Sipas Bild.de
Bild.de shkruan se “sipas një burimi të brendshëm, BE-ja po ngrin asetet e presidentit rus Vladimir Putin (69) dhe ministrit të jashtëm Sergej Lavrov (71). Për këtë kishin rënë dakord 27 vendet anëtare të BE-së, tha të premten një përfaqësues i Unionit.
Përveç kësaj, ata nuk lejohen më të hyjnë në BE.
Një zyrtar i BE-së i tha Reuters se elementë të tjerë të raundit të tretë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës janë duke u punuar.
“Ne po veprojmë sa më shpejt që të mundemi,” tha zyrtari. BE-ja mund të synojë gjithashtu “shumë oligarkë të tjerë”.
Pak më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy (44) ishte ankuar për reagimin joadekuat të Evropës ndaj sulmeve ruse në Ukrainë.
Komentet