E pasoni spanjolli themelues i rrjetit të shitoreve të veshjeve Zara Amacio Ortega (pothuaj 71 miliardë) e pronari dhe ekonomisti amerikan Warren Buffett (mbi 67 miliardë). Kështu thuhet në indeksin Bloomberg të 400 burrave më të pasur të botës.

Në vendin e nëntë ndodhet Mark Zuckerberg, një prejt themeluesve të Facebook, me një pasuri që i kalon 42 miliardë dollarët. Italiani Leonardo Del Vecchio – themelues e president i ndërmarrjes më të madhe botërore e lenteve dhe skeletëve të syzeve – është më i pasuri i Italisë (i 32-ti) me një pasuri 23,7 miliardë dollarë. Ndërsa shpikësi i Nutellas dhe çokolatës Kinder, Michele Ferrero, është i 36-ti me 21,3 miliardë. Nuk mund të mungonte Silvio Berlusconi që klasifikohet i fundit i italianëve duke zënë vendin e 165-të.

Zvicerani i parë që figuron në listë është Ernesto Bertarelli, farmacist e financier, i cili ndodhet në rangun e 54-t me pothuaj 16 miliardë, pasura në të 73-tin nga sipërmarrësi bernez Hansjörg Wyss (gati 14 miliardë) e nga themeluesi dhe pronari i Mediterranean Shipping Company S.A. (MSC) me origjinë italiane Gianluigi Aponte që klasifikohet i 143-ti me pasuri mbi 9 miliardë dollarë.

sda-ats