Mbledhja e XXXVII E mërkurë, me 25 korrik, ora 4 mbas dreke
- Kruja: Projekti me njânën anë i përket komisionit t’administratës e më tjetrën komisionit të Drejtësís. Mbasi kjo ka shumë kohë qi po bisedohet e njerzit ndodhen të burgosun, proponoj qi të dy komisjonet të bashkohen bashkë e t’a studjojnë këtë projekt e t’ na paraqesin sa mâ parë.
- Këlcyra: Bashkohemi me zotni Krujën përsa i përket njënit e tjetrit komisjon, por nuk due qi këto dy komisjone t’i bashkojmë pse kjo âsht jashtë rregullores.
- M. Kruja: I kundërshton fjalës së z. A. Këlcyrës dhe thotë që neve të caktojmë numurin minimum të fermavet modele dhe qeverija mbasi t’a studjojë le t’i shtojë.
Sa për caktimin e vêndit ku do të krijohen âsht e tepërt se munt të na hapë biseda të kota në Parlament. Pra caktimi i vêndit dhe gjânsíja e këtyne t’i lihet kujdesit qeverisë.
- M. Kruja: Z. Vinjau na i përsërit gjithënjë frikën se po të kërkojmë këtë ndryshim ose atë munt të mos e pranojnë dhe kjo munt të shkaktojë prishjen e kontratës. Dua të kuptoj a jemi avokatë të kompanisë inglize a po t’interesavet të Shtetit dhe të popullit. Z. z. nji proponim që bâjmë âsht kurdoherë dhe doemos në interesën e atdheut e të popullit, n’ është që kompanija s’e pranon atëherë s’kemi se ç’të bëjmë se mbasi mospranimi na dëmton jemi të shtrënguar të insistojmë medoemos t’a pranojë. Fundi le të prishet kontratoja, se nuk mundim të shkelim duke ditur interesat e Shtetit dhe të popullit. Sa për numurin e fermavet modele tri janë të do-mos-doshme se ndryshe s’kemi interes, prandaj të caktohen këto dhe në është që kompanija sheh nevojë dhe për të tjera, së bashkëti me qeverinë le t’i krijojë.
- K. Tasi: Z. z. Gurakuqi dhe Kruja insistojnë për krijimin e tri fermave ; u kujtoj që në kontratot numuri i fermavet që detyrohen të krijohen është (au pluriel) pra nga dy e lartë është gjithënjë.
Mbledhja e XXXVIII E mërkurë, më 27 korrik 1921, ora 4 mbas dreke
- M. Kruja: Në kontrato po shohim që 49% të aksijoneve që u përkasin shqiptarëve janë nominale dhe ato të të huejvet jo, kjo po më ep të kuptoj që neve po mejtojmë mâ tepër interesat e të huejvet se sa të shqiptarvet. Pra unë jam i mêndjes që të bâhen të gjitha nominale.
- M. Kruja: Ky sistem âsht i pranuem dhe n’ Evropë. Neve sidoqi të jetë duhet t’a pranojmë se lipset të bâjmë pakë sakrifica ekonomike për dobi politike në këtë kohë që kemi kaqë nevojë. Prandaj proponoj që të bâhen të tâna aksionet nominale.
- M. Kruja: Pengimin e sjell qênia e aksionevet nominale në qarkullim nuk lipset të merret parasysh mbasi kemi dhe nji arësye politike e cila na shtrëngon që aksionet të mos gjenden në duar që s’na ep dorë. Pra atë princip qi kemi pranuar për aksionet t’ona t’a aplikojmë dhe për të huejtë.
- M. Kruja: Në vënt që të heqim nji rezik po i bâjmë dy, pse të mos e pranojmë të bâhen të tâna nominale? Për aksijonet qi do të gjinden në duart të shqiptarve atë princip t’a zbatojmë dhe për të huejtë.
Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”
Komentet