Berisha denoncon Sado-Gjykatën: Rama tani i përvetëson pronat përmes ‘ushtarëve’ të tij!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë shtypi sot për të denoncuar, “me ashpërsinë më të madhe, siç u shpreh, “ vendimin e fundit të Edi Ramës, me të cilën ai dëshmon çdo ditë e më shumë, se Gjykatën e Lartë apo Sado-Gjykatën (tani e tutje do ta quani Sado-Gjykatë apo GjykataSadushi) e ka kapur përmes Sadushit të tij.”
“Përsa koordinohet në planin e masave, në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve, Edi Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë sui generis për qytetarët shqiptarët dhe kjo është një histori e rëndë turpi, – theksoi Berisha.
“Edi Rama, përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave dhe ushtarëve të tij në administratë.
Mungesa e transparencës, shkelja e ligjit janë parimet bazë të punës së tij të qeverisë së tij që pa dyshim do të filtrojë rekurset sipas porosive që Agaçi do të shpërndajë sipas urdhrave të Ramës, që tashmë me vendimin e tij vendos publikisht dhe haptas vendos kontrollin mbi sistemin gjyqësor,” nënvizoi kreu i PD-së në vazhdim.
‘Klane mafioze të tokave dhe territoreve’, Berisha: Qeveria po koordinohet me gjykatën dhe po krijon favore
Berisha theksoi se Rama tashmë ka treguar haptas se ka kapur sistemin gjyqësor.
Më tej Berisha u shpreh se qeveria në emër të Reformës në Drejtësi po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar.
“Me vendimin e tij tregon haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Në mungesë të transparence dhe dëmit kolosal që mund ti shkaktohet shtetit për rrjedhojë taksapaguesve shqiptarë, Këshilli i Ministrave vendos të heqë dorë nga rekurset për Gjykatën e Lartë për çështjen me natyre civile. Mafia e tmerrshme e tokave nuk shkon më në Gjykatë të Lartë. Ky vendim sipas Ramës është bërë me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve…Vlera ë kësaj tërheqje është miliard euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarë shqiptarë. Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar. Pas këtij vendimi qëndrojnë klanet mafioze të tokave, të territoreve, të kontrabandës…Vlerësimi për rreth 3800 dosje do të bëhet nga ushtarët e partisë, e sigurtë dora e zezë e Delinës, dhe që të gjithë militantë të PS të klubit juridik Qemal Stafa do të përzgjedhë se kush do falet dhe kush nuk do të falet. Nuk ka nevojë për gjykatës. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshme, mazhoranca nuk plotëson vende,. Përse ? Sepse i do të gjithë të klonuar, allasadush, alladvoran….”, tha ai.
Berisha: Me tërheqjen e rekurseve, amnistohet mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe pronave!
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ngritur alarmin se me tërheqjen e rekurseve nga institucionet shtetërore, “mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet! Nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çoje “qesen” në Apel se sipër ia ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë”, theksoi ai gjatë konferencës për shtyp.
“Mungesë të plotë transparence pa asnjë analizë të detajuar të rasteve, – tha Berisha, – por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit, për rrjedhojë taksapaguasve shqiptarëvë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në vartësi të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative apo civile.
Imagjinoni, pra, mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet! Nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çoje “qesen” në Apel se sipër ia ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë.
Ky vendim, sipas Ramës, është bërë “me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve të Gjykatës së Lartë dhe përllogaritet se numri i rekurseve nga të cilat do të tërhiqen institucionet shtetërore, të jetë 3800.. Por vlera e kësaj tërheqjeje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë.
Në emër të Reformës në Drejtësi, Qeveria po koordinohet më Sado-Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për individë apo persona juridikë të caktuar. Ju garantoj se prapa këtij vendimi, qëndrojnë lobet, klanet mafioze të tokave , të territoreve, të kontrabandës dhe me radhë.”
Berisha: Rama, Don Agaçi dhe Fico do të vendosin kush falet e kush jo, janë bërë gjykatësit supremë
Nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështjet të ndryshme të klientëve të saj.
Sipas Berishës këto dosje do të kontrollohen nga Delina Fico me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ të përzgjedhin se kush do falet dhe kush s’do falet.
Ai tha se stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë.
Berisha: E sigurt dora e zezë e Delinës, me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ do përzgjedhë përsosmërisht kundrejt barrëve të rënda, ryshfeteve etj., se kush do falet dhe kush s’do falet. S’ka nevojë për gjykatës. Tani dalin Delinistët. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë edhe sot funksionon nga 2-3 që kishte ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshëm të dosjeve që janë krijuar. Mazhoranca nuk plotëson vendet pa asnjë pengesë nga askush tjetër. Pse e bën këtë, sepse do gjykatës të klonuar alla Sadush, si i thanë alla Dvoran, Dvorani është akoma lojtar rezervë.
Stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë, por zgjidhja është gjetur o burra të hapim tenderin e fundit të turpshëm që të vjelim miliona, miliona, miliona euro në çështjet civile duke ua faturuar tërësisht këtë në kurriz qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve shqiptarë. Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në 3 shkallë. Përkundrazi shkallë supreme e drejtësisë tani është Edi Rama dhe don Agaçio. Janë bërë tani gjykatësit supremë me këtë vendim turpi dhe antikushtetues.
Vrasjet, Berisha: Droga është bërë normë në Polici, Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pranoi sot se këta muaj pa protesta nga demokratët, kanë qënë kohë e humbur për PD-në, por se kjo parti e ka pasur të domosdoshme që ta shfrytëzonte këtë periudhë për riorganizimin e saj. Ai theksoi gjatë konferencës së sotme për shtyp se një arsye e fortë për protestë kanë qenë dy vrasjet e fundit të kryera nga policë të drogës.
Për mosfillimin e protestave, Berisha tha: “Është procesi që po kalon Partia Demokratike, një proces i domosdoshëm, jetik për rithemelimin e saj dhe asgjë tjetër. Keni shumë të drejtë, është një kohë e humbur për protesta. Mund t’ju them ju se mjafton dy vrasjet e fundit nga policë të droguar, njeri u ekzekutua brenda në komisariat, tjetri me probleme të shëndetit mendor, që s’kishte pasur agresivitet asnjëherë, të dy të droguar.
Droga është bërë normë në polici dhe Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës, gjëja më absurde, më kriminale, më e paimagjinueshme dhe faktikisht të dy vrasjet janë të lidhura me drogën. Ndaj dhe ne …Nuk do të mbetet pa u dëgjuar edhe fjala jote për protesta. Po, po.”
Berisha: Gazment Bardhi të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan
Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën për shtyp ka komentuar edhe deklaratat e Gazment Bardhit për kandidatin demokarat të të përndjekurve. Berisha tha se ai duhet të japë shpjegime për vrasjen e ndodhur në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai i bëri thirrje Bardhit, “të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan”.
Sali Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë, është i pashpresë.
Të zbardhë një herë të mos i thurë lavde SPAK se do i japim atë shans apo këtë shans, po të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan, e them sepse ai nuk ishte, askush s’është për t’u vrarë në konceptin tim, jo ne jemi vend pa dënim me vdekje. Bardhi … përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Para se të rrijë të merret me këto të shkojë të japë sqarime.
SYRI.NET
Komentet