Presidenti i pezulluar i FIFA-s Sepp Blatter doli sot para Komisionit të Etikës të Organizatës Europiane të Futbollit, për t’u përballur me akuzat për korrupsion.
Blatter pritej t’u deklaronte katër gjykatësve në selinë e FIFA-s në Zyrih, se ai është i pafajshëm. Ai e përshkroi seancën e marrjes në pyetje si ‘”inkuizicion”.
Gjykatësit po shqyrtojnë nëse Blatter ishte implikuar në një aferë korruptive, kur pati miratuar pagesën prej 2 milionë dollarësh nga FIFA për presidentin e Organizatës Europiane të Futbollit, Michel Platininë, në vitin 2011.
Rasti i Planinisë do të shqyrtohet nesër, por vetë Platini ka thënë se nuk do të paraqitet. Avokatët thonë se klienti i tyre po e bojkoton çështjen sepse mendon që gjykatësit e kanë marrë tashmë një vendim.
Komentet