Pas lajmit se ish-zëdhënësi dhe deputeti i PS Alfred Peza zgjidhet drejtor i RTSH-së në shkelje të hapur të ligjit ka reaguar Ricardo GutiérrezSekretari i Përgjithshëm i EFJ (Secrétaire Général në European Federation of Journalists – EFJ) – si më poshtë:
Alfred Peza is a media executive who has been both a former MP and Secretary of Media Relations for the Albanian Socialist Party until September 2021.
Përkthimi në shqip:
#Shqipëri: Jemi të alarmuar nga vala e shkarkimeve arbitrare të urdhëruara nga drejtori i ri i televizionit publik shqiptar #RTSH, zoti Peza.
Ftojmë të gjithë gazetarët e prekur të informojnë Federatën Evropiane të Gazetarëve – EFJ.
Alfred Peza është një drejtues mediash, i cili ka qenë edhe ish-deputet dhe Sekretar i Marrëdhënieve me Median për Partinë Socialiste Shqiptare deri në shtator 2021.
#MediaFreedomCrackdown”
Më poshtë Voal.ch po sjell lajmin e marrë nga BIRN:
“Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH, zgjodhi të martën Alfred Pezën si drejtorin e ri të Përgjithshëm, një ish-deputet dhe ish-zëdhënës politik i Partisë Socialiste.
Edhe pse votimi ishte i fshehtë, Peza u zgjodh me votat unanime të nëntë anëtarëve të pranishëm në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku u votua mes katër kandidaturave për këtë post drejtues. Kandidatët e tjerë në garë ishin Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti.
Ligji për Median Audiovizive i pengon funksionarët politikë që të kandidojnë për kreun e televizionit publik, duke mos lejuar kandidimin e atyre që kanë qenë deputetë apo kandidatë për deputetë në dy legjislaturat e fundit, anëtarë partish apo organizatash politike, apo të zgjedhur në pushtetin vendor.
Këshilli Drejtues pretendon se Peza i plotësonte këto kritere, ndonëse më parë ai është angazhuar si deputet dhe më pas si sekretar i Marrëdhënieve me Mediat dhe Shoqërinë Civile deri në shtator 2021.
‘Nuk ka qenë deputet në dy legjislaturat e fundit,’ tha Leka Bungo, kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. I pyetur nga BIRN për angazhimin e Pezës në PS, Bungo tha: ‘ka sjellë dokument që vërteton se nuk është anëtar i PS-së’.
Peza e nisi karrierën si gazetar dhe drejtues mediash në fillim të viteve ’90, për t’u angazhuar politikisht në vitin 2013 me Partinë Socialiste, kur u zgjodh deputet i saj në zonën e Peqinit.
Gjatë legjislaturës 2013-2017 ai mbajti poste politike në parti si zëdhënës dhe më pas sekretar dixhital i votuar nga Asambleja e partisë. Në vitin 2017, Peza nuk u rikandidua në listën e PS-së, por vazhdoi të ushtronte poste politike.
Gara për drejtorin e ri u hap në fund të majit, pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm, Enkelejd Joti.”