Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter është duke u intervistuar nga përfaqësuesit e Gjykatës së Zvicrës, raporton BBC.
Në komunikatë, Gjykata ka njoftuar se ka hapur “rastin kriminal” ndaj Blatterit”.
Blateri është duke u hetuar me dyshimin për keqmenaxhim dhe keqinterpretim.
Gjykata ka njoftuar se hetimi ka të bëjë me disa të drejta televizive që Blatteri i ka nënshkruar me kryetarin e futbollit të Karaibeve, Jack Warner në vitin 2005.
Komentet