VOAL

VOAL

Bill Clintoni entuziazmohet nga shqiptarja kandidate për Kongresin amerikan, çfarë biseduan për Shqipërinë

September 6, 2016

Komentet

NË PRISHTINË SORRAT SULMOJNË QYTETARË!- Nga Skënder Karaçica

Në dritën e lajmit

 

Po përseritet dukuria e rrallë kur në sheshin e Prishtinës,sorrat i sulmojnë qyetatrët!Kështu shkruan sot gazeta,,Epoka e re,,në Prishtinë dhe,lajmi mori dhenë e,me vete shqetësimin për dukurinë e (agresivitetit)të sorrave të zeza në Prishtinë!

Kjo dukuri,kujtoj, po vjen nga fakti se kryeqyteti i Prishtinës,po jeton në ambientë të ndotur,temperaturat e larta ,asfalti dhe betonimi i tokës,kjo është gjendja e trazimit të frymarrjes të sorrave të zea dhe agresive!

Në kohën kur kryetar i komunës së Prishtinës ishte Shpend Ahmeti,mbase i kujtohet,kur nga institucionet për klimën,urbanizimin(BE)për kryeqytetet e vendeve të Evropës,erdhën për vizitë tre arqitektë të njohur dhe,kur e panë nga afër se si po ndërtohet,si po merr frymë Prishtina,në fund të kësaj vizite ata u deklaruan:

Prishtina,kryeqyteti i Kosovës,është një nga kryeqytetet më të shëmtuara në Evropë-thanë para mjeteve të informimit dhe shkuan në Bruksel.

Kjo temë për Prishtinën,tashmë e kanë vënë në You Tube dhe në Google (sic!).

Si mund të shpëtojmë Prishtinën në planin urbanistik të asfaltit,të betonimit dhe,pa gjelbërim e pa sheshe për qytetarët,i nderuar kryetar Përparim Rama…?!

Tetor,2024

Diaspora, Rise Up! – Nga Valentin LUMAJ, Michigan

27 Tetor 2024

“…ju shqiptarë të Amerikës që i shkoni mbas Ramës dhe dëshironi që ti jepni atij një mandat të katërt apo të pestë, ju jeni edhe amerikanë, ju i shijoni më së miri të mirat dhe liritë e Amerikës. Presidentët tuaj që ju dhanë bukë dhe strehë, liri dhe të drejta, si amerikanë që jeni tani, nuk ju lejoni më shume se dy mandate, sado i mirë të jetë, ndërsa kryeministrit të vendit me të varfër dhe më të korruptuar të Evropës doni ti jepni katër dhe pesë mandate. Po ç’u mësoi Amerika juve?! Pyeteni veten sa i meritoni të mirat dhe liritë që ju dha ky vend i bekuar….”

Dje në zemër të New York-ut u zhvillua një protestë paqësore në dukje, por që në brendësi kishte një zjarr pasioni dhe pakënaqësie kundër arkitektit të shkatërrimit të vlerave dhe pasurive demokratike, morale, shoqërore dhe ekonomike të kombit shqiptar, krye-hajdutit të qeverisë shqiptare Edi Rama.

E ndoqa me kurioz të madh nga jashtë dhe nga brenda këtë protestë dhe sado e madhe u duk në videot dhe fotot që u shfaqën, prapë më e madhe ishte në motivin, kuptimin dhe mesazhet që transmetoi.

Kishte vite apo dekada që nuk kishim parë protesta të tilla, që nga protestat kundër shtypjes dhe terrorit serb, malazez apo maqedonas ndaj shqiptarëve në Kosovë, Mal të zi, Maqedoni e vise të tjera me popullsi shqiptare. Kjo e djeshmja ishte mbase protesta më masive shqiptaro-Amerikane kundër një shqiptari, Edi Ramës, përfaqësuesit më të lartë egzekutiv të shqiptarëve. Në fakt ka qenë edhe një protestë e tillë para 33 vitesh ndaj vizitës së Ramiz Alisë në Amerikë. Nuk është koençidencë që në këpucët ë Ramiz Alisë është pasuesi i radhës në këtë parti, Edi Rama.

Po sa ‘shqiptar” është Edi Rama. Dua të vlerësoj jo prejardhjen gjenetike të tij, sepse të gjithë e dimë se i biri i kujt është, por dua të nxjerr në pah se sa shqiptar është Rama karshi veprave të tij si drejtues i qeverisë shqiptare.

-Në politikën e brendshme shohim një kolaps të rendit publik me vrasje dhe hakmarrje ndërmjet bandave të krimit dhe jetëve të pafajshme, krimit në familje etj. Shërbesa e Edi Ramës për sigurinë e jetës së qytetarëve ka qenë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

-U krye në kohë rekord kanabizimi i plotë i territorit të Shqipërisë që çoi në kriminalizimin e jetës së shoqërisë shqiptare e sidomos të rinisë, njerëzit nuk duan më punë të ndershme, por duan të merren me drogë.

-Ky kanabizim u vu në funksion të sigurimit të votave dhe mandateve një-pas-një. Po si u siguruan votat? Policia e shtetit u thoshte qytetarëve “mbidhni drogë sa të mundni, porosi nga lart”. Njerëzit shpejtuan të mbjedhin mariuanë gjithandej. Kur ishte piku i pjekjes dhe i vjeljes, policia turrej dhe arrestonte pronarët e tokave të mbjella me drogë. “Keni shkelur ligjin” u thoshte, e mandej i lironte me kushtin që ata dhe familjet e tyre të votonin partinë socialiste. Duke parë numrin e madh të këtyre rasteve, formula funksionoi perfekt, pra nuk ishte fort nevoja të vidhej vota, ato ishin të garantuara nga droga.

-Mungesa e alternativave dhe mundësive për punë të ndershme të pjesës tjetër që nuk deshi jetesën me grogë, çoi në humbjen e shpresës dhe për pasojë rreth 800 000 shqiptarë braktisën pergjithmonë Shqipërinë, për një jetë më të mire, në 10 vite të regjimit Rama . Kuptueshëm që këta nuk ishin përkrahës e as punonjës së administratës së Ramës.

-Pothuajse gjysma e ministrave më besnikë të përzgjedhur nga Rama vetë, janë burgosur, janë nën hetim apo akuzuar për korrupsion.

-Rama në 11 vite të pushtetit të tij ka kapur të gjitha pushtetet e mundshme në përmasat e një diktatori.

-Aq më keq ai mbasi ka përçarë dhe shkatërruar opozitën e vendit, po përdor drejtësinë dhe SPAK për të burgosur dhe shantazhuar kundërshtarët e tij politikë. Duke ju marrë atyre lirinë, Rama tenton që ta përdorë lirinë e tyrë në favor të rizgjedhjes së tij, njësoj si formula e mbjedhjes së drogës.

-Në politikën e jashtme, Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare. Rama u bë shërbëtor renegat i projektit të George Soros për Minishengenin, Ballkanin e Hapur, shkëmbimin e territireve Serbi-Kosovë dhe ndarjen e Kosovës. Po ashtu, u dallua qartë miqësia dhe dashamirësia ndaj ministrit të Millosheviçit, Vuçiç në kontrast të thellë me mardheniet e ngurta me spektrin politik të Kosovës.

Këto ngjarje, që janë vetëm “maja e ajzbergut” të dështimeve të Ramës, për mendimin tim, e bëjnë Edi Ramën më serb se Vuçiç dhe më antishqiptar se Soros. Kjo e legjitimon edhe më shumë dhe e vesh me një moral dhe motiv kombëtar protestën e djeshme.

Kisha dëgjuar edhe më parë plane për protesta të shqiptarëve të Amerikës si reagim ndaj skandaleve të shumta të qeverisë Rama, si për shembull para Ambasadës Shqiptare në D.C. apo para Kombeve të Bashkuara, por dukshëm ardhja e Ramës dhe dalja e tij në një takim më të gjerë me shqiptarët e New York-ut, ishte rasti më i volitshëm për protestë.

Janë këta shqiptaro-amerikanë që Amerika ju ka mësuar se çfarë është liria dhe demokracia ë vërtetë, si dhe çfarë ishte mashtrimi, krimi dhe korrupsioni që lanë pas në Shqipëri. Në këtë kontekst ardhja e Ramës me stilin e vjetër të mashtrimit dhe i shoqëruar me patronazhistë, u pa me të drejtë edhe si ofendim ndaj kulturës qytetare dhe shpirtit reagues shqiptarëve të lirë të Amerikës. Revolta që pamë në protestë nuk ishte as “maja e një ajzbergu tjetër” e asaj që zien brenda shpirtit të shqiptarëve të Amerikës, të cilët as shiten e as nuk blihen, por i marrin “gjak në vetull” Ramës, në rastin më të parë.

Dega e Vatrës Manhattan u bë promotore e kësaj proteste, e cila gjeti mbështetjen e disa qindra shqiptarëve nga Neë York-u, por udhëtuan edhe nga Michigani, Pensilvania apo Teksasi i Largët.

Thirrja e Vatrës Manhattan ishte e drejtëpërdrejtë : DIASPORA RISE UP – NGRIHU”.

Ranë në sy aty vetëranët e Diasporës së New Yorkut, ajka intelektuale, morale dhe patriotike e Federatës Vatra, ish nënkryetari i Vatrës, shkrimtari dhe piktori Sergio Bitici, akademik Idriz Lamaj, ish punonjës i Zërit të Amerikës, ishte aty biri i Kosovës martire Agim Rexhaj, kryetar nderi dhe 30 vite nënkryetar i Vatrës, bija e Çamërisë Nazo Veliu, 13 vite sekretare e Vatrës. Si në çdo protestë ku bëhet fjalë për çështe të kombit, aty ndodhej Çezar Ndreu, bir i denjë i familjes patriotike dibrane Ndreu, antikomunisti i flaktë, bir i Shkodër-loces, Muhamet Omari, vatrani i ndershëm, punëtor dhe kontributor Mark Mërnaçaj, sekretari i degës Manhattan, prind dhe mësues shembullor, Viktor Vorfi si dhe anëtarësia e degës Manhattan, bij familjesh të nderuara, por të përsekutuara nga komunizmi, ku ndër ta dallon kryetari i degës Agustin Mirakaj, i lindur në kampet e internimit komunist, pinjoll i fisit martir Mirakaj, që i priu kësaj proteste.

“Jam në aeroport” më thotë një ditë para protestës aktivisti patriot, tropojani Ludovik Tetaj nga Teksasi, “do të shkoj në protestë se s’bën, ta presim Ramën ashtu siç e meriton”.

Sadri Kortoçi, aktivist dhe patriot i kudo ndodhur, shfaqej në ekrane me intervista dhe informacion. Respekt për të gjithë këta qëndrestarë dhe dashnorë të lirisë dhe demokracisë. Një shembull për tu marrë nga shoqatat dhe grupimet shoqërore në Diasporë.

Si të zënë në faj, në anën tjetër të rrugës ishin vënë në rresht ata që mezi prisnin që të takonin udhëheqësin. Mbase një ves i mbartur apo trashëguar nga dashuria për Enverin. Disa të tjerë Rama mbase ju kujton Titon. Ndryshe nuk di që ta shpjegoj. Disa prej tyre kur i pyeta, “po ju ç’ju lidh me Ramën”, “Është kryeministri i vendit tim i zgjedhur me votë”, mu përgjigjën.

Këtu qëndron edhe hileja e Ramës për të kapur liderët e komunitetit në Amerikë. Sepse po të vinte Rama si kryetar i Partisë Socialiste në takim me socialistët, situata do të ishte pak më ndryshe pasi, kjo do të vinte në dyshim integritetin e kryetarëve të Shoqatave që ai pati ftuar, pasi asnjë kryetar shoqate, në asnjë rast nuk përfaqëson vullnetin politik të anëtarëve. Pra Rama po përdor pozitën e tij si kryeministër për të mbledhur vota në shërbim të partisë së tij. Kjo më duket si një konflikt interesi, dhe nuk jam i qartë nëse lejohet që Rama të bëjë fushatë në një shtet të huaj. Sidoqofte, nuk do të hezitoj që ta adresoj në organet ligjzbatuese këtu.

Jo vetëm një rrugë i ndante shqiptarët e Amerikës dje, por një hendek i thellë vlerash, parimesh dhe principesh, po aq sa është hendeku Tokë-Hënë, jetë dhe shkretëtirë. Sigurisht në protestë shihje jetë, gjallëri, guxim deri në shpërthim. Përveç korit “Rama ik”, “qeveria e krimit” “poshtë Diktatura”, “o Sali o hero” e të tjera, banderolat pa fund flisnin pa zë, por fuqishën transmetonin mesazhet në lentet e kamerave që filmonin Live.

Ndarja e shqiptarëve ndodhi aq befasishëm sa nuk besohej. Të dyja anët e rrugës e njihnin njëri-tjetrin, shumë prej tyre punonin bashkë në New York, ishin miq apo nga një familje, por dje ishin përballë, në një ndasi si një tradhëti, ku protagonist ishte Edi Rama. Edi Rama e përçau dje komunitetin shqiptar.

Ky komunitet kishte vite që kishin paqe dhe mirëkuptim. Ndasitë për politikën në Shqipëri ishin të padallueshme. Puna, familja, qendrat fetare, natyra, dasmat, fejest e hatret e kishin lidhur komunitetin shqiptar në New York shumë ngushtë, si një vllazni e madhe. Ky bashkim, përtej bindjeve politike u dallua edhe në rastet e vështira të kombit, përkrahja për lirinë e Kosovës, zhvillimet në mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut, tërmetin e 2019-ës, apo në fushatat elektorale të bijve të këtij komuniteti si Mark Gjonaj, Peter Lumaj apo Marko Kepi e të tjerë.

Por Edi Rama, e prishi këtë harmoni komunitare. Vetëm për të ushqyer egon e tij gjenetike për sundim të përjetshëm, tani po i turret Diasporës për t’i gllabëruar asaj votën. Po mirë, ju shqiptarë të Amerikës që i shkoni mbas Ramës dhe dëshironi që ti jepni atij një mandat të katërt apo të pestë, ju jeni edhe amerikanë, ju i shijoni më së miri të mirat dhe liritë e Amerikës. Presidentin tuaj që ju dha bukë dhe strehë, liri dhe të drejta, si amerikanë që jeni tani, nuk ju lejoni më shume se dy mandate, sado i mirë të jetë, ndërsa kryeministrin e vendit me të varfër dhe më të korruptuar të Evropës doni ti jepni katër dhe pesë mandate.

Po ç’u mësoi Amerika juve?! Pyeteni veten sa i meritoni të mirat dhe liritë që ju dha ky vend i bekuar. Po të kisha diçka në dorë, do t’ju kisha vënë të gjithëve në avion me Ramën për në Albanistan.

Mandej edhe më keq edhe për ata që kanë lindur dhe janë edukuar në Amerikë, që mbasi kanë fituar popullaritet në komunitet, mbasi kanë siguruar ndër vite mbështetje njerëzore dhe monetare në kandidimet e karrierës së tyre në poset e shërbimeve publike, tani për interesa vetjake i shërbejnë krye-hajdutit Rama dhe bëhen “pyka” në përçarjen e Diasporës. Një i tillë është Mark Gjonaj, “kumbari” i Ramës në Amerikë, për të cilin do të shkruaj veçmas më vonë.

Megjithatë, fati i Ramës dhe i politikës në Shqipëri varet ndoshta edhe nga rezultati i zgjedhjeve Amerikane, që i paraprin atyre në Shqipëri. Çdokush e di se Rama qëndron i fortë në pushtet, sa të ketë mbështetjen e George Soros dhe të të birit të tij. Duket qartë që Soros është vetë shteti në Shqipëri. Shqipëria i është lënë atij dhe ai është “Çifligari” i Shqipërisë. Këtë se lot as topi. Soros ka investiar miliona në Shqipëri për mbi 30 vite. Janë një numër i madh zyrtarësh nga të gjitha partitë politike që janë edukuar me financimet e Soros, dhe si rezultat, tani janë në çengelin e tij. Pra me gjasa, sa të jetë Soros Lordi i Shqipërisë, Rama do të jetë kryeministër.

Të njëjtën politikë Soros ka bërë edhe në Amerikë, ku janë një numër i madh prokurorësh dhe gjykatësish që janë zgjedhur në poste drejtuese më ndihmën financiare të Sorosit. Një shembull i mirë është prokurorja shqiptare, demokratja Buta Biberaj, e cila para disa vitësh pati një financim prej 800 mijë dollarësh nga Soros, por që nuk arriti të fitojë në postin që kandidoi. Soros ka mbajtur një qëndrim agresiv edhe ndaj Presidentit Trump. Ai punoi shume dhe financoi lëvizjet Anti-Trump si Antifa dhe Black Life Maters në 2020, që çuan në humbjen e Trump. Soros vazhdon ede në këto zgjedhje fushatën anti-Trump.

Pra dukshëm një fitore e Presidentit Trump, mund të dobësojë influencën e Soros dhe do të ndryshonte edhe gjeopolitikën në Shqipëri, Ballkan dhe në botë.

Megjithëse zgjedhjet amerikane përcaktojnë fatin e politikës shqiptare në përgjithësi dhe opozitës në veçanti, ku liderët e saj janë nën arrestin e reformës së drejtësisë Sorosiane, prapëseprapë, meriton lavdërim dhe respekt shpirti reargues, ndjenja e përgjegjësisë qytetare dhe kultura demokratike e organizatorëve dhe atyre që i pasuanduke realizuar një protestë opozitare genuine, civile, pa drejtim partiak, si një shembull që mund të merret i gatshëm nga diasporat shqiptare në botë dhe nga shoqëria shqiptare e mbetur në vendlindje.

“Shkrimi është opinion personal i autorit”.

Michigan, 27 Tetor 2024 up

Letër për Mërgimtarët Shqiptarë në Amerikë- Nga AGUSTIN MIRAKAJ

E dashur Diaspora, motra e vëllezër shqiptarë,
Me zemër plot mirënjohje dhe respekt, ju përshëndesim dhe ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në protestën kundër Kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij që kanë ndihmuar në zbrazjen e Shqipërisë. Sot, zëri juaj ishte shpresa e një Shqipërie ndryshe, një zë që ringjalli dëshirën për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur.
Nuk janë politikanët e korruptuar e ardhmja; e ardhmja është Shqipëria, me faqe të re, faqe shprese e të drejtësisë. Zëri juaj sot ndezi zjarrin e vërtetë në zemrat e shqiptarëve, kudo që ata ndodhen. Zëri i protestës, i thirrjes për llogaridhënie dhe drejtësi, është ajo që Shqipëria ka nevojë për të parë një ndryshim të vërtetë.
Le të jetë ky protestim një thirrje e fortë për çdo politikan të korruptuar, për të gjithë ata që boshatisën Shqipërinë dhe mbushën xhepat e tyre në dëm të popullit. Ju treguat se nuk jeni vetëm zë larg Atdheut, por një zë i bashkuar për të mirën e tij.
Dega Vatra Manhattan Branch falenderon në vecanti kolosët vatranë, Idriz Lamaj, Sergio Bytycçi, Agim Rexhaj, Nazo Veliu, Cezar Ndreu, Muhamet Omari, Viktor Vorfi, Mark Mernacaj, Sadri Kertoci, Ludovik Teta 🇺🇸🇦🇱
Faleminderit që qëndroni pranë Shqipërisë, pranë atyre që vazhdojnë të mbajnë shpresën për një të nesërme më të ndritur. Kontributi i vatranve dhe diasporës sot është më shumë se një protestë – është një betim i ndershëm dhe i fortë për të ardhmen e Shqipërisë. “SOT FITOI DIASPORA, jo politka e korruptuar Staliniste e Tiranës”.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Agustin Mirakaj
VATRA Manhattan Branch

‘Shqipërinë e keni penguar ju, hajdutë’- Protesta vijon brenda takimit të Ramës, patronazhistët ushtrojnë dhunë

Protesta e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork ka vijuar edhe brenda ambienteve ku Edi Rama po vijon takimin e tij personal me patronazhistët e marrë nga Shqipëria dhe Europa.

Nga video e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohen disa shqiptaro-amerikanë të cilët kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientetet e brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi me patronazhistët.

Ata e kanë akuzuar atë si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.

Por që takimi i Ramës është me patronazhistët kjo vërtetohet nga reagimi shtazor i atyre që po sigurojnë kryeministrin, të cilët i kanë ofenduar dhe nxjerrë me forcë nga salla.

‘Shqipërinë e keni penguar ju hajdutë’, ‘Rroftë Shqipëria e Lirë’, ishin disa nga fjalitë e protestuesve shqiptaro-amerikanë në sallën e takimit të Ramës me patronazhistët në Nju Jork.

Protestuan kundër Ramës- Shoferi i misionit në OKB dirigjon dhunën ndaj shqiptarëve të diasporës

Nga videoja e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohen shqiptaro-amerikanët të cilët kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientet e brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi me patronazhistët.

Ata e kanë akuzuar kreun e qeverisë si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.

Ndërkohë që reagimi i dhunshëm i patronazhistëve ka qenë i orkestruar dhe drejtuar nga shoferi rilindas i misionit të Shqipërisë në OKB.

Ai dallohet shume mirë në Video tek shtyn protestuesit paqësorë të diasporës shqiptare të SHBA-së.

E dhunuan patronazhistët e Ramës- Aktivisti flet për Syri-n: Korrupsioni është në majë në Shqipëri, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga kryeministri në SHBA.

Ai është nxjerrë me dhunë nga patronazhistët socialistë, teksa aktivisti protestonte brenda takimit.

Aktivisti, Klodian Marku tha se ishte regjistruar për të marrë pjesë në taki, porn ë momentin kur ka ngritur zërin kundër vuajtjeve dhe shqetësimeve të rinisë, familjeve dhe të atyre që ndërtojnë jetën në Shqipëri, për shkak të korrupsionit qeveritar, ai ëhstë nxjerrë me forcë nga sigurimi dhe personeli i Ramës.

Sipas Markut, kryeministri Rama duhej pritur me protesta për shkak të asaj se çfarë u ka bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Marku, tha se reagimi i pjesëmarrësve në sallë nuk ishte i duhuri, teksa panë skenën e dhunimit aty.

Më vjen keq që salla reagoi ashtu, nuk ishte mënyra e duhur. Kryeministri duhej pritur me protesta, mbi atë se çfarë u kanë bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë. Do të kenë qenë sigurimi dhe personat që kanë marrë pjesë me të, ata që më nxorën jashtë.

Arsyeja e largimit nga salla, është që s’do të dëgjojë shqetësimet dhe vuajtjet që u duhet të ndërtojnë jetën, të përballojnë jetën dhe të mbështesin familjet në Shqipëri. Korrupsioni në Shqipëri është në maja. Ata që s’duan zëra kundër dhe padyshim kur je zë kundër patjetër që s’do jesh i mirëpritur.  

‘Ka tjetërsuar 370 dynum toka me ndihmën e Ramës’- Denoncimi: Ylli Ujka organizator i takimit në Nju Jork

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e SYRI-t në lidhje me organizatorin e takimi të kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, Ylli Ujka.

Sipas denoncimit, Ylli Ujka është akuzuar nga kushërinjtë e vetë se ju ja tjetërsuar 370 dynym toka nga trashëgimtarët e përbashkët nga stërgjyshi dhe me ndihmën e Edi Ramës.

‘Ujka e ka mik dhe është parë edhe në takimin e Edi Ramës në Milano, ku ka qënë organizator kryesor. Njëkohësisht është edhe organizator i mbështetjes për takimin e radhës në Amerikë për Edi Ramën, pasi ka disa ditë që po punon’, thuhet në denoncim.

Denoncimi i plotë:

Ky është Ylli Ujka i cili është akuzuar nga kushërinjtë e vetë se ju ja tjetërsuar 370 dynym toka nga trashëgimtarët e përbashkët nga stërgjyshi dhe me ndihmën e Edi Ramës. Ujka e ka mik dhe është parë edhe në takimin e Edi Ramës në Milano, ku ka qënë organizator kryesor.

Njëkohësisht është edhe organizator i mbështetjes për takimin e radhës në Amerikë për Edi Ramën, pasi ka disa ditë që po punon.  

Merr shqiptarët edhe dërgon njerëz edhe nga Europa për takimin e Ramës në Amerikë.

‘Rama vjen për vota’- I riu në Manhatan: Diaspora nuk është atje brenda! Nëse është burrë, të ballafaqohet…

Diaspora shqiptare në SHBA ka dalë në protestë masive kundër takimit të Edi Ramës në Nju Jork.

I riu Din Gjanaj ka theksuar se diaspora shqiptare në ShBA nuk është ajo që është në takim me Edi Ramën por diaspora është ajo që po proteston në mes të Manhatanit.

‘Ne do i tregojmë se ku ishte Edi Rama për 12 vite që nuk erdhi të interesohet për diasporën por vjen pas 12 vitesh në diasporë dhe vjen që të kërkoi vota dhe lekë. Por ne dimë të themi që diaspora nuk është atje brenda por diaspora jemi ne. Nëse ai është burrë të vijë të dali dhe të ballafaqohet me ne’, u shpreh i riu.

Din Gjanaj: Jam tropojan dhe dal në Manhatan të protestoj për të drejtat e vendit tim për të drejtat e mia sepse kemi frikë nga krimet, nga droga, nga vrasjet, që po na vrasin çdo ditë njerëzit dhe bashkëmoshatarët tanë dhe gjithë vendin mbarë. Ne do i tregojmë se ku ishte Edi Rama për 12 vite që nuk erdhi të interesohet për diasporën por vjen pas 12 vitesh në diasporë dhe vjen që të kërkoi vota dhe lekë. Por ne dimë të themi që diaspora nuk është atje brenda por diaspora jemi ne. Nëse ai është burrë të vijë të dali dhe të ballafaqohet me ne. Por burra si ai nuk e meriton Shqipëria. Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Diaspora kundër Ramës- Aktivistja: Rama me charter privat, pensionistët pa bukë dhe me 120 mijë lekë pension

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Nju Jork kundër pjesëmarrjes së Ramës në takimin e tij me diasporën atje. Shumë prej tyre e kundërshtojnë vizitën e Ramës dhe kërkojnë largimin e tij nga qeveria, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve dhe përçmimit që iu bën pensionistëve dhe shtresave më në nevojë të shoqërisë.

Aktivistja Flutura Zavalina shprehet se para se të hynte në poliktikë, Edi Rama ka qenë pa bukë e shtëpi duke kërkuar lëmoshë në Francë, ndërsa sot përçmon pensionistët me pensione tejet të ulëta.

Sipas aktivistes, largimi i Ramës është nevojë për shkak se siç tha ajo, vendi u kanasbizua në vend që të ndërtoheshin fabrika për punësimin e njerëzve në nevojë.

Zavalina tha se Rama duhet të marrë shembull Albin Kurtin në Kosovë që nuk I trembet Serbisë, për të ruajtur sovranitetin e saj.

Kur shoh pensionistët që me 120 mijë lekë kalojnë muajin është e dhimbshme, ndërsa Rama lëviz me charter privat. Pa bukë pa shtëpi, harroi që kërkonte lëmoshë kur ishte në Francë. Ku ëhstë SPAK, pse nuk heton Ramën, PPP, më keq akoma. Më 2013 kam qenë aty e më tha më mbështet, bashkë me Veliajn, një kryehajdut. Tani ëhstë Erion Veliaj, ku shkojnë milionat kur s’ka incinerator.

Kam prindër, motra e vëllëzëert atje, s’kanë bukë të hanë, s’ka fabrika ndërsa Shqipërinë e mbushi me kanabis. Rama duhet të largohet nga qeveria, e shkatërroi Shqipërinë e ndau në copa copa. Shqipëria është shtet laik, jo fetar, ç’janë ato ide. Xhaçkës t’i hiqet mandati i deputetit, ai e mbron. Sot nuk e mbështes, Shqipëria i ka të gjitha, por ka një kryeministër pa mend në kokë që s’e do Shqipërinë. Do paret për t’u dukur në botë. I miri i botës i  keqi vetes. Shikoje Kosovën, Albin Kurti dhëmb për dhëmb me serbin. Të shikojë pensionistët, nëna, baballarët e motrat tona. Shoqet e mia s’kanë bukë atje, me dy fakultete. Do t’i shkruaj edhe kongresit, t ë gjithëve.

Protesta kundër Ramës, qytetari: Ai është kryetar i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare

Një tjeter qytetar foli gjatë protestës së diasporës shqiptare në New York SHBA kundër Edi Ramës.

Qytetari: Ka një milionë arsye për të protestuar. E para një herë për çështjen kombëtare. Edi Rama është një tradhtar i çështjes kombëtare.

Image

E dyta për korrupsionin e jashtëzakonshëm dhe krimin që ka pushtuat të gjithë institucionet shqiptare. Në Shqipëri po montohet diktatura, po montohet neokomunizmi nën fjalën e re se nuk e thonë më komunizmi por globalizmi. Këtu është kryetari i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare dhe ky ka një emër. Aty ka patronazhistët të cilët i ka paguar dhe ata që u është bërë presion familjeve të tyre atje në Shqipëri e i kanë detyruar njerëzit e tyre me qenë këtu.

‘Poshtë diktatura’ e Ramës, në New York, Kortoçi: Protestojmë kundër shpopullimit, korrupsionit…

“Liri Demokraci, e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, poshtë komunzimi, poshtë diktatura”, këto ishin idhin disa nga thirrjet e “mikpritjes” për Edi Ramën që ka përgaditur nja takim në New York për të bërë propagandën e tij.

Sadri Kortoçi aktivist nga SHBA tha për Syri tv se motivet pse shqiptarët e presin me protesta kreun e qverisë, janë shumë të qarta. Sipas Kortoçit, “ata protestojnë kundër qeverisje së Edi Ramës, kundër shpopullimit, korrupsionit galopant, skatërrimin e opozitës shqiptare dhe varfërinë e popullit shqiptar. sn

 

Diaspora në New York pret me protesta Edi Ramën

Shqiptarët që jetojnë në SHBA e kanë pritur me protestë kreun e qeverisë Edi Rama i cili do të zhvillojë një takim të propagandës së tij në New York.

Ndërkohë që është paralajmëruar se në këtë takim do të marrin pjesë administrata dhe krerët e bashkive të të gjithë vendit.

Image

Protestuesit hedhin parulla, si poshtë diktatura, poshtë komunizmi, poshtë Edi Rama.

Image

Agustin Mirakaj deklaroi për Syri-n se atje përballë kemi vetëm patronazhistët e Edi Ramës.

Ndërkohë është bërë e ditur se Rama ka shkuar për ditëlindjen e Sorosit dhe për të parë ndeshje basketbolli dhe bën sikur do takojë shqiptarë.


Send this to a friend