Kryetari demokrat, Sali Berisha u bëri një thirrje medieve sot, që të shohin rezultatin e partisë së Tom Doshit si një dëshmi e manipulimit masiv të votës.
“Solla këtu karakterin stil Putin të këtyre zgjedhjeve, i cili u gërshetua me karakterin e shtetit mafioz.
Industria e blerjes së votës ishte një industri në pronë të narkoqeverisë dhe narkotrafikantëve dhe oligarkëve.
Unë u bëj thirrje medieve që janë në një orë të zezë në raport me publikun shqiptar, me qëllim ose verbërisht po bëjnë apologjinë e këtij krimi monstruoz ndaj shqiptarëve.
Ata punonjës të medieve, që kanë minimumin e ndërgjegjes profesionale, i ftoj për një moment të hedhin sytë në hartën elektorale, në rezultatet elektorale dhe do gjejnë se partia e Doshit është tullumbacja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.
Partia e drejtuar nga një njeri që nuk ka njeri prej jush që të mbajë mend një fjalë politike të shqiptuar prej tij, se ai flet vetëm me gjuhën e parave.
Të jeni të sigurt se Rama ka përdorur shumëfishin e tij. Ju bëj thirrje punonjësve të medias, shikoni rezultatin e partisë së Doshit, dëshmia më e zezë, më e turpshme e blerjes së votës.
Flet vetë. 13 milionë euro ka fituar vetëm një ndërmarrje të shtetit Tom Doshi. 13 milionë euro nga Edi Rama.
Nëse ndokush mendon se vota për partinë e Tom Doshit është kontestatore, gabon rëndë. Është thjesht votë e blerë. E keni parë të bëjë fushatë? Unë asnjëherë nuk e kam parë. Ka bërë një darkë nderimi për Nikulajn dhe aty bëri sulme politike. Berisha tha donte ta politizonte. Unë në fakt, çdo këshilltar po u vra në fushatë, ka një karakter të papranueshëm. E vetmja fushatë e aleatit të Ramës, Tom Doshi ishte një sulm ndaj Berishës dhe vetëm para dhe para.
E them këtë sepse mjafton që një gazetar të shkojë në Mamurras dhe të pyesë qytetarët si votuan. Mjafton që një qytetar të shkojë në Blinisht, të shkojë në Klos. Ndjej keqardhje të thellë kur përpiqen të injorojnë aktet e blerjes masive.
A e dini që janë mbledhur kartat e pensionistëve se do u duhen për shpërblimin? Dy javë para. Janë mbledhur kartat e identitetit të invalidëve. Ne kemi dokumente, nuk bëjmë asgjë pa dokumente. Nuk bëjmë asnjë sulm të padokumentuar.
Ne po mbledhim dhe do vazhdojmë të mbledhim dokumente për strategjinë e mbrojtjes së votës.
Mbrojtja e votës është objektivi më madhor i yni,” tha Berisha. syri.net