VOAL

VOAL

Berisha: Më 11 dhjetor do rithemelojmë PD-në! Ja pse do mblidhemi në stadiumin AirAlbania

December 8, 2021

Komentet

Video LIVE/ Prova më e madhe e pushtetit për Vuçiçin, rrugët e Beogradit kthehen në lumenj njerëzish, ç’po ndodh në Serbi pak para nisjes së protestës

Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë 13-vjeçar mbi pushtetin.

Protesta është planifikuar për në orën 16:00 para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Tashmë mund të thuhet se kjo është një nga demonstratat më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë, antiqeveritare në dekadat e fundit, raportojnë mediat serbe.

Ndonëse protesta pritet të jetë si prova më e madhe e pushtetit të tij, Vuçic u shoreh dje se “nuk ka frikë nga asgjë” dhe se nuk do të lejojë që protestat në rrugë të ndryshojnë qeverinë.
“Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem gjallë. Unë nuk pajtohem me shantazhe dhe presione, unë jam president i Serbisë dhe nuk do të lejoj që rruga të përcaktojë rregullat në këtë vend”, tha ai.

Qindra oficerë policie të pajisur plotësisht u vendosën në dhe përreth Parkut Pioneer, të rrethuar nga traktorë. bw

VIDEO- ‘A ju ka kontaktuar Rama për fushatën?’- LaCivita: Unë nuk punoj për komunistët, apo produkte të komunizmit

I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që do drejtojë fushatën e Berishës tha se nuk ishte kontaktuar nga Rama drejtpërdrejt, por gjithësesi, unë nuk punoj për komunistët.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Chris, kryeministri shqiptar është një persona mjaft i pasur. Shpenzimet e tij janë marramendëse. Ndoshta ai bën jetën e luksit më brilante të çdo lideri në Europë, se në Shqipëri po e po. A ju ka kontaktuar? Në rast se do ju kontaktonte një kryeministër kaq i pasur që nuk ka llogaridhënie, nuk e fsheh luksin e tij, çfarë do bënit?

LaCivita: Ai nuk më ka kontaktuar ndonjëherë. Dhe unë nuk punoj për komunistët. Apo për produkte të komunizmit. Megjithatë ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe  garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë. Dhe të kemi nga pas edhe një Amerikë të fuqishme, e cila punon me Donald Trump-in. Dhe prandaj njerëzit duhet të zgjedhin këtë si model, si shembull dhe të votojnë për të ardhmen, dhe vota për të ardhmen është vota për Berishën dhe opozitën.

Çim Peka: Ju nuk punoni për komunistët, por miku im Rich Grenell, Ivanka Trump, Jared Kushner, janë takuar disa herë me kryeministrin, ata kanë ardhur për të bërë biznes në Shqipëri, që është gjëja më normale, por kryeministri Rama është munduar ta shesë si blerje influence në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë mendimi keni që familja e presidentit po bën biznes në një vend ku drejtohet nga komunistët dhe trafikantët?

LaCivita: Nuk mund të flas për këtë çështje sepse nuk jam i përfshirë në aspektet e biznesit, se çfarë bëjnë disa anëtarë të familjes…megjithatë e kuptoj se çfarëdolloj biznesi në Shqipëri është në të mirë të popullit shqiptar, çfarëdolloj zhvillimi, tani apo në të ardhmen, patjetër që do të sjellë fitime për njerëzit. Megjithatë ajo që është me rëndësi është fakti që gjithçka të organizohet me transparencë, në mënyrë të drejtë, të kuptohet se në çfarë forme funksionojnë. Megjithatë është e vështirë mendoj që që njerëzit të kenë besim te qeveria e tyre në qoftë se opozita fute në burg dhe i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje…dhe kjo është një prej arsyeve pse ne duhet t’i ndryshojmë gjërat.

VIDEO- ‘Është koha për ndryshim’, Berisha: Nesër, në ora 17:00, e gjithë Shqipëria në protestë

Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.

Eshte koha për ndryshim thuhet në fund të kësaj videoje, ku bëhet thirrje për protestën e neserme të opozitës shqiptare.

“Nesër, në ora 17:00, e gjithë Shqipëria në protestë”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Mehdi Malkaj: Atdheu është shitur copë-copë, o qelbësira, dilni ballafaqohuni këtu

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.

Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë se qeveria e Ramës e ka bërë atdheun të ndrysur.

Ju zonja dhe zotërinj që jeni nëpër makina, po të jeni vërtet qytetarë të mirë i fikni makinat dhe bashkoheni me ne. Ne nuk protestojmë vetëm per veten, por për të gjithë. E keni vënë re që kemi një atdhe të ndryshur? E dini pse është bërë atdheu i ndrysur? Sepse ky qelbësira i ka braktisur, i ka zhdukur të gjithë rininë, s’ka si të jetë atdheu i gëzuar. I ka zhdukur.

E keni vënë re që atdheu  është i rrudhur? Pse është i rrudhur? Sepse ky i ka shitur copë-copë atdheun, s’ka si të jetë i tëri. I rrudhur do të jetë. Çfarë do të bëjmë zonja dhe zotërinj? Çfarë do të bëjmë? Rinia, ajo që ka mbetur këtu. Çfarë do të bëjmë? do të rrimë, do të bëjmë sehir, të shohim si copëtohet atdheu?

Shit detin, jepi detin Greqisë, 12 milje det. Jemi këtij tjetrit, Trump, një ishull të tërë, sikur të kenë vdekur Shqiptarët.

Unë nuk besoj që jam shqiptari më i mirë, por besoj që jam shqiptar i mirë, këtë nuk e diskutoj. Dhe unë e dua atdheun tim dhe do flas për atdheun tim. O qelbësira, që jeni mbyllur atje nëpër zyra. Dilni këtu, ballafaqohuni. Na mbushni mendjen që ju e keni mirë dhe ne jemi gabim. Ju martë mortja ju martë, të gjithëve!”, tha aktori Malkaj. sn

VIDEO- Shqiptarët në Medvegjë, të vetmuar dhe mysafirë në shtëpitë e veta

Mosbindja civile, qytetarët i bashkohen thirrjes së opozitës, bllokojnë ‘Rrugën e Elbasanit’

Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiranës.

Nga videot që kanë mbërritur në redaksinë e SYRI-t, qindra qytetarët filluan mosbindjen civile, duke bllokuar urën te ‘Rruga e Elbasanit’.

Qytetarët po protestojnë prej muajsh kundër narkoshtetit të Edi Ramës, ku kërkojnë qeveri teknike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre pa ndikimin e bandave apo presionit qeveritar. sn

protestuesja lexon mesazhin e nënës së Martinit: Asnjë prind mos u provoftë me një dhimbje të tillë! Boshllëk që s’mbyllet kurrë

Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.


Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”
, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.

‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, shkodranët në këmbë kundër krimit politik

Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.

Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.

‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn

VIDEO- Alizoti nga Drejtoria e Policisë në Elbasan: Kur dhuna është prezente, shteti është në kulmin e dobësisë

Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.

Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi  kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.

“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori  i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.

Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.

Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.

Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.

I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn

VIDEO- Mosbindja civile, tensione në protestën e opozitës në Tiranë

Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.

Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.

Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.

“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw

VIDEO – Rrethrrotullimi i Milotit- Policia me skafandra e shkopinj gome, qytetari me plis në kokë i sfidon me…

Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.

Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.

I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.

Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn

VIDEO – Milot/ Bllokohen të dy krahët e autostradës, drejtuesit fikin makinat

Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.

Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.

 

Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,


Send this to a friend