Mjete e papërshtatshme, personeli i patrajnuar dhe dështimi i shumë bashkive për të ngritur në kohë drejtoritë e mbrojtjes nga zjarri, e ka vështirësuar betejën e vendit me flakët gjatë kësaj vere të nxehtë, ndërsa dhjetra-mijëra hektarë janë bërë shkrumb e hi.
Nga Lindita Çela
Mijëra hektarë pyje, shkurre dhe kullota janë shkrumbuar në mbarë vendin në muajin gusht dhe vetëm gjatë 72 orëve të fundit numërohshin 19 vatra zjarri, ku më i rrezikshmi konsiderohej zjarri i rënë në afërsi të tunelit të Kërrabës, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan.
Flakët kanë përpirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh edhe në zonat e mbrojtura ndërkohë që punonjësit e emergjencave civile ankohen se punojnë me mjete të papërshtatshme dhe me një personel të pa trajnuar e të vogël në numër. Efektivë të zjarrfikësve i thanë BIRN se në të shumtën e rasteve ata janë të detyruar të shkojnë në operacione në zonat që nuk janë nën administrimin e tyre. Për shkak të terrenit malor dhe prodhimit të vjetër të makinave zjarrëfiks, mjetet në shumë rasteve i lënë në rrugë, pa arritur destinacionin.
Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit i thanë BIRN se vetëm 17 % e territorit pyjor administrohet prej tyre ndërsa pjesa tjetër prej pushtetit vendor, ndërkohë që gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve kanë konstatuar që shumica e bashkive nuk kanë ngritur drejtoritë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Me reformën e re administrative shërbimi i zjarfikses është në kompetencë e pushtetit vendore, ndërkohë që situata e rëndë ka bërë që të përfshihen forcat e ushtrisë dhe efektivë të policisë së shtetit.
Përgjatë 1 muaji në operacionet e shuarjes së zjarrit janë përfshire mbi 2800 ushtarakë, helikopterë dhe avionë të posaçëm të ardhur nga Greqia.
Në mbarë vendin janë regjistruar 87 vatra zjarri, ndërkohë që Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, deklaron se të shumtën e rasteve zjarrvënia është e qëllimshme.
Policia e shtetit ka arrestuar 17 perona si të dyshuar për zjarrvënës të qëllimshme ndërkohë që ka proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë.
Mijëra hektarë të shkrumbuar
Sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh, shkurresh, kullotash janë përpirë nga flakët ndërkohë që institucionet shqiptare nuk deklarojnë shifra përmbledhëse mbi sipërfaqen totale të shkrumbuar. Rasti i parë i zjarrit gjatë këtij sezoni u konstatuat 40 ditë më parë në Parkun Kombëtar të Lurës.
Raportimet e Ministrisë së Brendshme janë periodike sa i përket vatrave të zjarrit dhe pasojave të shkaktuara, ndërkohë që Ministria e Mbrojtës ka angazhuar në këtë betejë rreth 40 % të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë.
BIRN mblodhi dhe analizoi të gjitha deklaratat periodike të Ministrisë së Brendshme, që nga 1 Korriku deri më 11 Gusht 2017.
Referuar këtyre të dhënave, rezulton se sipërfaqja e djegur është 1582.05 hektarë pyje -përfshirë pisha, ah, shkurre dhe kullota. Qarqet më të prekura janë Tirana, Shkodra, Gjirokastra dhe Vlora.
Ndërsa sipas sistemit të monitorimit të zjarrit ‘European Forest Fire Information System, i cili është pjesë e sistemit ‘Copernicus’ të emergjencave civile të krijuar nga Komisioni Europian, në Shqipëri gjatë vitit janë djegur 15,228 hektarë pyje dhe kullota dhe janë regjistruar 87 vatra zjarri – 10 herë më e madhe
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi i tha BIRN se gjendja e zjarreve në vend mund të konsiderohej kritike por ai shtoi se situata është nën kontroll dhe efektivave të zjarrfikësve u kanë ardhur në ndihme dhe forcat e ushtrisë si dhe helikopter nga vedet fqinje.
Zjarret kanë prekur dhe zonat e mbrojtura dhe Parqet Kombëtare, ku për periudhën Janar-Korrik 2017, ka pasur 15 raste të rënies së zjarrit dhe mbi 500 hektarë pyje të djegur.
Zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu i tha BIRN se gjendja është kritike dhe se në të shumtën e rasteve zjarrvëniet janë të qëllimshme.
“Nuk duhen përjashtuar dhe rastet aksidentale por na rezulton se të shumta janë rastet ku kemi të bëjmë me zjarrvënës të qëllimshme,” tha Xhaxhiu.
“Janë barinjtë apo dhe njerëz që për arsye të ndryshme i vënë flakën hapësirave të gjelbërua për të përfituar sipërfaqe toke të lirë,” shtoi ai.
Në mbarë vendin 17 persona janë arrestuar me akuzën e vendosjes së qëllimshme të zjarreve dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Kodi penal shqiptar parashikon masa të rënda dënimi për vendosjen e qëllimtë të zjarrit në pyje. Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.
Sipas Xhaxhiur një zbatim më i mirë i ligjit dhe denoncimi i rasteve të qëllimshme të zjarrvënës do minimizojë pasojat shkatërruese të zjarreve në vend.
Megjithëse Ministria e Mjedisit menaxhon vetëm 17% të territorit pyjor në vend, ku për shkak të zbatimit të reformës administrative territoriale pyjet dhe kullotat i kaluan pushtetit vendor, Xhahiu thotë se gjatë inspektimeve ka konstatuar se një pjesë e mirë e bashkive nuk kanë marrë masa për ngritje strukturave të mbrojtjes nga zjarri.
“Konstatojmë se në të shumtën e rasteve bashkitë ende nuk kanë ngritur strukturat e tyre të menaxhimit të territorit apo siç janë edhe drejtoritë e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.Kjo ka qenë dhe një arsyet pse pasojat e shkaktuara nga vatrat zjarrit janë më të mëdha,” nënvizoi Xhaxhiu.
Qarqet ku zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe pyjore, sipas deklaratave zyrtare të Ministrisë së Brendshme janë Tirana ku janë djegur një sipërfaqe prej 202.9 hektarëv, Shkodra me 226.1 ha të djegura, Vlora me një sipërfaqe prej 454.6 hektarë të djegur dhe Gjirokastra me 111.55 hektarë.
Bashkia Tiranë dhe Shkodër nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi masat e marra nga ana e tyre për ndërtimin e stukuarve të Mbrojtës së zjarrit.
Ndërsa problematika e menaxhimit strukturave vendore pranohet nga drejtuesit e zjarrfikësve në Gjirokastër dhe Vlorë.
Drejtori i kabinetit të bashkisë Gjirokastër Entela Bani, i tha BIRN se në këtë qark është ngritur shtabi i emergjencave ku është instruktuar personeli për vëzhgimin e zonave, kryesisht për zonat e mbrojtura, si Qendra Historike e Gjirokastrës . Nga agjencitë në varësi të bashkisë, si Agjencia e Shërbimeve Publike dhe Agjencia e Shërbimeve Bujqësore, Mjedisore e Veterinare janë ngritur grupe vullnetarësh, të cilët janë trajnuar pranë MZSH Gjirokastër.
Beteja me flakët
Më 1 korrik, Policia e Shtetit lajmëroi se 2 hektarë pyje u dogjën në Lurë, në Qarkun e Dibrës. Komunikata tregonte se me mjete rrethanore u bë e mundur shuarja e vatrës së zjarrit dhe se Emergjencat Civile në bashkëpunim me struktura vendore të Mbrojtës nga Zjarri dhe Shpëtimit e kishin situatën nën kontroll.
“Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar,” thuhet në komunikatën zyrtare.
Në Lurë zjarri u shua me mjete rrethanore ndërsa në skajin tjetër të Shqipërisë, në Gjirokastër, makina e zjarrfikëses e nisur për ta shuar zjarrin mbeti e prishur rrugës.
Në të shumtën e rasteve flota shqiptare e zjarrëfikseve përbëhet nga makina të prodhuar para vitit 90-të dhe personeli nuk është i trajnuar mirë për ndërhyrjen në rastet e shuarjen e zjarrit apo dhe emergjencave civile.
“Ne si Bashki kemi në dispozicion 4 zjarrfikëse e ndodh shumë herë për shkak të terrenit dhe vitit të prodhimit të tyre që makina të na lë në rrugë. Përveç kushteve, si nxehtësia shumë e lartë dhe territorit tepër malorë, ne jemi të detyruar të shkojmë në operacione bashkive të tjera, Delvinë, Finiq apo edhe Përmet, për shkak se këto bashki ende nuk kanë ngritur strukturat e mbrojtjes dhe ndërhyrjeve të zjarrit.”- tha drejtori i Policisë së Zjarrfikësve e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtim në Bashkinë Gjirokastrës, Kujtim Bizha.
Mungesën e personelit, teknologjisë dhe përfshirjen në operacione të bashkive fqinje e pranon dhe Fatmir Numani, i PMNZSH-së në Vlorë.
“Qendrat më të mëdha të zjarrit ne i kemi pasur në bashkinë Selenicë apo dhe Himarë ku edhe kemi ndërhyrë ndërkohë që personeli që kemi në dispozicion është shumë i vogël për të përballuar këto situata të rënda,” tha Naumi.
Me zbatimin e reformës së re territoriale, bashkitë duhet të marrin masa për sigurimin e mbulimit të territorit me shërbim të MZSH-së, duke organizuar dhe ngritur stacione dhe shërbim zjarrfikës, të kompletuar me personel, automjete dhe teknikë zjarrfikëse të gatishmërisë së përhershme.
Por sipas drejtuesve të MZSH-së që BIRN foli në të shumtën e rasteve , këto drejtori kthehen në zyra punësimi për militantë dhe pak interes tregohet në investimet në teknologji, si zjarrfikëse apo dhe kostume mbrojtëse dhe trajnime të efektivave të zjarrfikëseve.
Sipas ligjit, stacionet MZSh-së duhet të jenë në gatishmërisë të përhershme dhe çdonjëra prej tyre duhet të ketë jo më pak se 14 zjarrfikëse.
Ndërsa një vendim i Këshillit të Ministrave i prillit 2017, me objekt “Për miratimin e listës së bashkive, të cilat do të ngrenë stacione të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, kërkon që strukturat e këtij shërbimi të ngrihen pranë ccdo bashkie në rang vendi brenda vitit 2018.
“Këndej dhe andej bjeshkëve” batuta e preferuar dhe e përzgjedhur nga Rama humbi çdo frymëzim poetik dhe dëshirë komunikimi me të pranishmit menjëherë kur që në krye të fjalës së mbajtur u ndie dhe mungesa e drejtimit me respekt dhe me emër të përfaqësuesve të Presidentit, Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës ishin shprehja më e mirë e mburrjes dhe e mospërfilljes që mishëron kryeministri i RSH Rama dhe mendon se i imponohet atyre që e dëgjojnë.
“I nderuar Kuvend i Bashkuar i Shqipërisë dhe Kosovës” * dhe kaq(!)
Tungjatjeta!
Thirret me emër i zoti i shtëpisë dhe me po atë respekt pritet përshëndetja.
Urtësia e kuvendit ka traditë.
I jep fjalën dhe e respekton mikun.
E dëgjon dhe e vlerëson për këshillën.
Nuk ja duartroket mendjemadhësinë në mënyrë që njeriu i ftuar ta nxjerrë vetë mësimin dhe të piqet për tjetër herë në një kuvend të ngjashëm po ja dha prapë rasti.
Kjo analizë e shprehur në skicën “”K’cimi i Kuvendit” (Time Out), tregoi më shumë për të kuptuar se sa vlerë kishin fjalimi dhe retorika e Ramës mes dy kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Klima e paqëndrueshme që Rama krijoi i takon atij vetë ta peshojë si kryeministër.
Media u mundua të merrej me të panjohurat e një pusulle që ai shkëmbeu me kryeministrin e Kosovës, Kurti dhe shumë supozime gjestin ja falën talentit të tij si piktor dhe e lanë tek humnera e të panjohurës se diçka mund të ketë vizatuar.
Por “K’cimi nga Kuvendi” është shikimi ndryshe i sjelljes në skicën e LD-NY24. Shumë mos stabilitetin e justifikuan edhe si një moment normal për një pushim të shkurtër kafeje. Në fakt ai i ngjan vetëm Ramës në karrierë që gafat “e lojës” shmangen me një “time out”, për të tërhequr vemendjen nga thelbi i gjërave.
________________
* nga fjala e plotë sipas ATSH
23 Dhjetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Partia Demokratike vijon mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë pozicionuar në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.
ZHVILLIMET NGA PROTESTA MINUTË PAS MINUTE
Ora 19.10 “Do përgjigjen një më një”/ Noka për dhunimin e Gjekmarkajt: Akt i paprecedent, është koha dhe radha jonë
Deputeti i PD-së Flamur Noka, në protestën e Partisë Demokratike deklaroi se ata që japin urdhra për të dhunuar deputetët dhe qytetarët do të përgjigjen një më një. Noka theksoi se dhunimi i Agron Gjekmarkajt është akt i paprecedent. Ai deklaroi se tashmë është koha e opozitës dhe kushdo që është përlyer në skena dhune e të tjera, do përgjigjet.
Ora 19.05 Berisha: Policia ka dhunuar fizikisht Agron Gjekmarkajn, do të mbajnë përgjegjësi personale…
Kreu demokrat, Sali Berisha, nga pika e Zogut të Zi, atje ku janë mbledhur mbështetës të opozitës në kuadrin e mosbindjes civile tha se Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervini me 3 mbiemra do të marrin përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Berisha shprehu solidaritet me Gjekmarkajn. Kreu demokrat i ka bërë thirrje policisë që të mos ndjekë urdhërat e Edi Ramës, por të zbatojë ligjin.
Ora 19.00 Opozita 2 orë mosbindje civile në Tiranë, vijon të jetë i bllokuar qarkullimi në akset kryesore rrugore të kryeqytetit Opozita vijon prej orës 17.00 mosbindjen civile në Tiranë. Teksa kanë kaluar 2 orë nga nisja e protestës, akset kryesore rrugore në kryeqytet vijojnë të jenë të bllokuara.
Ora 18.55 Policia tenton të shoqërojë qytetarin te sheshi Wilson, protestuesit ia marrin nga duart
Ora 18.50 Policia ndërhyrje paralele në disa pika për të shpërndarë protestuesit
Ora 18.46 Sali Berisha mbërrin te rrethrrotullimi i Zogut të Zi Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon një “tur” në pikat ku opozita po proteston në Tiranë, duke bllokuar rrugët. Fillimisht lideri i opozitës u ndal te Rruga e Elbasanit. Më pas ai lëvizi drejt Bashkisë së Tiranës, sheshit ëilson dhe Zogut të Zi.
Ora 18.41 Flamur Noka përplaset fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1 Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1 në Tiranë. Ky i fundit kërkoi nga protestuesit të lironin Rrugën e Elbasanit, por ndeshi në rezistencën e mbështetësve të PD.
Ora 18.35 Policia ndërhyn për të liruar rrugën te Bashkia e Tiranës
Forcat e Policisë kanë ndërhyrë me forcë për të larguar protestuesit nga rruga e bllokuar pranë Bashkisë së Tiranë. Mes protestuesve dhe uniformave të rendit janë shënuar edhe përplasje.
Ora 18.28 Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit edhe te Bashkia e Tiranës
Ora 18.25 Pas Bashkisë së Tiranës, Berisha i drejtohet sheshit Wilson
Ora 18.15 Policia tenton të shpërndajë protestuesit te “Zogu i Zi”
Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit te “Zogu i Zi”, të cilët kanë bllokuar rrugën prej orës 17.00. Uniformat blu ndeshën në rezistencën e mbështetësve të opozitës dhe u tërhoqën.
Erisa Xhixho: Vendi është në gjendje të rëndë. 1 milion shqiptarë jetojnë në varfëri, sipas INSTAT. Çdo shqiptar do të luftojë në këtë betejë, për dinjitetin e tij.
Ora 18.05 Opozita 60 minuta mosbindje civile në Tiranë. PD: Protesta deri në 20.00, ndoshta edhe përtej Kalon ora e parë e mosbindjes civile të opozitës në Tiranë, e cila parashikohet të zgjasë deri në orën 20.00.
Ora 18.00 Berisha largohet nga Rruga e Elbasanit, do t’i bashkohet protestuesve te Bashkia e Tiranës
Ora 17.50 Bardhi i përgjigjet policisë: Po na pengoni në të drejtën tonë për të protestuar Kryetari i Grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili është pjesë e protestës së opozitës që mbahet ditën e sotme në Tiranë, ka replikuar me forcat e policisë në terren duke iu kërkuar të merren me rregullimin e trafikut dhe jo me protestuesit e PD që siç tha, janë në të drejtën e tyre.
“Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar”, tha Bardhi.
Demokrati theksoi më tej se PD ka njoftuar policinë për protestën e sotme, duke shtuar më tej se nuk merret leje për të tubuar.
“Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimi, ta mësojmë nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun”, tha Gazment Bardhi.
Ora 17.40 Mosbindja civile/ Qytetarët bllokojnë rrugët, drejtuesit e mjeteve u bien borive. Kaos në Tiranë Mbështetës të opozitës po protestojnë në 5 pika kyçe të Tiranës në kuadër të mosbindjes civile, ndërsa janë bllokuar akset kryesore të kryeqytetit. Bllokimi i akseve rrugore ka krijuar një kaos në qarkullimin e mjeteve, ndërsa nuk kanë munguar debatet mes drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar në rrugë dhe qytetarëve protestues që nuk lejojnë kalimin.
Ora 17.30 Berisha i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit: Ky, dimër i vështirë për Ramën Kryetari i PD, Sali Berisha i është bashkuar protestuesve në këto momente te Rruga e Elbasanit. “Ky dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin. Edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. Përshëndes ata demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit. Kjo mosbindje civile është në interesin e Tiranës dhe Shqipërisë. Ne nuk ndalojmë pa realizuar qëllimet tona për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Po nëse Rama nuk e pranon qeverinë teknike?
Berisha: Rrëzohet. Rrëzohet me mosbindje civile. Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve. Deri tani kemi shfaqur 15 forma të mosbindjes civile.
Ora 17.25 Policia përsërit thirrjen drejtuar protestuesve: Po kryeni veprime të paligjshme. Largohuni nga rruga
Ora 17.20 PD shpërndan pamjet nga bllokimi i rrugëve në Tiranë
Ora 17.15 Bllokimi i rrugëve, Bylykbashi: Nuk ka asnjë vepër penale, po ushtrojmë të drejtat Kushtetuese Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale. E ndërsa Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale, deputeti demokrat tha se opozita dhe mbështetësit e saj po ushtrojnë një të drejtë kushtetuese.
“Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit për protestën. Është detyrë ligjore e drejtuesve të Policisë që të njoftojnë zinxhirin e tyre për këtë protestë. Nuk ka asnjë vepër penale, pasi ne po protestojmë bazuar në të drejtën tonë kushtetuese. Bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale”, tha Bylykbashi.
Ai paralajmëroi drejtuesit e Policisë së Shtetit që të respektojnë ligjin dhe të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve të saj.
Ora 17.12 VIDEO/ Bllokohet edhe Zogu i Zi, protestuesit konfrontohen me shoferët e makinave Ka nisur edhe bllokimi i Zogut të Zi. Protestuesit po konfrontohen me shoferët. Protestuesit kanë thirrur në kor “Rama ik, Rama ik”. Gazetari Renaldo Salianji raporton për News24 se në vendngjarje kanë arritur edhe forcat e policisë. Policia pritet që të bëjë thirrje, që protestuesit të mos bllokojnë lëvizjen e automjeteve.
Edhe rrugë të tjera janë bllokuar nga protestuesit në Tiranë.
Ora 17.10 Policia thirrje me megafon protestuesve: Lironi rrugët. Është vepër penale Policia i ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të lirojnë rrugët e bllokuara në Tiranë. Policia i ka kujtuar mbështësve të opozitës se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale. Në këto momente qarkullimi është ndërprerë te Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta, Rruga e Elbasanit, Bashkia e Tiranës dhe sheshi Wilson.
Ora 17.05 Berisha pritet t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit Kryetari i PD, Sali Berisha do të marrë pjesë në protestën e opozitës për herë të parë pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak. Pritet që Berisha t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit.
Me kushte atmosferike të papërshtashme, mes shiut dhe të ftohtit, protestuesit e opozitës kanë nisurt bllokimin e rrugëve në Tiranë. Mbështetësit e PD mbajnë në duar çadra, ndërsa qarkullimi në këto momente është paralizuar në 5 akse kryesore rrugore.
Rrugët që bllokohen:
Zogu i Zi
Pallati me Shigjeta
Rruga e Elbasanit
Bashkia e Tiranës
Sheshi Wilson
Ora 16.50 Berisha do të prijë protestuesit për herë të parë pas lirimit nga arresti i shtëpisë Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.
Ora 16.40 Policia: 1400 efektivë në terren për protestën e opozitës Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.
Pikat ku do të protestohen janë: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Ëilson. Këto segmente pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
Ora 16.30 Opozita, 4 mosbindje civile prej 7 tetorit Opozita ka organizuar 4 mosbindje civile bashkë me këtë të ditës së sotme. Protesta e parë ndryshe e PD dhe aleatëve ishte ajo e 7 tetorit 2024, pas burgosjes së Ervin Salianjit, ndërsa disa ditë më herët deputetët dogjën karriget e Parlamentit. Pasditen e 7 tetorit deputetët e PD dhe protestuesit marshuan në këmbë në disa rrugë të kryeqytetit, pa fjalime, ndërsa hodhën bomba molotov drejt selisë së PS. Protesta e dytë ishte ajo e datës 29 tetor me bllokimin e 7 kryqëzimeve kryesore të vendit.
Ndërsa në 26 nëntor, mosbindja civile u rikthye në kryeqytet me bllokimin e 5 hyjeve kryesore të Tiranës.
Edhe e sotmja pritet të jetë shëmbëlltyrë e protestës së 26 nëntorit.
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, njëherazi edhe nënkryetar i PD-së, është dhunuar nga Policia e Shtetit në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Klevis Balliu, koordinator rajonal i PD-së, tha në një lidhje direkte me gazetarin Igli Çelmeta për Neës24 se Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë kafshërore nga policia. Balliu tha se Gjekmarkaj i ëhstë drejtuar spitalit, pasi nuk ndjehej mirë, për shkak të dhunës ndaj tij.
“Policia e Shtetit në mënyrë të paprecedentë ndërhyri në protestë duke goditur Gjekmarkajn i cili u sulmua në mënyrë kafshërore. Ndaj Gjekmarkajt u ushtrua dhunë duke e shkelur me këmbë.
Gjekmarkaj është nisur për në spital. Ata që kanë urdhëruar këtë sulm kriminal dhe ata që zbatuan do të mbajnë përgjegjësi.
Këta kriminalë guxojnë të dhunojnë nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, do të kenë përgjigjen më të fortë dhe më të ashpër”, tha Balliu.
Kreu demokrat, Sali Berisha, nga rruga e Elbasanit, u zhvendos te protestuesit te Bashkia e Tiranës.
Berisha tha se kjo mosbindje civile e juaja para Bashkisë së Tiranës do të rrezonojë për vite me rradhë si beteja më e vendosur për kthimin e shtëpisë së parë te qytetarët.
Berisha tha se protesta para Bashkisë do të vazhdojë derisa të nxjerrim jashtë Erion Veliajn.
Kreu demokrat tha se Tirana është në duart e qytetarëve si kurrë më parë. “Në Tiranë janë mbledhur nga e gjithë Shqipëria”, tha kreu demokrat. bw
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar mosbindjes civile të qytetarëve të cilët kanë bllokuar akset kryesore të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij mes protestuesve te ‘Rruga e Elbasanit’, Berisha theksoi se sot është dita e demokratëve.
‘Sot është përsëri dita e demokratëve. Ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira’, u shpreh Berisha.
Berisha:Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar, objektivat e tyre.
Sot një nga ditët një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve.
Ja ku jemi në detyrë.
Në protestë. Në revoltë. Në mosbindje, ndaj narkodiktatorit.
Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës, ashtu dhe për padronin e Beogradit.
Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë të ardhme nuk ka.
I përshëndes nga zemra, të gjithë ata qytetare e qytetarë, demokrate e demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën.
I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira. sn
Opozita ka nisur mosbindjen civile duke bllokuar akset kryesore të hyrjes në kryeqytet. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili ndodhet në krye të protestës te Sheshi Ëillson u ka bërë thirrje policisë së shtetit që të mos provokojë qytetarët.
“Policia është për të respektuar Kushtetutën dhe ligjin. Protestat nuk bëhen në shtëpi, bëhen në rrugë. Protesta është me leje, ju jeni oficerë me përvojë dhe e dini. Qytetarët protestojnë për varfërinë, protestojnë edhe për policët. Policia ka detyrë të garantojë protestën dhe mos zbatojë urdhërat e krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk do që ne të protestojmë për pagat e tyre, nuk do që ne të protesojmë kundër emërimeve me urdhëra të krimit. Policia është për të mbrojtur qytetarët, jo për t’i dhunuar ata”,- tha Bardhi. sn
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale.
E ndërsa Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale, deputeti demokrat tha se opozita dhe mbështetësit e saj po ushtrojnë një të drejtë kushtetuese.
“Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit për protestën. Është detyrë ligjore e drejtuesve të Policisë që të njoftojnë zinxhirin e tyre për këtë protestë. Nuk ka asnjë vepër penale, pasi ne po protestojmë bazuar në të drejtën tonë kushtetuese. Bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale”, tha Bylykbashi.
Ai paralajmëroi drejtuesit e Policisë së Shtetit që të respektojnë ligjin dhe të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve të saj. bw
Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.
PËRDITËSIM MINUTË PAS MINUTE
Ora 17.10 Policia thirrje me megafon protestuesve: Lironi rrugët. Është vepër penale Policia i ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të lirojnë rrugët e bllokuara në Tiranë. Policia i ka kujtuar mbështësve të opozitës se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale.
Ora 17.05 Berisha pritet t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit Kryetari i PD, Sali Berisha do të marrë pjesë në protestën e opozitës për herë të parë pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak. Pritet që Berisha t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit.
Zogu i Zi
Pallati me Shigjeta
Rruga e Elbasanit
Bashkia e Tiranës
Sheshi Wilson
Ora 16.50 Berisha do të prijë protestuesit për herë të parë pas lirimit nga arresti i shtëpisë Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.
Ora 16.40 Policia: 1400 efektivë në terren për protestën e opozitës Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.
Pikat ku do të protestohen janë: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Ëilson. Këto segmente pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
Ora 16.30 Opozita, 4 mosbindje civile prej 7 tetorit Opozita ka organizuar 4 mosbindje civile bashkë me këtë të ditës së sotme. Protesta e parë ndryshe e PD dhe aleatëve ishte ajo e 7 tetorit 2024, pas burgosjes së Ervin Salianjit, ndërsa disa ditë më herët deputetët dogjën karriget e Parlamentit. Pasditen e 7 tetorit deputetët e PD dhe protestuesit marshuan në këmbë në disa rrugë të kryeqytetit, pa fjalime, ndërsa hodhën bomba molotov drejt selisë së PS. Protesta e dytë ishte ajo e datës 29 tetor me bllokimin e 7 kryqëzimeve kryesore të vendit.
Ndërsa në 26 nëntor, mosbindja civile u rikthye në kryeqytet me bllokimin e 5 hyjeve kryesore të Tiranës.
Edhe e sotmja pritet të jetë shëmbëlltyrë e protestës së 26 nëntorit.
Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.
PËRDITËSIM MINUTË PAS MINUTE
Ora 17.00 opozita nis mosbindjen civile, bllokohen 5 nyjet kryesore të kryeqytetit
Rrugët që bllokohen:
Zogu i Zi
Pallati me Shigjeta
Rruga e Elbasanit
Bashkia e Tiranës
Sheshi Wilson
Ora 16.50 Berisha do të prijë protestuesit për herë të parë pas lirimit nga arresti i shtëpisë Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.
Ora 16.40 Policia: 1400 efektivë në terren për protestën e opozitës Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.
Pikat ku do të protestohen janë: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Ëilson. Këto segmente pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
Ora 16.30 Opozita, 4 mosbindje civile prej 7 tetorit Opozita ka organizuar 4 mosbindje civile bashkë me këtë të ditës së sotme. Protesta e parë ndryshe e PD dhe aleatëve ishte ajo e 7 tetorit 2024, pas burgosjes së Ervin Salianjit, ndërsa disa ditë më herët deputetët dogjën karriget e Parlamentit. Pasditen e 7 tetorit deputetët e PD dhe protestuesit marshuan në këmbë në disa rrugë të kryeqytetit, pa fjalime, ndërsa hodhën bomba molotov drejt selisë së PS. Protesta e dytë ishte ajo e datës 29 tetor me bllokimin e 7 kryqëzimeve kryesore të vendit.
Ndërsa në 26 nëntor, mosbindja civile u rikthye në kryeqytet me bllokimin e 5 hyjeve kryesore të Tiranës.
Edhe e sotmja pritet të jetë shëmbëlltyrë e protestës së 26 nëntorit.
Më 18 dhjetor 2024 u mbajt forumi “Të drejta të shkelura”, një iniciativë e gjerë e 20 organizatave, sindikatave dhe koalicioneve të shoqërisë civile, të angazhuara gjerësisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës, ku miratuan rezolutën “për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri”.
Nëpërmjet kësaj rezolute evidentohen shkeljet alarmante e të drejtave themelore dhe lirive themelore duke theksuar rrezikun e gërryerjes së demokracisë në Shqipëri.
Kjo rezolutë u adresohet institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, agjencive mbikëqyrëse, dhe mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me një apel të qartë për ndërhyrje dhe angazhim të menjëhershëm për të ndaluar këtë proces të rrezikshëm.
Në kuadër të kësaj rezolute, organizatat nënshkruese kërkojnë me forcë që të ndërmerren hapa konkret dhe të menjëhershëm për të parandaluar thellimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, të cilat janë bërë të dukshme në çdo aspekt të jetës shoqërore, politike dhe ekonomike në Shqipëri. Liria e shprehjes, pavarësia e medias, dhe garantimi i të drejtave sociale dhe politike të qytetarëve janë të rrezikuara në mënyrë serioze nga abuzimet dhe keqpërdorimet e institucioneve shtetërore dhe nga heshtja e padrejtë e aktorëve politikë që kontribuojnë në krijimin e një klime të pasigurt dhe në kufijtë e cenimit të garancive kushtetuese për çdo qytetar shqiptar.
Në këtë kuadër:
1. Dënojmë shkeljet e vazhdueshme të raportuara të të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në Shqipëri, përfshirë kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes, manipulimet zgjedhore dhe gjendjen dramatike ne burgjet e vendit, 62 % e të burgosurve janë ne paraburgim, mungesën e transparencës në qeverisje.
2. Ritheksojmë se respektimi dhe garantimi i të drejtave themelore janë parakusht për një demokraci funksionale dhe për përmbushjen e aspiratave të popullit shqiptar për integrim Europian, partneritet atlantik, dhe prosperitet socio-ekonomik.
3. Kujtojmë se garantimi i të drejtave për çdo qytetar, përfshi gjatë proceseve hetimore, penale apo gjyqësore, është një parakusht për të evituar rrëshqitjen drejt një regjimi policor ku kufizimi i dhunshëm i lirive mbizotëron përkundrejt zbatimit të një procesi të drejtë gjyqësor;
4. Theksojmë nevojën për të adresuar këto sfida përmes një angazhimi kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë aktorët politikë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ndaj, ne, organizatat dhe sindikatat nënshkruese, e shohim këtë moment si një thirrje të pandalshme për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe liritë themelore të çdo individi. Shkeljet e këtyre të drejtave janë shkelje të thella të dinjitetit të njeriut dhe kërcënim serioz për shoqërinë shqiptare. Rënia e institucioneve demokratike dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk janë vetëm një problem për ata që janë të prekur drejtpërdrejt, por një kërcënim për të gjithë shoqërinë.
Duke iu drejtuar Qeverisë Shqiptare, i kërkojmë:
-respektimin me rigorizitet e të drejtave të qytetarëve në veçanti ato në lidhje me pronën private dhe lirinë e lëvizjes;
-garantimin e lirisë së shprehjes për qytetarët, mediat dhe përfaqësuesit politikë;
-për një proces zgjedhor vërtetë të lirë e të drejtë, përfshirë votimin e diasporës pa ndikim të presionit, burimeve shtetërore apo çdo forme që cenon këtë të drejtë kushtetuese;
-të krijojë një klimë të favorshme të ndarjes së pushteteve, të ndalohet instrumentalizimi apo politizimi i sistemit të drejtësisë
-krijimin e një kulture dialogu të vërtetë dhe gjithëpërfshirëse për të ndalur shpopullimin, shkatërrimin e arsimit, shëndetësisë, pensionet, minimumin jetik e pronën.
-të mundësojë krijimin e një qeverie teknike sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të menaxhuar procesin zgjedhor dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve.
Ndaj Komunitetit Ndërkombëtar i drejtohet duke i kërkuar:
-Monitorimin të zhvillimeve në Shqipëri për të rikthyer standardet demokratike e mbrojtjen e drejtave të njeriut duke marrë në konsideratë rezolutat e fundit miratuara nga CDI, EPP dhe IDU.
-Të vendosë presion ndaj qeverisë shqiptare për të ndalur shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të siguruar zbatimin e reformave që forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.
-Të ndërmjetësojë negociatat për krijimin e një qeverie teknike në shembullin e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë një garë zgjedhore të lirë dhe të ndershme.
Ndaj aktorëve të shoqërisë civile dhe opozitës politike Shqiptare, u kërkohet të bashkohen nën një mision të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave themelore, të vlerave universale dhe parimeve të Lirisë dhe të Drejtat Individuale; Shteti i së Drejtës; Fuqizimit të Qytetarit; Tregu të Lirë; Fuqizimit të Prodhimit Vendas; Një arsimi më cilësor; shkencor e patriotik; Një shëndetësi më dinjitoze; Mbrojtja e shtresës më vulnerabël të shoqërisë, e në veçanti pensionistëve; Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e Historike; Mbrojtjen e Pronës Private; Dekomunistizimi dhe Drejtësi tranzicionale; Decentralizimi i balancuar i pushtetit dhe territorit; Ruajtje e Mjedisit; Integrimi Europian; Mbrojtja e Shqiptarëve dhe Vlerave Kombëtare; Dinjiteti dhe Jeta Njerëzore; si dhe Rindërtimi i Shoqërisë.
Në përfundim, kërkojmë një bashkëpunim të fuqishëm dhe të pandërprerë mes aktorëve të shoqërisë civile, institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar që të drejtat e njeriut të mbrohen dhe të zhvillohen, dhe për të parandaluar çdo lloj rreziku që mund të dëmtojë të ardhmen e demokracisë dhe stabilitetit në Shqipëri. sn
Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në një kohë të mbushur me shqetësime të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, morën vendimin për të themeluar një parti politike – Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Ky grup e emëroi kryesinë e LDK-së, me Ibrahim Rugovën si kryetar, Jusuf Buxhovin si sekretar dhe anëtarë të tjerë të kryesisë si Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja dhe figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh.
Kuvendi themelues u mbajt më 23 dhjetor 1989 në ambientet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Pas luftës në Kosovë, LDK, nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, fitoi zgjedhjet në mënyrë bindëse.
Kjo parti thotë se angazhohet për ndërtimin e një demokracie të vërtetë, që do të sigurojë barazinë e plotë juridike dhe politike për të gjithë qytetarët. Aktualisht, lider i LDK-së është Lumir Abdixhiku.
Me rastin e 35-vjetorit të themelimit, Abdixhiku dhe struktura të partisë do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova sot, më 23 dhjetor, në orën 10:30, ndërsa nga ora 18:00 do të organizohet një manifestim solemn në nder të kësaj dite.
LDK ka lëshuar një njoftim për aktivitetet e Abdixhikut:
“Me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari, dr. Lumir Abdixhiku, me struktura të partisë, në orën 10:30 do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, ndërsa nga ora 18:00, në Klan Arena, do të organizohet manifestimi solemn, në nder të kësaj feste”, thuhet në njoftim. bw
Komentet