Vila Qeveritare e Dhërmiut, qendër e trafikut të hashashit. Denoncimi bëhet nga ish-kryeministri Sali Berisha, përmes postimit të një mesazhi që i mbërrin nga ‘qytetari dixhital’.
Sipas Berishës, qytetari i paemer denoncon ate qe sipas tij ndodh që prej muajit gusht në vilën qeveritare në Dhërmi, e që bëhen nën mbrojtjen e policisë, për shkak të lidhjeve të larta qeveritare.
Postimi i Berishes
“Zoti ish kryeminister dua t ju informoje se Vila qeveritare e Dhermiut prej disa muajshe me konkretisht se paku qe nga mesi i muajt gusht esht bere qender e trafikut te lendeve narkotike.
Tek kjo vile, ne Dhermi përgjithësisht 1 herë në jave, me se shumti diten e premte një skaf “Perla Blu”, shumë i fuqishëm me 4 motorrë, vjen nga veriu (Kroaci), dhe ankorohet aty tek Vila. Furnizohet me hashash, normalisht 1-1.5 tonë dhe vazhdon në drejtim të Italisë.
Jam i informuar gjithashtu se per shkak te ketij trafiku fiket gjithmonë për “defekt” radari i Llogarasë.
Informacioni vjen nga QNOD (Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare).Fjala eshte se ky trafik e ka koken shume larte ne qeveri dhe behet me dijenine e plote madje si te thuash nden mbrojtjen e policise se postes kufitare te Dhermiut.!”
Komentet