Nga Maqellara e Dibrës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha foli për çështjen e inceneratorëve.
“Besoj e keni marrë vesh se 420 milion euro janë dhënë për tre djegësa, sot asnjëri nuk punon. Çfarë ka ndodhur? Me thes kanë vjedhur. Po kush? Askush me në krye kryeministrin. Të marrësh paret me qindra milionë euro nga buxheti, nuk i prek kush pa lejen e kryeministrit. Ai është gardiani.
Komisionin hetimor e mbyllën para një muaji dhe kur i denoncova në parlament, u detyruan ta rikthejnë përsëri vetëm për luftë të brendshme midis njëri-tjetrit.
U ndala te kjo aferë ndër më të mëdhatë në 30 vite për t’u thënë se nëse kjo qeveri do kishte investuar 420 milion euro në kanale ujitëse ju garantoj që të gjitha kanalet vaditëse kudo në vend do ishin rindërtuar nga e para. Por ato para duheshin përvetësuar dhe nuk kishte pse t’u jepeshin fermerëve,” tha Berisha.
Më tej, ai tha se demokratët nuk do lejojnë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës që do përmbysë tokat e Dibrës.
“Më 6 mars duhet të votojmë për shpresën. Ndaj dhe duhet të votojmë për ndryshimin. 5 kryetarë bashkie, në mënyrë të turpshme, ndërroi qeveria e Edi Ramës në Dibër këto vite.
Nuk do lejojmë ndërtimin e Skavicës. Kjo trevë nuk përmbytet kurrë. Ajo do qëndrojë siç e ka bërë Zoti. Të harrojnë se do përmbysin një pëllëmbë tokë. Nëse duan të ndërtojnë Skavicën, e kanë projektin. U them të heqin dorë, nuk përmbytet Dibra. Ajo u ka rezistuar pushtuesve në mënyrën më heroike. Edi Ramën nuk e ka gjë fare,” tha Berisha.
“Kam një përshëndetje për ju që kapët atë atë kriminelin që blinte vota këtu në Maqellarë. Po ku është ai sot? Është i lirë, pasi Lulzim Brava ju tradhtoi. Nëse do mbronte votat siç i mbrojtën demokratët e Maqellarës, do ishim në pushtet. Po ai e kishte mendjen që të qeveriste me Ramën. Në fakt, atë Rama e kishte marrë peng. Kjo është e vërteta absolute”.
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, denoncoi nga Maqellara e Dibrës sërish aferat e Lulzim Bashës me Edi Ramën, duke nisur nga skandali i Toyota Auris.
Berisha u bëri thirrje dibranëve që të mos i japin asnjë votë kandidatit të Bashës.
“Aferat e tij me Ramën janë të tmerrshme në Portin e Durrësit, janë të tmerrshme në selinë që e mbrojti me gaz, ku do ndërtohet Parku i 4 Hajdutëve. Në këto rrethana, Edi Rama me policë dhe gjykatës i jep atij logon e PD dhe kujton se do mashtrojë demokratët.
Ka sjellë një kandidat, pas të cilit shkon përditë Naimi. I them Naimit që bën shumë gabim: shkelmon mbi investimin tënd dhe familjes tënde të mrekullueshme. Sepse vëllai i tij ka qenë një dibran, një patriot i vërtetë. Edhe Naimi punon dhe e kam mbështetur, por t’u thuash dibranëve që duhet mbështetur Basha se është dibran, çfarë dibrani është ai? Ai nuk shkoi në takimin e dibranëve. Ai është një njeri që nuk e di se nga është.
Problemi i tij është se ai është politikan i dobët. Kushdo që ia sheh sondazhet, pyetja: cila është karakteristika e Lul Bravës: Lider i dobët, nuk është lider me një fjalë. Pra Naim, me një njeri me të cilin PD shkoi nga humbja në humbje, po i harrojmë të tjerat, një njeri që nuk e çoi PD-në njëherë në fitore, prapë do shkosh pas tij?
Ftoj demokratët e Dibrës të bashkohen të gjithë: asnjë votë kandidatit të Lul Bravës. Çdo votë për të është humbje për PD-në. Logoja e vërtetë e jona është Shtëpia e Lirisë. Duhet të falënderoj aleatët e mi që janë sot këtu. Shpreh bindjen e thellë se së bashkë me aleatët do shënojmë një fitore të shkëlqyer në Dibër dhe në bashkitë e tjera. Revolucioni ynë nuk ndalet. Ne do ecim të sigurt drejt përmbytjes të këtij shteti të bazuar te krimi, vjedhja dhe korrupsioni. Ne do rikthejmë në pushtet PD-në dhe opozitën e vërtetë shqiptare,” tha Berisha.
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në një takim në Maqellarë të Dibrës, tha se zgjedhjet e 6 marsit kanë një rëndësi të madhe.
“Vij këtu sot me bindjen time të plotë se mbështetja juaj për Premtim Kryemadhin, njëri nga bijtë e përkushtuar të Dibrës, intelektual, familjar dhe demokrat që në ditët e para të themelimit të PD-së, zyrtar i ndershëm dhe i përkushtuar, njeri të cilin demokratët e Dibrës e zgjodhën me votën e tyre të lirë.
Vota dhe besimi juaj për Premtimin do kthehet në shërbim për ju. Premtim Kryemadhi do jetë një shërbëtor i bindur dhe i përkushtuar i juaji,” tha Berisha.
“Zgjedhjet e 6 marsit janë një provë e madhe jo vetëm për kryebashkiakët që do zgjidhen, por janë një provë e madhe për opozitën e vërtetë shqiptare në tërësi. Ato mbartin mesazhin e fillimit të një ndryshimi të madh. Ato mbartin në vete, farën e shpresës për të cilën ka sot nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër, familja shqiptare, të rinjtë shqiptarë.
Ne jemi në këto vite, një shoqëri në shpërbërje, vite në të cilat të rinjtë dhe fëmijët largohen nga familjet. Lënë prindërit vetëm dhe vetë marrin rrugë pa ditur se cila do jetë e ardhmja e tyre. E gjitha kjo jo se Maqellara, Dibra dhe Shqipëria nuk kanë pasuri, nuk kanë potenciale për të begatuar, për të punësuar, për të garantuar të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve të tyre, por sepse ndiqen politika të cilat janë absolutisht të ngjashme me platformën e Vaso Çubrilloviçit në Kosovë ndaj shqiptarëve,” tha Berisha. syri.net
Komentet