Siç dihet, miqësitë, aleancat, koalicionet ose “dashuritë” e ndryshme institucionale dhe politike në mes personave ose subjektëve të ndryshme politike ose partiake, nganjëherë të ngjajnë në ekuacione politike me shumë të panjohura dhe të papritura. Kjo sidomos atëherë nëse partnerët e ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë ( në rastin konkret LDK-së dhe PDK-së) me tepër i lidhin ose bashkojnë urrejtja, xhelozia, frika ose rreziku i përbashkët ose permanent nga njeri tjetri, se sa interesat e njohura shtetërore, nacionale, politike dhe të tjera.
Në këtë prizem, edhe “gjuha e dashurisë së lartë” institucionale, konstitucionale ose politike, nuk mund të jetë kurrë e njejtë ose e barabartë me “gjuhën” e renegatëve, diletantëve, dezertorëve ose komplotistëve të ndryshëm infantil, mizantopë dhe paranoidë.
Se këndejmi, sipas konceptëve, definicionëve dhe përceptimëve të njohura shkencore ose metodologjike, politika në radhë të parë është mjet ose një instrument i njohur retorik ose oratorik në kuptimin e asaj se qëllimet i justifikojnë mjetet ose anasjelltas. Për të mos thënë këtu vazhdimi i luftës me mjete të tjera. Në mes LDK-së dhe PDK-së -sidomos. Kjo pavarësisht asaj se ato e ndajnë pushtetin ( sundimin) në Kosovë. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, gjegjësishtë PDK-së dhe LDK-së, si duket janë te semure nga çështjet, simptomet ose sindromet e njohura të frikës, hakmarrjes, dyshimit, paranojes ose fobive të ndryshme objektive dhe subjektive. Apo, imagjinare dhe fiktive ndaj njeri tjetrit. Bëhet fjaë mbi dy parti politike në Kosovë ( LDK dhe PDK) të cilat cilat gjithmone e kane akuzuar, paragjykuar ose denocuar njera tjetren per vrasjet e mistershme ose enigmatike, per krimin e organizuar, kontrananden, korrupsionin si dhe per anomalite dhe patologjite tjera ne Kosoven e pasluftes. Sidomos LDK-se, e cila terthorazi ose drejtperdrejt, gjithmone i kane akuzuar, paragjykuar ose kriminalizuar liderte ose veprimtaret e ndryshem te PDK-se per vrasjen e si thuhej te ” veprimtareve ose figurave te tyre politike ose ushtarake nga ana e SHIK-ut ose sherbimeve te tjera sekrete, nentokesore ose parapolitike te PDK-se” dhe keshtu me radhe. Apo….?!
Në vazhdim edhe njëherë mbi sindromin e frikës:
Shikuar nga aspekti i njohur sociopsikologjik, frika ose dyshimi janë reaksione të brëndshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit të njeriut për të reaguar dhe për t´u mbrojtur ose rezistuar nga problemet ose rreziqët e ndryshme që e kanosin ose shoqërojnë në menyrë individuale dhe kolektive. Ose, objektive dhe subjektive. Frika dhe dyshimi, parasegjithash bëjnë pjesë në gupin e ndjenjave ose emocionëve të para ose primare që paraqiten relativisht herët ke personi ose individi. Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces akut ose kronik. Kjo varësisht prej ndjenjave, kanosjeve, situatave ose emocionëve të ndryshme që e mbështjellin ose rrethojnë ” kosmosin” ose ” universin” tij imagjinar ose fiktiv. Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brëndshme (në ambiente dhe situata të caktuara eksituese dhe deprimuese) që konsiderohen të rrezikshme dhe eskalative dhe ndaj të cilave personi ose individit janë te paaftë dhe të pafuqishëm të rezistojnë dhe të reagojnë. Provokojnë ndjenjen e frikës dhe një dyshimi të ndërsjelltë dhe permanent që përcillen dhe shoqërohen mëpastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme si fobia, paranoja, mosbesimi reciprokë dhe kështu me radhë…Pa e njohur as studiuar kurrë njeri tjetrin! Të cilat shkaktojnë ambiente, atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme shtetërore, qytetare ose politike kudo nepër botë. Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen, hakmarrjen dhe konfliktët tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe situata të caktuara sociale, societale, sociopolitike, emocionale, psikologjike etj. Si instikte ose reaksione të pakontrolluara në organizmin dhe vetëdijen e përgjithshme individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush.
Për me tepër ndërkaq, në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, eksistojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet, ngase i frikësohen vdekjës , hakmarrjes ose pasojave të tjera objektive dhe subjektive. Dhe, njerëz që e bëjnë ketë, sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saj hyjnore dhe universale.
Grupi i parë i tyre jetojnë duke vdekur, ndërsa grupi i dytë, vdesin duke jetuar.
Kjo donë të thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim ?! Ne duhet të vdesim duke jetuar dhe duke i gëzuar vlerat dhe frytët e jetës. Kjo për faktin se jeta dhe vdekja ( të dyja bashkë ) -janë pjesë e një “ligji të pashkruar” ose universal në natyrë ose në gjithësi (Kujto “Matematikën Universale”të Dekartit etj..).
Neve si qenie ose si krijesa njerëzore në këtë botë, jetojmë në polaritet dhe në një harmoni të përhershme fizike , sociofizike dhe metafizike me njeri tjetrin. Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin. Nuk ka asgjë të amshuar dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet, globalitet ose polaritet të pafund, përveç besimit, respektit dhe dashurisë sonë ndaj jetës, ndaj njeri tjetrit si dhe ndaj kuptimit të saj hyjnor . Respektivisht, global dhe univerzal.
Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme është vetëm ligji i mosndryshimit. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe çështjet ose aspektët tjera si qëndresa, heroizmi, vetëmohimi, vetëflijimi dhe sakrificat tjera (sublime) të njerëzve dhe popujve të ndryshëm në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, luftërat dhe përpjekjet e njohura heroike dhe patriotike të njerëzve dhe popujve të ndryshëm për liri dhe pavarësi individuale dhe kolektive.
Të tjerat (lindja, zhvillimi, përsosja, shpërbërja, shuarja, vdekja etj.)- janë vetëm ligje ose procese të thjeshta të fizikës në natyrë ose në gjithësi.
Ajo që vdes apo që shuhet dhe shpërbëhët. Lindë dhe zhvillohet mëpastaj përseri. Kjo donë të thotë se pa vdekje nuk ka lindje. Nuk ka jetë, nuk ka zhvillim, nuk ka proces as ndryshim. Pa mbarim nuk ka fillim. Pa shpërbërje nuk ka ribërje .Pa sakrificë nuk ka fitore, nuk ka jetë, nuk ka ringjallje, nuk ka liri.
Hegeli dikur me plot të drejtë do konstatonte se :”çdo gjë e natyrshme është e logjikshme, sepse çdo gjë e logjikshme është e natyrshme. Edhe jeta edhe vdekja pra!
Çdo gjë që lindë në këtë botë, dikur me vonë pëson ndryshime (transformime) të pashmangshme fizike dhe organike. Evolucion të përgjithshëm ose metamorfozë.
Apo: Ajo që të dukët përjetësisht e pabesueshme dhe e pakuptueshme, është pikërisht ajo që mund të kuptohet dhe besohët.” Do të thoshte dikur Anshtajni.
Biles, edhe Darvini në një rast thotë se :”Pamundësia e hetueshme për të kuptuar dhe besuar në faktin e njohur se e tërë kjo gjithësi e mrekullueshme së bashku me jetën, shpirtin ,intuitën dhe vetëdijen ose intelektin tonë, nuk janë ngritur dhe s´janë krijuar rastësisht, na dukën argumenti më i fuqishëm dhe kryesorë për të besuar dhe kuptuar me shumë mbi jetën dhe vlerat e saj globale dhe universale. Fund i citatit.
Apo, ” Sa me shumë që të futëmi dhe depërtojmë në sferën ose universin e njohur të ligjëve dhe forcave të ndryshme-harmonike të natyrës në gjithësi të cilat janë të renditura dhe të rregulluara nga ligjët e përhershme dhe të pandryshueshme. Aq me shumë sikur rritën ose shtohen kërkesat dhe deshirat tona për t´i njohur dhe kuptuar me shumë jetën, boten, shpirtin, natyrën, qenien, materien, krijesen dhe ekzistencën tonë.
Fundja, kur kemi lindur dhe kurë kemi ardhur në këtë botë, nuk na ka pyetur askush as ” mua” dhe as ” ty”. Jo…!
Ndaj, të jetojmë duke vdekur apo të vdesim duke jetuar” ?! Në instancë të fundit, këtu qëndron esenca.
P.S. Përse ky shkrim dhe interesimi ynë rreth kësaj teme?Si duket, shteti, pushtetit dhe shoqëria e përgjithshme në Kosovën e pasluftës, nga e ashtuquajtura “shoqëri e konsoliduar ” qytetare dhe demokratike (sëpakut sipas proklamatës dhe deklarimëve publike të lidershipit kosovar) me kalimin e kohës po vazhdon të rrëshqasë në një shtet dhe shoqëri totalitare dhe absolutiste. Me nuansa dhe simptome të hetueshme të një shteti dhe shoqërie fluide, hektike, poroze, heterogjene, inkompakte,kleptokratike dhe anarkoliberaliste në të cilën vijnë në shprehje “ligjet e imunitetit” të domosdoshëm organik ose sociofizik të Çarls Darvinit etj.
Strukturat dhe nomenklaturat e ndryshme qeveritare ose burokratike, ndodhën të harlisura dhe të korruptuara në shkallë vendi. Opozita parlamentare ose politike, intelektualët ose elitat e njohura intelektuale dhe politike, janë të përbuzur, shpërfillur dhe të anashkaluar tërësisht nga çatipët dhe shërbotorët e ndryshëm (të pashkollë, injorantë e intrigant) që i shërbejnë pushtetit ose regjimit aktual në Kosovë. Fjala e lirë gazetareske oe publike në të shumtën e rastëve shkelën ose vritën në embrion! Liria e vërtetë e njerëzve ose qytetarëve ndërkaq, nuk duket asgjëkundi në horizont. Në politikën dhe shoqërinë e gjithëmbarshme kosovare, në vend të vizionit dhe një platforme të përbashkët shtetërore, nacionale dhe patriotike,vazhdon të sundoi ose mbizotëroi e ashtuquajtura logjika dhe filosofia e robit, klanit ose e fisit.Prkatësisht, nepotizmi, bajraktarizmi, klanizmi,lokalizmi, familjarizmi, konformizmi, oportunizmi etj.
Në anën tjetër ndëkaq, në multietnicitetin dhe kosmopolitizmin e njohur të shtetit dhe shoqërisë kosovare, gjithnjë e me shumë sikur po tretën dhe davarisën identiteti, individualiteti, subjektiviteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i domosdoshëm i popullit ose kombit shqiptarë.
Nën “shtetësinë” dhe “pavarësinë” ahtisariane dhe unmikistano-eulexiane të Kosovës, po tretën dhe davarisën (dalangadalë) shpresat dhe ardhmëria e shqiptarëve.
Isa Mustafa dhe klika e tij në pushtet, si duket janë të interesuar aq shumë që shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare t´i adaptojnë dhe konvertojnë në një shtet dhe shoqëri kaotike dhe anarkoliberaliste si Çikagoja e vitëve të tridhjeta në SHBA-së etj.
Në “xhunglën e madhe” të atyre”ligjëve të pashkelura” administrative dhe juridike, jo rrallë edhe “baronët” ose Al Kaponët e ndryshëm politik ose parapolitik, e bëjnë dhe diktojne ligjin.
E tërë prona ose pasuria e përgjithshme shoqërore ose private sikur janë bartur dhe koncentruar në duart e fuqishme të tre-katër liderëve të atjeshëm shtetërorë dhe qeveritar. Apo, tek klanët dhe tarafët e tyre në Kosovë e kudo. Dhe, jo në duart e popullit. Duke e shndërruar kështu Kosovën në ” apendiks”, “sulltanatë”, “emiratë” apo në një “protektorat” të tre-katër “emirëve”, “sheikëve” ose “sulltanëve” të ndryshëm sundimtar ose absolutist.
Shih për këtë në “koncertin e madh” të britmave dhe ulurimave të atjeshme qeveritare ose politike:Nuk është aspak e rastit që lider ose titullar të ndryshëm shtetërorë (institucional) ose qeveritar në Kosovë të jenë agjentë ose spiun të sofistikuar ( konspirative dhe dekonspirativist) të shërbimëve ose agjenturave të ndryshme sekrete të Serbisë etj..Por ja që fijet dhe rrënjt e tyre komplotiste dhe konspirativo-dekonspirativiste vazhdojnë t´i mbajnë “fshehur” ose të “mbuluara” nepër trashe, istikame të ndryshme ose nën rrogozin institucional ose politik…?!
Ndërkohë që edhe ingerencat ose kompetencat e njohura kushtetuese dhe juridike të parlamentit dhe opozitës politike në Kosovë, në të shumtën e rastpëve shkilen ose dhunohen me të dyja këmbët nga ana e qeverisë dhe punëdhësve të tyre bërorë ose ndërkombëtarë. Rasti i ” ping-pongut” ose ” pokerit” të njohur me të të ashtuquajturën ” gjykatën speciale”në Kosovë është ilustrimi me sublim në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, mediokeritetëve, anomalive dhe patologjive të panumërta.
Kjo donë të thotë se një pjese të konsiderueshme të lidershipit kosovar, përveç higjienës së domosdoshme trupore ose fizike, po vazhdon t´u mungoj edhe higjiena e preferuar shpirtërore emocionale , psikosociale dhe psikofizike.
Ndërkaq, njerëzitë dhe shoqëria e gjithmbarshme në Kosovën e pasluftës, përditë e ma shumë po i shohin, prekin dhe nuhasin dikund thellë gjurmët dhe simptomët e hetueshme të absolutizmit dhe një totalitarizmi të papërmbajtur pothuajse në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës. Kjo duke filluar që nga absolutizmi, fosilizimi, klanizimi, uzurpimi, relativizimi, instrumentalizimi dhe monopoli shtetërorë, nacional, politikm, ekonomik, kulturorë,,shkencor etj.
Për të vazhduar me absolutizmin , monopolin dhe mediokracinë e përgjithshme kulturore dhe informative në Kosovë.
Mediokracia sipas Thomas Meyerit është shkalla e parë e një kolonizimi të përgjithshëm dhe substancial të shtetit dhe shoqërisë nga ana e sistemit ose e një regjimi autoritar dhe absolutist.
Ndonëse, të të ashtuquajturin ” koalicionin e madh” pushtetmbajtës ose politikë në mes PDK-së dhe PDK-së, me tepër i kane lidhur ose bashkuar frika, urrejtja ose rreziku i përbashkët dhe permanent nga njeri tjetri. Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura shtetërore, nacionale ose patriotike të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë.
Komentet