Sali Berisha e ka komentuar në mënyrën e tij dorëheqjen e Nasip Naços dhe emërimin e Manjanit me dy statuse sot në Facebook:
Statusi Nr.1 “Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te “aleances se qelbesirave”!
Te dashur miq, Naço dha doreheqjen, si deshmi e shkerrmoqjes se “aleances se qelbesirave”. Ai nuk mund te pajtohej me Edi Ramen dhe perjashtimin e ministrise se drejtesise nga reforma e sistemit te drejtesise dhe zevendesimin e tij dhe ministrise qe ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, perfaqesuesi i klaneve te droges dhe krimit dhe suita e tij, qe ka hartuar, ne perputhje me urdherat e Rames, projektin e asgjesimit te pushtetit gjyqesor dhe zevendesimit te tij me vullnetin e Edi Rames! sb
Ja dhe statusi i dytë i Berishës:
“Bojkoti si mekanizem nenshtrimi dhe poshterimi i Rames nga Meta!
Te dashur miq, me emerimin e ish socialistit anti-Rame, Manjani, Meta me shume se menderos Ramen!
Ai i fut ne kabinet te vetmin LSI-st te kundershtuar ne menyre kategorike dhe te perseritur nga Rama.
Veto e meparshme e Rames ndaj Manjanit lidhet si me largimin e tij demostrativ dhe anti-Rame nga PS por dhe me specifikimin publik nga Manjani i spektrit te perversiteteve te Rames gjer ne “nekrofil i Athines”.
Por me dy bojkotet e fundit te parlamentit, Meta i tha Rames se je i vetmi kryeminister ne planet pa qeveri ndaj dhe ky i fundit e pranoi Manjanin duke kercyer nga sevdaja. Te shohim a do kete bojkot tjeter te Rames nga Meta! sb
Komentet