I pari që e hapi fjalën në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në qytetin e Shkodrës , pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit, ishte Asllan Dogjani, deputet i PD.
Dogjani u shpreh se është e dhimbshme që sot bashkë me qytetarët e Shkodrës po vijmë këtu për të protestuar lidhur me atë që ndodhi dy ditë më parë ku u vranë dy të rinj dhe një nënë që ishte kalimtare duke lënë 3 fëmijë të saj në mëshirë të fatit.
“Në këtë gjendje që ka përfunduar rendi e siguria ndikojnë shumë faktorë, po në radhë të parë ka të bëjë që grupet kriminale nuk mund të kryejnë këto vepra nëse nuk kanë mbështetjen e policisë”– u shpreh Dogjani.
Asllan Dogjani:
“Të them të drejtën unë kam punuar në Shkodër dhe është e dhimbshme që sot bashkë me qytetarët e Shkodrës po vijmë këtu për të protestuar lidhur me atë që ndodhi dy ditë më parë ku u vranë dy të rinj dhe një nënë që ishte kalimtare duke lënë 3 fëmijë të saj në mëshirë të fatit.
Shkodra është një qytet i mrekullueshëm çdo cep ka historinë e saj me një popullaritet të mrekullueshëm që e duan rendin e sigurinë publike.
Sot duhet të vinim për ta vizituar këtë qytet të mrekullueshëm, dhe jo të mblidheshim për këtë kauz ku në mes të ditës dy të rinj dhe një nënë e cila po shkonte për të punuar arat la pas tre fëmijë.
Në këtë gjendje që ka përfunduar rendi e siguria ndikojnë shumë faktorë, po në radhë të parë ka të bëjë me faktin që grupet kriminale nuk mund të kryejnë këto vepra nëse nuk kanë mbështetjen e policisë.
Fakti që në mes të ditës lëvizin të armatosur të qëllojnë me automatik do thotë se ata nuk mund ta kryejnë këtë vepër pa mbështetje.
Grupet kriminale nuk janë vetëm në polici, por po drejtojnë qeverinë. Në dosjen ‘Metamofoza’ kemi parë se si drejtues policie flisnin me grupet kriminale dhe kjo do të thotë se vendi e Shkodra janë katandisur si mos më keq”. sn
Komentet