Bisedë me ish të denuarin politik z.Musledin Glina
Gjermania për mua u bë si thotë gjermani “Himelreisch auf die Erde ” që përkthehet
Xheneti (parajsa) në tokë
Z.Glina le ta fillojmë me fëmijërine tuaj, cila ka qenë familja juaj dhe çfarë mbani mend nga jeta, traditat e asaj kohe?
Jam lindur, më 27 korrik 1933 në Leskovik në një familje mesatare, normale. Babai im ibrahimi, ishte nënpunës shteti, Inspektor Pyjesh. Nëneja Qamile ishte rrobaqepëse. Kisha vëllanë Karafilin, lindur më 1930 dhe motrën Nerminin e lindur më 1932. Kam patur si fëmijë një jetë të këndshme të mirë, normale si në atë kohë në Shqipëri, deri kur erdhi dita e mallkuar kur në Korëë në shtator të vitit 1944 u larguan ballistat, nacionalistat dhe Korçën e okupuan parizanët, komunistat. Në mbrëmje na sollën 3 ose 4 partizanë, oficera që të kalonin natën në shtepinë tonë. Nëneja e shkretë iu bëri darkën me lakror byrek me mish të pjekur, të tiganisur dhe në mesnatë u zgjova nga tmerri se po arrestonin babain.
Babai ishte duke nxjerë unazën dhe sahatin e xhepit flori dhe ja dha nënës. Une isha 11 vjeçar. I pyeta pse ma merrni babain? -Për një pyetje më thanë….“Pyetja” zgjati 5 vjet me radhë. E dënuan me 10 vjet dhe e liruan në fillim të vitit 1949… Kur u larguan me babanë unë i thashë nënes, po pse si zgjove ata që hëngrën dhe pinë ta ndalonin arrestimin dhe ta mbronin babain?
Po përpiqem të prezantohem, që kur kam qenë më 1946, 13 vjecar dhe pushimet verore për dy muaj i bëra në Bullgari…Bullgaria ftoi nga Shqipëria 100 pionierë dhe nga Korça, vetëm dy shkuam ngase isha nxënësi i shkëlqyer në të gjithë Korçën, por babai ishte i dënuar me 10 vjet në burg dy dajllaret oficera të zogut të pushkatuar. Nxënësi tjetër quhej Asim Koprencka që tani quhet Dr.Asim Ylli të motrën të vrarë si partizane dhe jeton në Tiranë.
Drejtori i shkollës Selman Kasapi, komshi me mua ishte partizan.
Kur unë e pyeta si nuk u ndodh dhe për mua një kamp veror… si psh filani në Dures, tjetri ne Pogradec, drejtori, pa djathtas e majtas dhe më tha: “Mos i thuaj askujt se do ta prishin”, nga Korca vetem ti dhe Asimi do t’i bëni pushimet në Bullgari. Nuk më zuri gjumi terë natën…. Kur ishim në Bullgari i shikoja dhe i krahasoja të 100 pionerët dhe mejtoja ne që jemi ” AJKA “e gjithë Shqipërisë nesër patjetër njeri nga ne do trashëgojë Enver Hoxhën…
Dhe pak mendjemadh, kujtoja duke u krahasuar me të tjerët se unë do trashëgoja Enverin… Deri këtu është çdo fjalë, çdo gërmë e vërtetë dhe tani për ta zbukuruar e shtoj….Pashë një endërr se me të vërtetë e trashëgova Enver Hoxhën dhe Shqipëinë si gërmadhë… U zgjova i llahtarisur dhe gjthnje me frikë se mund të ndodhte në të vëtetë që të trashëgoja gërmadhën e tij, dhe i vetmi shpëtim për mua ishte të bëhesha “Armik i Popullit”, dhe desha s`desha u bëra…
Ju jeni burgosur në vitet e sistemit diktatorial, cila ishte akuza?
Unë jam arrestuar, më 29.12.1949… Akuza zyrtarisht: Marr pjesë në një grup armiqsor, në shërbim të UDB-s jugosllave. E kam vërtetimin nga dega e rendit publik Korcë. E vërtetë është se një nga shokët që u burgos me mua Tanush Frashëri, rastësisht ishte takuar në Maliq me një të ardhur nga Jugosllavia si diversant. Kur më morën mua në pyetje shpalosën një shkresë me dy faqe dhe më pyetën? E njeh këtë firmë kush i ka nënshkruar këto dy faqe? Ne i dimë të gjitha nga Tanush Frashëri po duam ti dimë dhe prej teje që ishe pjesëtar i këtij grupi armiqesor që vepruan dhe deshnin të rrëzonin pushtetin popullor… Pyetjet që i kishin kurdisur vetë nga frika i aprovoje dhe kështu dhe unë mbusha tri faqe dhe i nënshkrova… Unë kur mejtoj tani rreth sigurimit të cilët të tregonin se sa të zotët ishin, që kapen një grup armiqsor kaq te rrezikshëm dhe ne ishim 16 / 17 vjecare, vetë Namik Hysenbegasi që e benë si udhëheqësin, komandantin tone ishte 18 vjecar dhe qe me zotësinë e tyre e “shpëtuan Shqipërinë”….
Gjyqi, pyetjet dhe përgjigjet në gjyqin ushtarak u bënë me dyertë e mbyllura. Avokatët nuk ishin ndaluar akoma. Gjyqin na e bënë tri dite me radhë në kinemanë ”Morava” dhe ftuan gjithë popullin të ishte prezent.
Ishim të lidhur me zinxhira nga katër pallacinat ku ishte sigurimi. Kur u futëm në bulevard, majtas dhe djathtas deri tek sheshi para kinemasë ishte plot, sikur po prisnin të pëshendesnin Enver Hoxhën…
E pabesushme, por e vërtetë… Ditë më parë e kishin lajmëruar popullin, shkollat qe t’ju tregonin mos kini frikë se policia dhe sigurimi është vigjilent. Ata i zbuluan dhe po i dënojnë armiqtë e popullit….
Neve këtë pritje madhështore e shijonim dhe majtas, djathtas salutonim shokët.
Kinemaja brenda minutës u mbush plot dhe gjyqi filloi… Ndonjëherë mendoj se mos i kam parë në ëndërr? Koci Xoxen Petrit Dumen i gjykuan në qilar në bodrum natën dhe fshehtazi i pushkatuan…
Neve si 16 vjecarë na nderuan….
Diten e parë lehu, lehu tri orë me radhë prokurori dhe nuk u lodh të na deklaronte ne si armiqtë më të rrezikshëm… Ditën e dytë e kishte fjalen mbrojtja, avokatët.dhe avokate nga frika vazhduan të lehnin më tepër se prokurori. Kur i erdhi radha avokatit tim ai tha:
-Dije shoku prokuror ne kemi të bëjmë me fëmijë dhe vetë e vërtetojnë se janë fëmijë…
Në këtë moment aveniri, e ardhshmja e tyre pa shpresa është bere dhe se janë fëmijë nuk e kuptojnë, po qeshin dhe salutojnë shokët e tyre ne sallë….
Une u cudita më vonë, e prisja të më bashkohej si i burgosur, por për cudi nuk e arrestuan… Eshtë për mua e pamundur të tregoj të përshkruaj cfarë kam përjetuar edhe të dua në moshën time nuk kam kohë per ti trrguar…. Më vonë si i dënuar në burg të Korces ngase isha më i vogli më thërisnin „ “piciruk” por këtë titull e humba kur një ditë u hap porta e madhe dhe futën një 12 vjecar të denuar dhe atë për veprimtari amiqësore kundë pushtetit….
Në të vërtetë ai ruante lopët me një katundar tjetër 27 vjecar të dy nga një fshat afër Bilishtit…
12 vjecari u ankua se të nesërmen në ditën e hënë nuk kishte qejf të vinte në shkollë…
27 vjecari i tha: “Sot natën vëri zjarrin , digje shkollën”.
Ai e dogji dhe u dënua me 5 vjet burg të rëndë. Akuza: sabotoi edukimin e rinisë…
Cila është historia me familjen tuaj për hebrenjtë?
Une jam per hebrejtë si” shahit kohe” se në Leskovik, dajiu im Muharremi më 1943 që bënte shërbim në kufi me Greqinë në mbrëmje në familje tregonte kur Hebrenjtë hynin në Shqipëri për tu shpëtuar nazistëve…
Po si 10 vjecar nuk harrova kurrë, që njëhere tregoi se edhe sot erdhi një Hebre bashkë me pesë gra dhe e lashë të hynte ….pastaj u kthye dhe më ofroi a do ndonjë nga këto?
I inatosur dhe i ofenduar dhe për pak desha ta kthenja…por i lashë të hynin me 5 gra.
Edhe pse ishja 10 vjecar nuk e harrova. Vetëm këtë mbaj mend per hebrenjte dhe nderin e shqiptarëve dhe këtë e prezantoj nëpër vendet ku flitet gjuha gjermane (Gjermani, Austri, Zvicer, Lichtstein)…
Që babai dhe xhaxhallarët ( nuk kam xhaxha ne familje ) kanë strehuar hebrenj, nuk është e vërtetë…
Një gazetar në Zvicër, në Zyrich e ka shkruajtur gabimisht…..
Si u arratisët nga burgu kush ju ndihmoi?
Unë me Ilmi Prodanin dhe Ferit Kapon që u arratisëm nga këneta na ndihmoi guximi dhe më tepër vuajtja dhe vuajtjet që përjetonim dhe shikonim ditë për ditë. Morëm vendimin dhe bëmë planin “100% të shpëtimit“… Vetëm të shoshitur nga mitralozi ishte për ne shpëtimi.
Une bashkë me Ilmi Prodanin që në Korcë bashkë u arrestuam dhe u gjykuam si dhe me Ferit Kapon nga Cerava qe jetonte afër kufirit dhe e dinte rrugën, vendosëm të shpëtonim nga skëtera e Nizhavecit…
Unë studiova telin me gjëmba qe ishe si lëmsh, 3 m i gjerë mbi tokë dhe 4 metro i naltë në formë të një piramide i korkolepsur dhe i lidhur me njeri tjetrein, aq i dendur sa dhe nje zockë e vogël për ta kaluar i duheshin ca minuta dhe duke e studjuar ja gjeta pikën e “dobët”….teli ishte hedhur mbi tokë pa u mbërthyer. Të siguruar me token njeri pas tjtrit, pa u rezikuar të “grumbulluar” në kurriz, si gjarpëri me shpatullat lëvizëm drejt telit dhe duke u ngritur, centimetër pas centimetri, liruar te paktën 15 / 20 minutash e lamë telin mbrapa….ky aksion duheshe të bëheshe prej orës 8 deri 9 në mbrëmje. Pas orës 9 na futnin ne barakë për të fjetur dhe deri në mëngjes kishe të drejtë të dilje vetëm për të kryer nevojat personale.
Hodhëm “shortin. I pari qe Ilmi Prodani, i dyti Ferit Kapua që njeri pas tjetrit të pa grumbulluar kaluan dhe para se të më vinte radha mua ra kambana dhe policët pa armë vetëm me shkopinj na futën nëpër baraka…për mua u bë më e rrezikshme se përjashta nuk kishte asnjë të burgosur dhe unë i vetmi pëjashta shkove drejt vendit te caktuuar gjoja pas 2o-30 minutash për të kryer nevojat personale.
Të them të drejtën nga frika e dajakut që do me rrinin me Ilmine shok ne shkolle u arestuam bashke ne barake, flinim sup me sup ngjitur bashkë… Ai iku dhe une nuk kisha haber…as njeri nuk do ma besonte dhe na frika e drurit që do me jepnin, e mblodha b… dhe thashë “HYXHIM”.kur dola për jashta, në vendin ku duheshim të prisnim njeri tjetrin ne një arë që ishte mbjellë me patate. Vetëm gjethet e vogla të patateve priten, priten dhe iken…
Une nga frika nga sekleti thërisnja me zë të ulët, Ilmi…Ferit sikur ata ishin kërmilla dhe të fshehur ndërmjet gjetheve të patateve… Si jo besimtar, atheist ngrita sytë përpjetë drejt qiellit dhe u luta: O Krisht, O Muhamed, kush je i vërteti ndihmomë! Dhe njeri më ndihmoi dhe po ta dija kush me ndihmoi do të hyja në partinë e tij. Në këtë moment u bë alarmi,ora ishte 10. Cdo dy 2 orë ndërroheshin dhe të ndëruar kalonin afër telit dhe e panë…Une ishja ne krah të djathte te Malit te thatë dhe si e përshkrova pas 17 oresh takova Ilmine dhe Feritin, ( ata kishin kaluar më ora 4 të mëngjesit, unë më ora 7 të mbrëmjes, i gjeta ne shendaum, prisnin për transport.
Rruga ishte katastrofë e vërtetë.
Që prej asaj dite të “mallkuar” e deri tek këneta e Nizhavecit ( akoma jo 18 vjecar ), u largova, u arratisa dh të nesërmen, më 11 korik duke u hequr zvarrë arrita në Jugosllavi. Prej kampit të Nizhavecit deri në kufi po të ishe i lirë dhe ta dije rugën mund ta kaloje për 4 orë kufirin…. Shyqyr dhe faleminderit atij që e krijoi botën / tokën dhe krijoi malin e Thatë. Gjithashtu faleminderit dhe atyre politikanëve të Europës që kur vendosën kufijtë e Shqiprisë e ndanë malin e Thatë gjysmën Shqipërisë dhe gjysmën Jugosllavisë. E kaluam Malin e Thatë që ishte në krahun e djathtë si shenjë drejtuese dhe ecëm në këmbë, ndonjëherë zvarrë si kufomë që akoma ne nuk e dinim do jetonim apo jo dhe pas 21 orë kalova kufirin. Dielli përvëlonte dhe pa ujë i lodhur i rraskapitur fillova të ëndërroja me sy të hapur, përjetova dhe fata morganën… Musledin, Musledin prit se dhe ne po vime….me qindra…hajdeni, hajdeni… Iu përgjigjesha…aq sa kur u futa në Jugosllavi tregova se po vine dhe të tjerë, me qindra… Kur mbusha barkun dhe fjeta pak e mora vesh se me sy të hapur ëdërrova, pashë “fata morgana“. Edhe në Jugosllavi bëra një vit burg (gusht 1953 deri gusht1954) për arratisje, më kapën në kufi të Austrisë në Maribor, pastaj në kampin e Gerovës deri sa erdhi një organizatë e Kombeve të bashkuara dhe na nxori në Itali me banim në Kampin “capua” afër Napolit… Prisnim për emigrim po unë s`kisha durim dhe u arratisa në gusht 1956 në Francë.
Cilat janë disa nga vështirësitë deri në destinacionin e duhur?
Para se të merrja Azil politik u sëmura m tuberkuloz me TBC dhe ndenja gati një vit në Senatoriumin e Studentave në Bufemont, afër Parisit. Në Francë më refuzuan azilin, sigurisht që nuk më besuan se në Shqiperi isha denuar si 16 vjecar nga gjyqi i Nalte Ushtarak me 10 vjet burg. Kishin të drejte,një vend demokratik si Franca, një dënim i tillë ishte i “pabesueshëm”. Mund të ishte dhe gjendja ime shëndetësore, kishin frike se do tju bëhesha barë, gjithë jetën të më ushqenin… Si arsyetim zyrtarisht më thanë se “na ke gënjyer na ke dhënë dokumente fallco sepse ju në të vërtetë quheni Musledin dhe jo Mysledin, për të “qeshur“… Kur u regjistrova ne Jugosllavi me emrin tim të vërtetë Mysledin, sllavët nuk kanë „Y“ dhe emri mu bë Musledin…në Itali edhe Italianët nuk kanë Y, por Franca qe ka „Y“ kujtova se problemet mbaruan. ” Interpoli ku Franca kërkoi informata për mua, s`kishte lidhje me Shqipërinë dhe kështu nga Jugosllavia dhe Italia e mora emrin tim te vërtetë“ Musledin. Kur u regjistrova në Gjermani, mejtova Europa të do me emër MU..dhe jo MY…si Musledin dhe që atëhere, nga gusht 1958 jam i kënaqur, jane të kënaqur me MU dhe jo me MY, por me emrin MU më ka shkuar puna mirë, kam pasur shumë FAT.
E keni vizituar Shqipërinë pas përmbysjes së diktaturës dhe në se po cilat janë përshtypjet tuaja?
Më 1992 kur vizitova Shqipërinë të them të drejtën u llahtarisa, e pabesushme …. Më mirë do ishte Shqipëri më 1945 ta konservonim dhe 1990 ta c´konservonim do të ishte të paktën ajo Shqipëri e bukur që kishim në kohën e Zogut…
Gruaja donte të blinte për njerën ose tjetrën nje buqetë me lule që të dhuronte, por në Korce, Tiranë nuk gjeje as një lule….
Milionerët e parë në Shqipri u bënë ata që importuan lule nga Greqia, Italia….
Në Shqipëri ndihmova, ndihmova dhe e teprova, u përvëlova…
Në kohën kur shqiptarët blinin bukën e zezë ndërmjet kangjellave iu lidha rrogën mujore 10 familjeve që i kisha më afër… E bëra problem gjer në Amerike sa Ekrem Bardha nga Detroiti më telefonoi dhe më kritikoii: -Musledin ti iu paske lidhur rrogen atyre ne Shqipëri? Po i mëson dembelë!
Mor Ekrem i thashë cfarë të punojnë në Shqiperi, në këtë anarki, nuk ka asnjë vend pune…
Bëj c`të duash me paren tënde, po ti na sjellë dhe neve probleme në Amerikë…
O Ekrem vazhdova unë, në qoftë se unë e fut një herë dorën në xhep, ti ke mundësi ta futësh 1000 herë dhe ia mbylla telefonin… Menjëherë më telefonoi prapë dhe kerkoi të falur.
Ju keni krijuar familjen tuaj, mund të na flisni për familjen dhe si reagojnë fëmijët tuaj për vuajtjet e burgut?
Gjermania u bë për mua “XHENET”që nuk e teproj kur them prej XHENEMIT“ Nizhavec, Shqipëri në XHENET Gjermani…. I sëmurë kam qenë gjithnjë përvec kancerit dhe sheqerit i kam patur të gjitha sëmundjet, i kam përjetuar dhe tani kam vetëm një sëmundje, pleqërinë…Me tregëti, njehere nalt, njëherë poshtë…. Kur më duhej leku për familjen, femijet dhe per të ndihmuar në Shqipëri kam patur gjithnjë.
Tre fëmijë, 4 Diplloma. Natalia vajza ime ka studjuar dy herë dhe përvec Shqiponjës Shqiptare në Shtepi kam edhe Shqiponjën Gjermane. Pieroja mori cmimin e parë në Gjermani në arkitektuë, si inxhinier arkitekt dhe mbaroi studimet shkëlqyeshëm.
Unë jetoj këtu në Karlsruhe, Gjermani prej vitit 1960 deri më 1990 nuk kam pasur asnjë shqiptar.
Eshtë interesant, sigurisht e kini dëgjuar Profesor Sami Repishtin, 90 vjecar jeton në Amerike. Kam lexuar biografine e tij dhe mësova që dhe ai si unë ka qenë në keneten e Nizhavecit, në Jugosllavi ne kampin e Gerovës edhe në Itali në kampin “Capua”….
Interesant dua te di mos kemi qenë bashkë?…
Faleminderit për interesimin. Edhe unë jam gati dhe bëj cmos që të ndodhurat e pabesushme për brezin e ri të tregohen dhe të shkruhen që të mos harrohen, të mos humbasin dhe të jenë të dokumentuara në Shqipëri për të ardhmen. Historinë dhe jetën time, prej ferrit, skëterrës më 10 koriik 1951 ne kënetën e Nizhavecit, ku ka qene dhe Prof.Sami Repishta jo akoma 18 vjecar, i ktheva kurrizin dhe në të nesërmen dolla në Jugosllavi.
Pas 7 vjet rrugë emigrimi në Itali, Francë në Gusht 1958 dola në Gjermani që për mua u be ” Himelreisch auf die Erde ” si thotë Gjermani ” ( Xheneti në Tokë )
Mua s’më intereson a ka jetë tjetër pas kësaj jete… Te dyja i kisha në këtë jetë të shkurtër….
Të fala dhe faleminderit zonja e nderuar Zylo per interesin tuaj!
14 mars, 2017
Staten Island, New York
Komentet