“Qytetari dixhital më thotë se TV-të kanë video të tjera. Unë i besoj qytetarit dixhital. Qytetari dixhital më thotë se ka 1 ose dy video të tjera. Janë video të skandalit seksual dhe unë kam besim se TV- të do ti nxjerrë ato”- ka deklaruar ish kryeministri Berisha mbrëmjen e së hënës në emisionin ‘Tonight’.
Ai la të kuptohej se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të mazhorancës aktuale, por pa përcaktuar se çfarë niveli bëhet fjalë. Ai iu referua rastit të ish kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili për të përshkruar natyrën e videopërgjimeve, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për skandale seksuale.
Biseda në studio:
Tare: Ju keni deklaruar se skandalet e video-përgjimeve nuk do të jenë në periferi, por në qendër të pushtetit. Keni ndonjë video që do ta bëni publike?
Berisha: Unë kam një ligj, bëj publike vetëm videot politike, por theksoj këtu që për personat publik, jeta e tyre private është publike. Unë e kam vlerësuar shumë rastin e tv Ora që bëri transparent një fenomen të shëmtuar të personave që bëjnë kërkesa amorale për vende pune. Unë e vlerësoj këtë. Meqë më pyet po të përgjimet: qytetari dixhital më thotë se televizionet kanë video të tjera.
Tare: Ju vet nuk keni ndonjë video?
Berisha: Unë i besoj qytetarit dixhital dhe më thotë që x tv ka një ose dy video të kësaj natyre. Unë pres dhe kam besim të madh te tv që do t’i nxjerr ato. Edhe kur më tha për Riformaton, ata thanë se ishin mushkonja.
Tare: Nuk besoj se doni të thoni tv, apo do ta lini me keq?
Berisha: Më mirë të mos marr atë unë…
Tare: Cili është qëllimi i këtyre videove?
Berisha: Denoncimi i atyre njerëzve që nuk respektojnë standardet më minimale në qeverisje. Në qoftë se shkelen standardet ke marrë fund dhe gjëja e vetme është të largohesh dhe të hysh në jetën tënde private. Do ketë sepse është ky brumë…
Komentet