Në foto: Blendi duke u sfilitur nga rrëfimi befasues i Ardianit
I dashur Shef Edi!
Jam i tronditur, i tromaksur, i prekur, i revoltuar. Njerëzit nuk janë në terezi, e kanë mendjen tek ato ngjarjet sporadike të jetimoreve.
Sapo u njoha me një letër që më ka dërguar Ardian Fullani. Është e paimagjinueshme dhimbja dhe kalvari i vuajtjes shpirtërore që paska kaluar ky njeri, ky mik, ky shok, ky vëlla, ky ekonomist.
Lexoje Shef, dhe do më japësh të drejtë:
LETRA E FULLANIT:
Nuk kam dashur ti rikthehem vuajtjeve të mia. Herën e fundit që e bëra ka qenë avokati im, vetëm ai e di se sa shumë stres ankthe dhe depresion ka kaluar kjo kockë. Avokati ka qarë me lot dënese nga rrëfimet dhe vujtjet e mia.
Vetëm ai avokat e di se çka hequr Adrian Fullani. E nuk doja t’i kthehesha dhe një herë vuajtjeve të mia por po i përmbledh shkurtimisht.
Shpresoj opinoni të ndërgjegjësohet dhe Eni Çobani të bëjë një emision të improvizuar në lidhje me vujtjet e mia. Rolin tim le ta luajë kush të dojë, nuk kam pretendime.
Nejse isha me fat që avokati dhe psikologia që më diagnostikoi ishin nga e njëjta familje dhe mund t’i paguaja me ofertë. Psikologia më tha së përdorimi i kësaj dietës me biftek dhe arragostë më kishte dëmtuar ca filtra dhe tashmë nuk bëhej evakuimi i informacionit duke më bërë të pa përqëndruar.
Disa herë kam tentuar të vras edhe veten pasi nuk e përballoja dot faktin që të mbaja dietë e nga ana tjetër nuk më binte barku për qamet.
Dilja në rrugë e njerëzit nuk mi shqisnin sytë, ndaj fillova të mos dal më në këmbë por me makinë.. E kisha shumë të vështirë të mësohesha të ecja me makinë por u mësova me kalimin e kohës se nuk kisha çfarë të bëja nga sytë e miletit.
Mu desh të rritesha çdo ditë së bashku me vuajtjet e mia duke çarë lart në një pyll të mbyshur me nëpërka si puna juaj, u shkëputa nga errësira, depërtova nëpërmjet kores së tokës u ngjita lart aty ku tani arrij të shoh një dritë jeshile e cila më thotë se kam shpresa të marr ndonjë lekë.
Shpresat se mund të më paguajnë për të gjitha vuajtjet, se autorët e vërtetë dhe grabitësit do ta paguajnë shtrenjtë për atë të zezë që më kanë bërë ishin shpresat që më ka mbajtur gjallë deri në këtë moment që flasim.
Dua që t’i haroj të gjitha me një 40 milionsh të vogël, i cili nuk ka për të shëruar plagët, por do e konsideroja një formë simbolike për të vërtetuar se këta njerëz kanë mëshirë ndaj një njeriu të vuajtur.
Personalisht preferoj të ha bukë e kripë se sa ta quaj atë shifrën simbolike si përfitim financiar.
Ky është shpagimi i gjithë atyre të cilët shkelin e duan të përdhosin palcën e njerëzve të nderçëm, të cilët kanë kontribuuar për të këtë vend, kanë derdhur gjakun e tyre dhe i kanë shërbyer me dinjitet deri në ditën e fundit.
Po ky vend nuk do nxërë mend ndonjëherë, sepse heronjtë i përdhos ndërsa kriminelët i lëvdon. : (
*********
Kjo ishte letra Shef Edi, pz pz pz, do pres damarët, mjaft më, nuk duroj dot më. Ika tani se më pret Gjushi me letër të lagur në dorë. Blendi.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z.Blendi Klosi
(HashtagAlbania)
Komentet