Voal – Ish-kryeministri Sali Berisha thotë në Facebook se kryeministri Rama ka lexuar një fjalim të tij për plehrat.
Berisha thotë se fjalimi i Ramës ësht identik si fjalimi që ai ka mbajtur në 2013.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Te dashur miq! Ne nje akt pabesie ekstreme, tradhetie te hapur, arrogance te papermbajtur, Rama riktheu ligjin per importin e mbetjeve jeshile, te cilin ai e abrogoi ne perputhje me zotimin e tij solemn elektoral qe ne javet me te para te ardhjes ne pushtet!
Ne kete akt tradhrtie te hapur, pabesie ekstreme dhe superarrogance ndaj te gjthe shoqerise civile, aleate te tij kunder importit te plehrave por dhe dhjetrra mijra qytetarve qe firmosen peticionin per referendum per ndalimin e importit te plehrave, ne vend te nje ndjese publike per mashtrimin dhe paftyresine e radhes ai, ne menyre te paskrupullt, ju lexon shqiptareve si te vetat fjalimet e mia per listen jeshile te vitit 2013 por nuk thote nje fjale per referendumin qe ishte caktuar nga presidenti i republikes te mbahej ne dhjetor te vitit 2013. Une nuk mohoj se ato jane fjalimet e mia por sqaroj opinionin se:
Pavaresisht nga mendimet e mia, duke ditur problematiken dhe shqetesimin e ligjshem qe krijon tek çdo qytetar rreziku i importit te plehrave, vendosa per ti hapur rrugen referendumit ne menyre qe çdo qytetar te shprehe me voten e tij qendrimin individual ndaj ketij problemi shume te ndjeshem per qytetaret e vendit.
Mirepo Rama sapo erdhi ne pushtet abrogoi ligjin dhe deklaroi se nuk ka nevoje per referendum pasi kjo gje nuk do te ndodhe kurre! Kurse tani reciton si papagall fjalimet e mia dhe nuk kerkon as ndjese per aktin e tij jo civil, arrogant dhe primitiv dhe nuk thote nje fjale te vetme per referndumin popullor si kushti me themelor per te vendosur per kete çeshtje.
Gjithashtu ju drejtohem sipermarresve te riciklimit dhe u them beni nje gabim fatal te pranoni qe te shkelmohet me nje valixhe me 4 milion euro te mafies transadriatike te plehrave, e drejta per referendum e qytetareve shqiptar.
Ju bej thirrje qytetareve te mos pranojne shkelmimin e nje te drejte themelore kushtetuese te tyre, ate te demokracise direkte apo te vendimit te popullit me referendum ne emer te mafies italo – shqiptare te plehrave.
Komentet