Është rrënuar sot edhe kujtimi i fundit i Pablo Escobarit. Ndërtesa ku baroni i drogës jetonte në Medilin të Kolumbisë është rrafshuar me shpërthim të kontrolluar. Ndërtesa “Monaco”, do të zëvendësohet me një park dedikuar viktimave të narko-terrorizmit. Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar diten e djeshme në 11:53 sipas kohës lokale (18:53 GMT). Tre sekonda më vonë, para 1.600 njerëzve, përfshirë edhe viktimat e Escobarit, tetë katet e strehës së «Capo» e Medellin Cartel u shndërruan në gërmadhe.
Komentet