Nga thirrja që Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i drejtoi sot nga Kuvendi, Parlamentit Europian dhe Kongresit të SHBA-së.
Berisha: I bëj thirrje, Komisionit Europian që të mbajë qëndrimin më të rreptë, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa kontrolluar aferën e tmerrshme multi-miliardëshe të Portit të Durrësit, që tani së fundi del se përfitues përfundimtar nuk është më “Emaar”-i, por është dikush i afërt i Vuçiçit!
I bëj thirrje Komisionit! Porti i Durrësit është port i shpallur nga Sekretariati i Transportit të BE si port strategjik. Edi Rama me këta ministra duan të ndërtojnë Dubain e tyre! Vetëm toka aty kushton 3 miliardë euro! Ndërtimi është i llogaritur 4 miliardë euro! Gjithçka pa garë! Gjithçka pa asnjë konsultë!
Ju lutem, kini mëshirë edhe për taksat e qytetarët shqiptarë, edhe për taksat e qytetarëve europianë! Po shtoj gjithashtu, se paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përdorur në aferën e djegësave. Prandaj, kujdesin më të madh!
Njerëzisht i kërkoj KE-së, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa hetuar plotësisht aferën e Butrintit! Një aferë gjigante korrupsioni, shpërbërja e njërit prej parqeve më të çmuara të Shqipërisë, të rajonit dhe të Europës, kryekëput mbi bazën e korrupsionit!
I bëj thirrje, Parlamentit Europian dhe Kongresit të SHBA të ndërmarrin një hetim të plotë për këto afera të mëdha! Shqipëria ka tejkaluar çdo lloj limiti, linje të kuqe për sa i përket vjedhjes dhe korrupsionit.
Thirrja ime për KE-në është një hetim për monumentet e nacional-korrupsionit në Tiranë, kullat e drogës! Për shqiptarët dhe europianët, kam një të dhënë zyrtare: Indeksi i ndërtimeve në Shqipëri është mesatarisht tri herë më i lartë se në çdo vend të BE. Çmimet në Shqipëri jo vetëm që s’janë ulur, por qëndrojnë në vendin e tretë më të lartë në Europë.
Droga, lumenjtë e drogës po e rrënojnë këtë vend!
Instituti i Statistikave të kësaj qeverie njofton se vitin e kaluar, u rritën me 9,3%. Narko-rritje klasike, sepse punësimi, punësimi u rrit vetëm 0.5%!!!
Pra, çfarë janë këto kulla?! Këto janë “mullarë” gjigantë të drogës të Edi Ramës.
I bëj thirrje Komisionit Europian të hetojë në të gjitha anët, sepse Tirana zien dhe gumëzhin se në kulla është bashkëpronar Edi Rama dhe siç thotë populli shqiptar, “Ku ka zë s’është pa gjë”.
Ka shumë eksponentë të tjerë që mund të përmenden emrat, por të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Një hetim ndërkombëtar do të ishte një ndihmë jashtëzakonisht e çmuar për shqiptarët!
Edhe njëherë përulem me nderim të madh para bujarisë të Komisionit Europian dhe taksapaguesve europianë. Por njerëzisht u kërkoj të kushtëzojnë çdo qindarkë, me disa kushte, për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë nga një klikë që po i vjedh natën, ditën, në festa, në gëzime, në hidhërime, në çdo gjë, në çdo akt, në çdo vendim, në çdo firmë!”
Komentet