribus unum.

Çfarë do të thotë ‘aftësitë e duhura”?

Misionet hapësinore kërkojnë vite planifikimi, qindra apo edhe mijëra punëtorë mbështetës për t’i realizuar ato dhe investime të mëdha parash në teknologji. Me gjithë atë përgatitje, ata që në të vërtetë arrijnë të bëjnë udhëtimin në hapësirë ​​duhet të zgjidhen me shumë kujdes. NASA, ashtu si Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), ka një listë të rreptë të kërkesave nga astronautët e mundshëm.

Për t’u futur në programin e astronautëve të NASA-s, përveç të qenit shtetas amerikan, ju nevojiten sa vijon:

Një diplomë master në një fushë si inxhinieria, biologjia, fizika, shkenca kompjuterike ose matematika

Së paku dy vjet përvojë profesionale përkatëse pas diplomimit

Të paktën 1000 orë pilotim të një avioni reaktiv

Për të kaluar një ekzaminim rigoroz mjekësor

Ndërsa sa më sipër mund të duket e vështirë, procesi i përzgjedhjes për këta fitues duhej të eliminonte rreth 12,000 aplikime.

NASA ka pranuar 360 njerëz në trupin e saj të astronautëve që nga Mercury Seven në vitin 1959. Përzgjedhja e mëparshme e astronautëve ishte në 2017.

Kush janë astronautët e rinj?

NASA planifikon të dërgojë femrën e parë në Hënë si pjesë e programit të saj të ardhshëm Artemis.

Katër nga trupa e re janë gra, kështu që ka një shans të mirë që një prej tyre mund të ecë në sipërfaqen hënore brenda pak vitesh.

Christina Birch, 35 vjeçe, tashmë ka bërë emër si një çikliste profesioniste e garave. Por ajo po ndërron biçikletat me anije kozmike, me diploma në matematikë dhe biofizikë molekulare, si dhe një doktoraturë në inxhinieri biologjike.

Nichole Ayers, 32 vjeçe, është një majore në Forcën Ajrore të SHBA, me një diplomë master në matematikë llogaritëse dhe të aplikuar. Ajo ka më shumë se 200 orë luftimi dhe më shumë se 1150 orë kohë totale fluturimi në avionë luftarakë. Në vitin 2019, ajo drejtoi formacionin e parë të aeroplanit F-22, i përbërë nga femra në luftime.

Deniz Burnham, 36 vjeçe, është një togere në Marinën e SHBA. Ajo ka përvojë në industrinë e energjisë, duke menaxhuar projektet e shpimit në vend në të gjithë Amerikën e Veriut.

Jessica Ëittner, 38 vjeçe, është një komandante togere në Marinën e SHBA. Ajo ka një master në inxhinierinë e hapësirës ajrore dhe ka shërbyer si pilote luftarake.

Afganistan, vritet aktivistia e të drejtave të grave Frozan Safi dhe tre gra të tjera

Aktivistja 29-vjeçare dhe lektorja e ekonomisë Frozan Safi u qëllua për vdekje në Afganistan. Plumbat ia kihisn shkatërruar fytyrën.

Ajo është mbrojtësja e parë e të drejtave të grave, raporton The Guardian, që vritet që kur talebanët u kthyen në pushtet gushtin e kaluar.

Frozan Safi ishte zhdukur prej rreth dy javësh.

Trupi i Frozan Safit, i cili u zhduk më 20 tetor, u identifikua në një morg në qytetin Mazar-i-Sharif në veri të Afganistanit.

“E kemi njohur nga rrobat. Plumbat ia kanë shkatërruar fytyrën”, tha motra e Safit, Rita, e cila është mjeke.

“Kishte plagë plumbash në të gjithë trupin, nuk numëroheshin, në kokë, zemër, gjoks, veshka dhe këmbë.”

Unaza e saj e fejesës dhe çanta nuk ishin aty, shtoi Rita siç raporton The Guardian.

Një zëdhënës i talebanëve, Qari Sayed Khosti, tha se katër gra u gjetën të vdekura në një shtëpi në Mazar-i-Sharif, Afganistan, mes tyre edhe aktivistja Frozan Safi dhe se dy të dyshuar u arrestuan.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se gratë ishin “të ftuara në shtëpi nga të dyshuarit”./ansa.it/eb


Send this to a friend