Nga foltorja e Kuvendit ish kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje pyetjes direkte të bërë nga deputeti socialist Erjon Braçe për zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Berisha ka deklaruar se nuk ia kishte dëgjuar kurrë emrin Remzi Hoxhës dhe për herë të parë për të i kishte treguar Adem Demaçi, ndërkohë që ka akuzuar direkt ish kreun e SHISH-it, Fatos Klosin për zhdukjen e dosjes së Hoxhës.
Përgjigja e Berishës për çështjen “Remzi Hoxha”
Cdo njeri i zhdukur, i vrarë, i ashtu është keqardhje dhe dhimbje, por do sqaroj se as jam impresionuar e as impresionohem nga përdorimi politik i cdo ndodhie qoftë. E kam shpjeguar dhe e shpjegoj prape, rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaci, jam marrë me gjithë mundësitë e mia, nuk kisha pasur kurrë as informacion e as emrin nuk ia kisha dëgjuar, u tha se ka marrë pjesë në autobombën e Gligorovit, s’kam pasur informacion, u akuzua për atentat ndaj Sali Berishës, s’kam pasur informacion, zero informacion, u tha më vonë se ka folur se është takuar Arkani në Shkodër me Gazideden, Pjetër Arbnori s’ma kishte thënë, këto ishin sajesa të atyre që përdorën një njeri që mbase e zhduken vetë për qëllime politike, u tha se ka fol se është takuar Berisha me Milloshevicin, atij kam tentuar ti bëjë ate që meritonte, pyet Fatosin cfarë i ka thënë, cilin ka deklaruar non grata, unë s’kisha motiv, as me Gligorovin, unë dënova takimin e ftuar nga Micotaqits në Athinë që dështoi, takimet bilaterale me Milloshevicin i bëtë ju dhe kjo është e njohur.
Unë ika në opozitë, erdhi rebelimi komunist, kush e mori, SHISH e mori Fatos Klosi. Gjënë e parë që bëri Klosi zhduku dosjen e tij, nëse do ndokush sot janë dëshmitarët që e kanë ndjekur për dy dosje, dosja ndërtohet plotësisht, mendoni ju se Klosi po kursente, si ka mundësi për vitet që e drejtoi me krime nuk bëri hetimin, pse nuk e beri, si ka mundësi që Arben Rakipi nuk formuloi dot akuzën më të vogël.
Konstatova që cdo zgjedhje do dilte në skenë ky problem, këtë problem qeveria ime ka pasur zero informacion, nuk ekziston asnjë informacion, doni të shpifni për llogari të të tjerëve vazhdoni sa të doni, se kam kënaqësi kur ju dëgjoj të jetoni në kohën tim dhe ju garantojnë se nuk do dilni dot prej saj. Kërkesa e Braçes Reagimi i Berishës erdhi pas thirrjes së deputetit Braçe, që i kërkoi të tregonte vendin se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhes.
“Sa herë vij në sallën e Kuvendit, sjell në vëmendje atë që kam kaluar, por janë gjëra që janë mbyllur brenda qenies sime, por një gjë nuk ua fal, që na kërkoni të heshtim për ato krime që s’kanë lidhje me një palë, por kanë lidhje drejtpërdrejtë me funksionarë të asaj periudhe.
Dua të kujtoj rastin e Remzi Hoxhës, unë e kam njohur kur isha gazetar te Zëri i Popullit, ai ishte një shqiptar i madh që ka luftuar për idealin dhe atdheun e tij, këtej e andej kufirit. Jemi në ditët, në vitin e 20-të kur ai nuk është më, sepse u rrëmbye, torturua, vra, zhdukën eshtrat, jemi në kohën kur familjarët e tij kërkojnë kockat, për të pasur një varr e për ta qarë me ritet e shqiptarëve atje mbi varr. Keni detyrimin si gjysh, prind, vëlla, si çfarë të doni quajeni veten, t’i thoni familjes se ku janë eshtrat e tij, pjesa tjetër është e drejtësisë, ku janë eshtrat, është një gjë që e kërkon djali i tij për 20 vite, ia ke borxh ti, unë e kushdo tjetër, ti tregojmë dhe dorëzojmë eshtrat atij djali, eshtrat e një shqiptari të mirë që luftoi deri në fund për atdheun e vet, kjo nuk duhet të marrë fund.I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm që padiskutim ashtu si cilindo keqbërës që ndodhet kudo në botë e po vjen këtu për llogari të drejtësisë, të sjellë edhe kasapin e atij regjimi, Ilir Kumbaron, ta sjellë këtu në bazë të vendimit të gjykatës që u sabotua vetëm që ai t’i shpëtonte drejtësisë. Unë nuk kompleksohem fare, ta bëjmë këngë, barsaletë, skeç po të duan këtu do jem, krim pa ndëshkim në këtë vend nuk duhet të ketë më”.
REAGON TAHIRIPër interesimin dhe thirrjen që më bëri deputeti Brace për cështjen e Remzi Hoxhës dua të bëj me dije se në detyrën që ushtroj kam marrë takim me të birin e të ndjerit Remzi Hoxha i cili ka kërkuar me të drejtë që MPB dhe prokuroria e gjykatat të veprojnë që një prej të dënuarve të bëhet cështe e mundur të vuajë dënimin sic i takon në Shqipëri. MPB dhe Policia ka për detyre të bëjë gjithcka për të rikuperuar atë që ka qenë një vonesë e qëllimshme për të mos bërë shteti detyrën e duhur që Kumbaro të vinte për të vuajtur dënimin këtu po u shty me dashje për të kaluar afatet vetëm që mos të vinte këtu. Dosja dhe vendimi gjyqësor disponohet dhe është mjafti i qartë për përgjegjësitë penale të gjithë atyre që kanë pasur është pa të them gisht dhe dorë për pëgjegjëesi të plotë për eshtrat e një shqiptari të zhdukur nga shërbimi sekret, me prova të padiskutueshme nuk bëri asnjë ditë burg. është provuar në gjykim që Berisha është vënë në dijeni 3 ditë pas nga familjarët e të ndjerit duke i kërkuar të gjejë ku është Remzi Hoxha.
është provuar që është kontaktuar në zyrën e tij nga familjarët e Remziut për ti kërkuar mëshirë ti sillnin familjarin gjallë, është provuar në gjykim se drejtori i SHIK të asaj kohe ska kthyer përgjgiej për muaj me rradhë nëse targa e makinës i përkiste shik apo jo. madje gjergj jorgo, bashkim gazidede në atë kohë të gjithë në varësi personale institucionale të berishës si kthenin përgjigje prokurorisë për muaj të tëre nëse targa e makinës i përkiste apo jo shik. i nderuar deputet e kam për detyre t’u përGjigjem ju e qytetarëve e tu them se MPB ska më hapësirë për të gjetur përgjegjësi ligjore të shtuara dhe secili që ka pasur detyre shtetere atëherë edhe me dije ka shkaktuar torturë shtetërore kriminale ku njëri prej tyre remzi hoxha nuk doli më gjallë. për mua ai ishte një krim shtetëror që kulmonte tek zyra e ish presidentit të republikës së shqiperisë. do kërkojmë nga autoritetet angleze për të kapur dhe për të sjellë para drejtësisë shqiptare Kumbaron.
REAGON NOKATë flas për një ngjarje kur ky i ka pasur buzët me qumësht dhe mbahej me pelena, përpara se të flasë duhet tu sqarojë ku është stafuka, a ekziston ky njeri gjallë dhe ku është zhdukur, të flasë dhe të zbardhë vrasjen e shokut të tij të ngushtë.
Komentet