Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të ashpra nga Parlamenti, ndërsa vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk pranoi ankesën e deputetëve të opozitës për masat ndaj tij, e quajti antikushtetues.
“Janë deputetët e opozitës, të cilët me vendosmëri kanë denoncuar dhe denoncojnë vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës dhe ministrave. Deputetët e opozitës i kanë kallë tmerrin mazhorancës. Parlamenti ka më shumë gardist se deputetë. Parlamenti de fakto ka kaluar në ilegjitimitet dhe antikushtetues. Pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, të vendimit antikushtetuese të komisionit Rama-Brava votoi për heqjen e imunitetit tim dhe arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën. Ky krim nuk mund të mposhtë kurrë opozitën dhe dëshmon se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme që qëndron e palëkundur kundër kësaj bande në pushtet që ka vendosur diktaturën e saj. Përpjekja që bënë më 9 shtator kjo bandë me bandën ndërkombëtare të Xhorxh Soros, dështoi në mënyrë spektakolare. Kjo përpjekje do të dështojë me turp.
Kjo bandë dështoi në mënyrë spektakolare. Kjo përpjekje do të arkivohet, do të dëgjojë me turp. Këta kriminelë janë sot në pushtet dhe që kanë shkatërruar Shqipërinë më shumë se çdo pushtues. Këta deputetë pasurohen si shushunja, duke thithur gjakun e më të varfërve, kanë përzënë qytetarët nga Shqipëria. Këta i pret verdikti i madh i opozitës, i gjyqit të madh, i kombit shqiptar dhe i historisë së tij. Këta kanë sjellë dhjetëra gardistë dhe struken për të mbrojtur krimin e tyre. Siç u zvarrit ati i tyre shpirtëror, do të bëhen. Këta s’kanë asnjë forcë për t’i penguar shqiptarët për të vendosur idealet e tyre. Sot është ditë betejë, pasi ne do të qëndrojmë dhe është ditë frymëzimi për ne. Atë që ngriti ky grup kriminelësh, ne do ta bëjmë pëlhurë. Ndaj edhe thirrja “O sot o kurrë”, është misioni ynë”, tha Berisha përmes një video në Facebook.bw