Voal – Voal.ch raporton fjalët që tha Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i Italisë pasi mësoi lajmin se duhej të operohej.
“Jam i qetë për ta përballuar edhe këtë fazë delikate duke i besuar Zotit dhe personaliteteteve të jashtëzakonshëm të mjekëve që më rrethojnë këtu në spitalin San Raffaele”. Silvio Berlusconi e ka shpërndarë këtë komunikatë përshtyp që e ka publikuar edhe në Facebook. Këto janë fjalët e tij të para, pas vendimit të mjekëve për operacion në zemër.
“Berlusconi ka rrezikuar të vdesë, do të operohet në zemër për t’i zëvendësuar valvolën e aortës”. Këta janë fjalët e mjekut. Kushtet janë shqetësuese dhe ai është i përgjegjshëm. Diagnoza është “insuficienca e aortës”, grada me rrezikshmëri të lartë. Do të operohet nga Ottavio Alfieri, primar i kardiologjisë në San Raffaele, brënda javës që vjen. Operacioni do të zgjasë rreth 4 orë.
Mjeku i tij Alberto Zangrillo kur foli me gazetarët, tha midis të tjerave se Kavalieri kohët e fundit ndihej pak i lodhur, por qendroi në fushatë pa u ndalur”.
Në fakt, dukej sikur kishte një rikthim të Berlusconit.
Tani Kavalierit i duhet ta kalojë edhe këtë provë, shkruan voal.ch.
Komentet