Gjatë gjithë kohës isha i rrethuar nga foto dhe video muzikore që Françesk Radi kishte krijuar, padyshim punoja dhe duke kënduar.
Shtatorja që ringjalli kantautorin e shquar Françesk Radi u realizua mjeshtërisht nga ju, ndonëse nuk e kam prekur dhe parë nga afër, shijet estetike që më la nëpërmjet ekranit m’u duk sikur artisti ishte i gjallë dhe luante në kitare. Tregoni ju lutem për punën dhe kohën tuaj derisa e sollët në sytë e publikut?
Që në momentn e parë që të besohet për të realizuar një vepër, apo një figure, informacioni, njohja e personalitetit, e karakterit, stilit të jetës janë baza e frymëzimit tim dhe e çdo artisti.
Zonja Tefta Radi bashkëshortja e artistit, ishte shumë kërkuese, sidomos për karakterin, për kitaren, veshjen dhe aksesoret deri në imtësi, dhe sa herë vinte dilte me lot në sy.
Kisha nje pergjegjesi të madhe ngaqë ajo kishte krijuar një besim të madh se do e realizoja figurën e Françeskut ashtu si e donte znj.Tefta.
Do ja arrish Ardian më inkurajonte sa herë largohej!
Çfarë ju frymëzoi më shumë nga jeta dhe vepra e artistit të shquar?
Me muzikën e Françesk Radit isha njohur herët që fëmijë, por gjatë këtij procesit krijues e njoha më thellë në shumë drejtime, jetën e tij si artist, si bashkëshort, si prind, si qytetar. E njoha me anë të muzikës dhe bashkëbisedimin e vazhdushëm me bashkëshorten e tij Tefta Radi që vinte shpesh në studion time gjatë studimit të veprës, ku bisedonim për çdo detaj për ta bërë figurën sa më të vërtetë në atë që ai përfaqësonte në muzikën shqiptare.
Gjatë punës me shtatoren sa u lidhët me artistin dhe kitarën e tij, a kënduat gjatë punës me daltën, apo vendosët ndonjë kasetë nga këngët e tij të shumta për t’ju dhënë dhe më shumë muzë burim frymëzimi?
Ashtu si aktori kur përgatit një rol dhe futet në guackën e personazhit, ashtu u përfshiva dhe unë në melodinë e bukur e ritmike të Françeskut per ta dhënë shtatoren plot jetë e muzikë.
Gjatë gjithë kohës isha i rrethuar nga foto dhe vidio muzikore që artisti kishte krijuar. padyshim punoja dhe duke kënduar.
Si u ndjetë në ditën e inagurimit dhe çfarë mbresash morët nga bashkëshortja e tij, gazetarja e mirënjohur e Televizionit shtetëror Tefta Radi?
Emocionet ishin të bukura, kisha realizuar një figurë të dashur për vete dhe për artdashësit dhe në radhë të parë për familjarët e tij dhe veçanërisht për bashkëshorten e artistit, Tefta Radi.
Tre prilli ishte një vjetori i Françesk Radit dhe kudo kujtohej me dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme të tij. Po kisha arritur ta ktheja këtë figurë të dashur në përjetësi, në vendin ku ai këndoi me kitare me shumë pasion gjatë jetës së tij.
Cila ka qenë fëmijëria juaj?
Fëmijëria ime është një femijëi normale për kohën kur dhe ku jetova. Vendlindja ime eshtë Fushë Arrëza. Aty kam bër shkollën fillore aty kam nisur të marrë mësimet e para. Talentin tim e zbuloi mësuesja kujdestare që njëkohësisht më jepte vizatim Kimete Cufaj e cila më dha një shtysë dhe besim për të vazhduar Liceun Artistik
Vizatimet e para dhe shumë të dashura ishin si figura e Skënderbeut mbi kalë e shumë figura të tjera historike.
Cilat janë disa nga punimet tuaja në skulpturë dhe si janë vlerësuar nga kritika dhe mediet e ndryshme?
Një nga figurat e para të realizuar në bronx është ajo e futbollistit Brian Filip, e vendosur në një nga komplekset sportive në Raven, Itali.
Një kompozim portret me duar të figurës së Nene Terezës në bronx, është pjesë e një koleksionisti në Paris.
Dy portrete të figurës historike Nikoll Kacorri dhe Pandeli Cale ndodhen të ekspozuara në Muzeun e Pavarësise në Vlorë.
Portret i heroit Adem Jashari, bronx ndodhet në muzeun Adem Jashari, Kosovë.
Shtatorja e Nënë Terezës Bronx me lartësi tri metra e vendosur në Vaun e Dejës, Shkoder.
Dhe së fundi shtatorja e kantautorit të parë shqiptar Françesk Radi e vendosur në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.
Vlerësimi ka qenë maksimal nga kolegët dhe kritikët e artit.
Duke jetuar në Amerikë, shoh shumë parqe që kanë skulptura fantastike, konkretisht po e marr me Parkun Kombëtar në Manhattan, atje janë artistë, këngëtarë, historian, shkrimtarë qe nga antikiteti e deri në ditët e sotme, unë magjepsem pas tyre, ndërkohë vendit tonë i mungojnë shumë, cili është opinioni juaj?
Mendoi se tani ka ardhur koha pas shumë vitesh tranzicioni të mendohet për veprat e artit. Pasi u bënë sheshe dhe rrugët u rregulluan, si dhe infrastruktura dhe me ndryshimet e bëra së fundi dhe interesi i bashkisë së Tiranes, si dhe i kryeministrit si artist mendoj t’i jepet liri artistit. Vitet e fundit janë bërë disa konkurse, për skulpturë parku, ku pjesëmarrja dhe interesi ka qenë i lartë nga artistët.
Ku e keni studion tuaj dhe çfarë vështirësish ndjeni gjatë punës suaj?
Si skulptori i ri m’u desh të gjeja një mjedis për të punuar dhe krijuar jo shumë larg Tiranës.
Një artist është i realizuar në se merret vetëm me krijmtari. Por të jetosh vetëm me art në një vend siç është Shqipëria është pothuajse e pa mundur, më është dashur të punojë fort duke plotësuar nevojat e klientëve shpeshherë kapriçoz, por pa lenë asnjë ditë pasionin dhe dëshirën për të shprehur veten në krijimtari.
Sa i vleresuar është arti nga Ministria e Kulturës? Si ndiheni ju si artist për këtë?
Janë bërë përpjekje me disa projekte nga Ministia e Kulturës, por shumë nga këto kanë ngelur të parealizuara për shkaqe të fondeve dhe vullnetit të pamjaftushëm.
Cilat janë disa nga projektet tuaja për të ardhmen?
Jam duke punuar për hapjen e një ekspozite personale në skulpturë me tematikë figurat historike të Kombit shqiptar.
Ju faleminderit dhe shumë urime!
6 Prill, 2018
Staten Island, New York
Je nje njeri me origjinal qe kam njohur .jam krenar qe te kam djal Axhe.lovlov