Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thyen heshtjen lidhur me garen per zgjedhjen e kreut të ri te PD.
Pas votimit ne seline e PD-se, Berisha ka treguar pse ka heshtur deri tani, e nuk ka folur, pse zgjedhjet jane ne perputhje me statutin, pse kerkesa per dorehqjen e Bashes ishte e drejte, por edhe pse ate nuk mund ta detyroje te jepte doreheqjen e parevokueshme.
“Kjo është një garë e rëndësishme e cila në vlerësimin tim është në përputhje me statutin. Pati momentin e saj, me një gabim të zotit Paloka dhe Spaho që shpallën datën, por ky gabim u korrigjua nga kryesia e PD. E them këtë, pasi nga sa vlen precedenti, data është ajo që vendoset pas mbledhjes së kryesisë. Ndaj kryesia u mblodh dhe me votë vendosën që zgjedhjet të zhvillohen sot. Në këtë kontekst gjykoj se procesi është zhvilluar në përputhje me statutin e PD. Kam patur mirëkuptim të plotë për të gjitha kërkesat qoftë për dorëheqjen e kryetarit, qoftë për shtyrjen e datës, por përsëri them se ky proces në përputhje me statutin e PD dhe gara, siç e patë nuk pati probleme”, tha Berisha.
Pse nuk kam folur
Pse unë nuk kam folur përveç se në fillim. Nuk kam folur sepse unë kam djhënë një dorëheqje pa rikthim e këtë që e kam bërë, e kam bërë me vetëdijen e plotë. Përveç atij që ka gjithë fuqitë, fuqi tjetër nuk më rikthen dot.
Janë me mijëra demokratë që më kanë kërkuar të rikthehem, por i jam mbajtur vendimit që kam marrë.
PD është në vështirësi serioze. Ajo ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj. Mesazhi im për demokratët është ky: Humbje fatale nuk ka, humbjet janë të thella, por humbjet fatale i bën ti me dorën tënde. Ftoj çdo njeri që e do këtë parti të punojë me përkushtim për një strategji të re që e kthen PD në forcë të sigurtë të pushtetit të ardhshëm. Kjo është plotësisht e mundshme, por kalon nëpërmjet bashkimit.
Të bëhen të gjitha përpjekjet nga kryetari i ardhshëm i PD. Nuk ka humbje fatale nëse nuk e bëni vetë. Por aq fatale është dehja në humbje. Duke u zhveshur nga emocionet do të gjendet mençuria, vullneti e përkushtimi për një strategji të re fitimtare të PD, që PD të rikthejë besimin tek elektorati i saj dhe tek shqiptarët.
Unë nuk mund të kërkoja dorëheqjen e kryetarit, sepse nuk e ka të shkruar në statut. Është normale të kërkosh edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por këtë e rregulloi kryesia.
Komentet