‘Që atletët hebrej, 70 vjet pas Holokaustit, vendosën të organizojnë në Berlin lojërat e tyre është me shumë rëndësi,” tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier: ”Jemi krenarë dhe mirënjohës për këtë provë të besimit.”
‘Qendra’ e manifestimit sportiv, deri më 5 gusht, do të jetë Olympiapark e kryeqytetit gjerman, i njëjti vend që iu ndalua hebrjeve në Lojërat Olimpike të organizuara gjatë nazizmit në Gjermani, më 1936. Përveç disiplinave tradicionale olimpike, Lojërat Makkabi – me një buxhet 5 milionë euro – përfshijnë edhe disa gara më të pazakonshme si brixh dhe shah.
Përurimin zyrtar të manifestimit e bëri mbrëmë me një fjalim presidenti i Republikës Federale, Joachim Gauck, duke shënuar fillimin zyrtar të manifestimit sportiv për profesionistët. Festimet për hapjen e lojërave, me shumë spektakël, u mnbajtën në Waldbuehne të Berlinit. (ANSA).
Komentet