Biden tha se më të pasurit në botë doemos duhet të paguajnë më shumë tatime, dhe shtoi “Një përqindja e theksuar nuk e mban peshën”
DAVOS – Zëvendëspresidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden, sot u bëri thirrje një për qind të më të pasurve në botë, që ta ndajnë pasurinë e tyre.
Në ditët e fundit të administratës së presidentit Barak Obama, Biden mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, për herë të fundit si zëvendëspresident, duke ndarë mendimet e tij për ekonominë globale dhe për sigurinë, duke përfshirë edhe marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë.
Biden tha se më të pasurit në botë doemos duhet të paguajnë më shumë tatime, dhe shtoi “Një përqindja e theksuar nuk e mban peshën”.
Në kundërshtim me liderin e ardhshëm të SHBA-ve, Biden e konsideroi Rusinë si kërcënimin më të madh për rendin liberal botëror, duke theksuar se “Doemos duhet urgjentisht të veprojmë për të mbrojtur rendin liberal ndërkombëtar.”aa
Komentet