Moskë
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se dy ushtarakë rusë u vranë në një aksident me parashutë gjatë stërvitjes ushtarake në Bjellorusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dy pjesëtarët e parashutistëve pësuan në aksident për shkak të “erës të fuqishme që fryu papritur afër sipërfaqes së tokës”, thonë nga ministria, duke shtuar se atyre iu dha ndihma e menjëhershme mjekësore, por iu nënshtruan plagëve.
Rusia dërgoi parashutistë në Bjellorusi për një kontroll të papritur të gatishmërisë luftarake, në një veprim që shihet si shfaqje e mbështetjes në kohën e tensioneve të rritura me Poloninë për krizën me emigrantët që është përshkallëzuar këtë javë.
Të hënën, autoritetet polake vendosën rreth 15.000 trupa përgjatë kufirit për të ndaluar emigrantët që hyjnë nga Bjellorusia në Poloni.
Dislokimi i numrit të madh të trupave ka ngjallur shqetësim në Rusi, ndërsa Kremlini tha se po monitoron nga afër “situatën alarmante” dhe u kërkoi të gjitha palëve të sillen me përgjegjësi.
Komentet