VOAL- Francezi Remi Lucidi, i njohur për marifetet e tij të guximshme në rrokaqiejt anembanë botës, vdiq pasi u rrëzua nga kati i 68-të i një ndërtese në një zonë rezidenciale të Hong Kongut. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, raporton Independent.
Lucidi, 30 vjeç, ishte në kompleksin Tregunter Tower në Hong Kong dhe nuk i shkoi askush në ndihmë, pasi u bllokua jashtë një papafingoje. Sipas hetuesve, ai kishte mbërritur në pallat në mbrëmje, duke i thënë rojës së sigurisë se po vizitonte një mik në katin e 40-të. I fundit që e pa të gjallë ishte një pastruese: akrobati po trokiste furishëm në xham. Në atë moment gruaja lajmëroi policinë.rsi-eb