VOAL – Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter nesër shkon në Rusi, ku të shtunën në Shën Peterburg do të jetë i pranishëm në hedhjen e shortit për grupet kualifikuese të Botërorit 2015. Bëhet fjalë për udhëtimin e parë jashtë të Blatterit pas skandalit të korrupsionit që në maj e përfshiu FIFA-n.
Hedhja e shortit do të bëhet në pallatin Konstantinovski e do të hapet me përshëndetjet e Vladimir Putinit të pasuara nga ato të Blatterit. Hedhjen e shortit e drejton sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Jerome Valcke. ansa
Komentet