Besart Berisha është ylli i Australisë. Ai ka fituar “Golden Foot”, si lojtari më i mirë i Australisë. Shqiptari, i cili pas një sezoni fantastik kthehet në Kosovë, është vlerësuar edhe një herë atje ku luan. Besart Berisha vazhdon te jetë në qendër të vëmendjes në Australi.
Sulmuesi shqiptar i Melburn Viktori, i cili fitoi këtë sezon “Premier Plate” dhe “Grand Final” vizitoi shkollën fillore Balëyn North Primary School në Melburnin lindor. Mes 400 djemve, ai tregoi sesi ia rriti në këtë ditë.
“Faleminderit shumë, çmimin e bukur. Dua të falënderoj ekipin, pasi unë nuk mendoj sesa i bukur është ky trofe në duart e mia, po të mos ishte kontributi i tyre. Dua t’iu falënderoj për mbështetjen që me keni dhënë, që më keni pritur mua më krahët hapur, faleminderit shumë. Ky është një klub i mrekullueshëm.
Është një privilegj të jesh në këtë klub dhe unë me të vërtetë shpresoj që qëndroj më shumë këtu dhe të kemi sa më shumë suksese”, tha Berisha pas marrjes së “Këpucës së artë”, ndërkohë që të pranishmit thirrën në kor emrin e tij.
Komentet