Edicioni i 73-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin nis të enjten duke iu kthyer formatit të rregullt, pas kufizimeve të shkaktuara në dy vjetet e fundit nga pandemia e koronavirusit.
Këtë edicion pritet të shfaqen rreth 400 filma, si dhe do të ketë diskutime që këtë herë kanë në fokus ofrimin e mbështetjes për popullin e Ukrainës dhe Iranit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet të mbajë një fjalim në hapje të festivalit, përmes video-lidhjes.
Aktorja amerikane Kristen Stewart, e njohur për rolet e saj në filmat “Spencer” dhe “Twilight” është në krye të jurisë ndërkombëtare këtë vit.
Edicionin e këtij viti do ta hapë komedia “She Came to Me” e regjisores Rebecca Miller.
Në total, 19 filma janë duke garuar për çmimet kryesore, prej të cilëve gjashtë janë krijuar nën regji të grave.
Bashkë me festivalin e Kanës dhe atë të Venecias, Berlinalja është një prej festivaleve më të mëdha në botë.rel