Byroja e Kuvendit përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha për 10 ditë për deklaratat e lëshuara një ditë më parë prej tij në seancë plenare.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga salla e seancës plenare të Kuvendit që të armatosen për t’u mbrojtur nga qeveria.
Pas kësaj deklarate, reaguan deputetët socialistë që dorëzuan në Byro kërkesën për përjashtimin e Berishës me 10 ditë, ndërsa ministri Tahiri kërkoi edhe nga Prokuroria nisjen e hetimeve për shkeljen e Kodit Penal.
Kjo ndodh për herë të parë në gjithë karrierën e tij politike dhe parlamentare.
Komentet