VOAL – BERNË – Moska mund ta zgjerojë listën e shteteve të goditura nga kundërsanksionet për krizën ukrainase, shkruan voal.ch. Sipas mediave online, cituar nga ats, edhe Zvicra është në shënjestër.
Kryeministri Dmitri Medvedev tha se ka urdhëruar Qeverinë ta studiojë situatën dhe të hartojë një dokument të cilin t’ia paraqesë presidencës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, nga ana e tij nënvizoi se ka shumë gjasa që presidenti Putin t’i miratojë sanksionet e reja.
Zyra e kryeministrit nuk saktësoi cilat shtete janë në shënjestër të Moskës, e cila më 7 gusht 2014 ka miratuar dekretin mbi “masat ekonomike speciale me qëllim që të garantohet siguria e Federatës ruse” me afat deri më 2016. Sipas Gazeta.ru edhe Konfederata mund të goditet nga kundërsanksionet ruse. Këto kanë çuar në bllokimin e importeve të prodhimeve ushqimore nga BE, SHBA, Kanadaja, Australia, Norvegjia e shtete të tjera që kanë vënë sanksione pse Rusia ka mbështetur ushtarakisht separatistët e Donbasit.
Komentet