Berna
qytet kështjellë
me pelerinë gjelbërimi
mbështjellë
nga Lumi Aare
deri në Alpet
rrokaqiellë
Berna
qyteti kate kate
ku në katin sipër
gjarpërojnē
tramat syfare
e në katin përdhesë
parterre
gjarpëron
Lumi Aare
Berna
qyteti alpin
me gëzof ariu
mbrojtur
deri në dhëmbë
nga ushtria
prej pylli
ku sythet
e fluturat gjethe
të brerojnë
sipër kokës
yje shiu
e nga lumi,
toka e qielli
buron me shatërvane
e breshërima rrezesh dielli
blerimi si hyu
Komentet