Njeriu është i lirë vetëm atëher kur i shërben të vërtetës.
– Sami Frashëri
Shumica e popullsisë shqiptare nuk e ndien veten të qetë , qoftë nga kujtimet e frikës së madhe të së kaluemes , qoftë për arsye se kanë “përkrahë” regjimin e terrorit stalinjan enverist, bashkëudhëtarë me dhunë ose me dëshirë, dhe ndihen të turpëruar që kan mbajtë heshtjen gjatë ditëve kur ishte moralisht imperative me ngritë zanin e protestës. Rrëzimi i sistemit komunistë e gjeti shoqërinë shqiptare pa ndonjë elitë intelektuale, për arsye se pjesa më e madhe e saj qe bërë njësh me ideologjinë staliniste totalitare. Sigurisht sherbetorët e regjimit nuk mund të kishin një ndërgjegje qytetare dhe aftësi për të qënë udhëheqësit e refleksioneve të thella të daljes së shqiptarve nga qorrrsokaku gjysëmshekullor komunist. Lëvizja e dhjetorit të viteve 90 ishte e pritshme nga ngjarjet që rrodhën në europën juglindore dhe me ramjen e Murit të Berlinit. Por përshpejtimi i kësaj lëvizje tek ne ndodhi me vrasjen nga turmat të Causheskut liderit komunist rumun, që pushteti politik diktatorial në Shqipëri të ndryshonte. I kam përjetuar ato ditë të dhjetorit 90 me një ndjesi të veçantë dhe me një besim të madh për ndryshimin e një sistemi diktatorial i pa parë në të gjithë europën e pasluftës së dytë botërore, por dhe si një dritë që do ndriçonte mendjet e turbullta dhe të indokriminuar të shoqërisë shqiptare. E vërteta qëndron se ne shqiptarët nuk kishim regjim komunistë siç kishte në Ceki, Hungari, Poloni etj, por një regjim terroristë , çnjerzor, vrastarë e përçundues i vlerave njerzore. Por çfar ndodhi dhe çfar solli kjo levizje! Le të i referohemi të vërtetave të asaj periudhe të vështirë e dramatike në një shoqëri që kishte arritur kulmin botëror me shkeljen dhe dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Duke qënë nën një diktaturë shtypse barbare për 45 vite u ndoq një politikë indokrinimi mbi popullsinë, që të mbeteshim nën fenomenin e”mitizmit,” edukimi i mitizmit ishte një ndër shtyllat e ideologjisë diktatoriale, ku mitizohej diktatori , partia, pushteti diktatorial, lufta civile interpretohej si luftë çlirimtare, komunistët vrasës shpalleshin heronj, pjesa e kundërshtarit antikomunist përbuzej anatemohi me vulgaritet etj. A na ndjek sot mbas 26 vitesh pluralizëm fenomeni i “mitizmit” si shoqëri?!!! Në bindjen time dhe të antikomunistëve shqiptare them PO. Po i rendis faktet: “Mitizimi” si fenomen negativ ka zënë rrënjë dhe përdoret mga politikbërja postkomuniste. Pushtetarët e tanishëm sillen me nje lloj fodullëku mitizues ndaj elektoratit që i kan marre votën. Dihet që ndryshimi i sistemit në Shqipëri nuk denoi Partinë komuniste, ose Partinë e punës, por thjesht ndrroi emrin në Parti socialiste dhe u lejua të ishte bashkëudhtare në ndryshimin e sistemit, sikur kjo parti nuk mbante dhe nuk kishte përgjgjegjësi për krimet makabër që kishte kryer për 45 vite. Kjo forcë politike nuk denoi, apo demostroi njëherë të vetme ndjesë për krimet që kishin kryer etrit e tyre ndaj popullit shqiptar. Lëvizja e dhjetorit 90 ishte shpërthim i një vrulli rinor e cila kërkoi të drejta dhe kushte për mizerabilitetin që kishin në konvikte, të shtyrë dhe nga ngjarjet ndërkombëtare kërkoi pluralizmin politik, dhe kjo lëvizje në heshtje miratohej nga pushteti diktatorial të cilit i kishte hyrë frika në palcë nga vrasjet që ndodhen në Rumani. Lëvizja e dhjetorit e pati jetgjatësinë katër ditë, kur me dymbdhjetë dhjetor u krijua partia demokratike nga intelektualët konformistë. Si partia e parë opozitare ajo nuk e kishte sensibilizimin dhe ndërgjegjesimin si parti antikomuniste, të kërkonte shkrirjen e partisë komuniste, vrastarja e lirisë së shqiptarve. Dhe ky mosveprim ishte fatal për Shqipërinë, se nuk u denuan krimet komuniste. Por ajo u dakortësua më të në qeverisje. Përball këtij realiteti ndodhej pjesa tjetër e shoqërise, antikomunistët shqiptare, që sundimin diktatorial e kishin përballuar me një stocizëm të paparë në historinë e popujve.
Antikomunistët shqiptarë gjatë gjithë periudhës diktoriale nuk reshtën së luftuari ndaj atij pushteti vrastarë e mizor. Ata u përballën me vrasje e me burgime me internime e përçundime çnjerzore. Por nuk u dorzuan përpara mizorive të diktaturës. Aksionet e tyre kombëtare fillojnë me kryengritjet e Malsisë së Madhe, e Postribës në Veri, me lëvizjen antikomuniste të Zhabokikës në jug, me grupin e deputetve që nuk pranuan diktatin partiak komuniste në drejtimin e shtetit.. Thyrja e burgut të Burrelit 1967, kryengritja dhe revolta e Spaçit kur i u hoq ylli bolshevik, kryengritja e Qafës –Barit, Futja në ambasadë e familjes Popa, varja e poetit Havzi Nelës kur gjermanët shembnin murin udhëheqja komuniste shqiptare varte poetin duke treguar terrorizmin dhe absurditetin ndaj kundërshtarve të regjimit. Me 20 qershor 1990 ish i burgosuri politik Burhan Kalaja do të shembte murin e Ambasadës italiane dhe do të i tregonte shqiptarve se muret duheshin prishur si Muri i Berlinit. Këto ishin aksionet e mëdha kombëtare të ish antikomunistëve shqiptar, apo siç e përdor sot politika të burgosur e të përndjekurve politikë, se rolin antikomunistë ka 26 vite që e përdorin ata që i shërbyen komunizmit stalinjan shqiptar. Përball këtyre fakteve, sot heshtet dhe flitet me pompozite e me mitizimin komunist për lëvizjen e dhjetorit dhe e mitizojnë duke e paraqitur se kjo lëvizje solli ndryshimin në Shqipëri. E vërteta vonon , por nuk harron thotë një fjalë e moçme shqiptare. Tani së fundi në media flitet nga politikan, analistë të lidhur me diktaturën në mendime, se bijtë përmbysën etrit, a qëndron kjo e vërtete? Lëvizja e dhjetorit duhet analizuar me dy anët e medaljes. Mbrenda lëvizjes kishte edhe bijë komunistësh edhe bijë antikomunistësh të cilët mbas kësaj lëvizje i vranë siç ishte Arben Broxi. Ajo duhet respektuar për vullnetin dhe aksiomën që iu rreshtua europës për ndryshim, por nuk mund të pranojmë se kjo lëvizje përmbysi etrit, se etrit ishin dirigjentët, që inkurajuan bijtë të mernin pushtetin dhe të i shpëtonin etrit nga krimet që kishin bërë. Faktet më mirë se në ato kohë, shifen sot mbas 26 viteve, a u denua krimineli Enver Hoxha, a dolën para drejtsisë të gjithë xhelatët (etrit) që vrane qytetare të pafajshëm, e kundërta ndodh, shtypi shqiptar çdo ditë publikon si heronj etrit e lëvizjes së dhjetorit, sot mbas 26 vitesh bijtë e etrve jo vetëm që nuk denuan krimin por po ndërtojnë një shtet oligarkik e korruptiv. Krahasoni lëvizjen e të bijve në 90 , me aksionet antikomuniste ndaj etërve që ka bërë klasa antikomuniste nga 44—90. Simbas këtyre politikanve konformiste apo dhjetoristë bijë të etërve , historia fillon në 90. Jo zotrinj bijtë nuk përmbysen etrit në 90, e vërteta e faktuar është se ata vazhduan të trashëgojnë pushtetin e tyre, pa i vrarë ndërgjegja për krimet komuniste. Sot krenohen me bëmat e eterve në biseda televizive. Ballafaqimi me të vertetën do të shkatroi totalishtë “Mitizimin” e ngjarjeve politike që përdoren për interesa ideologjike.
Nuk mund të shikojmë përpara nëse nuk hejdhim sytë mbi të kaluemen , për sa kohë që nuk kemi kuptue si u bamë kështu, përderisa të kuptojmë se kemi humbë kuptimin e jetës , të qenies gjallë….
*Besim NDREGJONI
President i Unionit Mbarekombetar
Integrimit te Burgosurve dhe Perndjekurve Politik te Shqiperise
Komentet