Lavrov ka transmetuar se një ndër çështjet kryesore me të cilën Rusia është shqetësuar është se: “Marrëveshja e mundshme e arritur me Izraelin, do ta përforcojë pozitën e Turqisë në Gaza”
JERUZALEM – Njoftohet se Rusia, Izraelit i ka transmetuar një mesazh ku thuhet se “janë shqetësuar nga bisedimet e fundit të Izraelit me Turqinë “.
Sipas lajmit të publikuar në radion zyrtare të Izraelit, ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, përfaqësuesit special të kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe drejtorit të përgjithshëm të punëve jashtme, Dore Gold, i ka komunikuar se vendi i tij “është shqetësuar nga një marrëveshje e papritur mes Turqisë dhe Izraelit”.
Në lajm u theksua se, Lavrov ka transmetuar se një ndër çështjet kryesore me të cilën Rusia është shqetësuar është se: “Marrëveshja e mundshme e arritur me Izraelin, do ta përforcojë pozitën e Turqisë në Gaza”.
Komentet