Në mitingun përmbyllës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e Shtëpisë së Lirisë Hekuran Xhani ku ka kërkuar votën e të gjithë banorëve për të sjellë shpresën e shqiptarëve.
Berisha ka dënuar bashkëpunimin e Ramës me Bashën, ku sipas ish-kryeministrit, po punojnë për të dëmtuar kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Hekuran Xhanin.
Berisha: E vërteta është se banorët e Rrogozhinës dhe mbarë Shqipërisë, gjatë këtyre tetë viteve jo që nuk përmirësuan gjendjen e tyre ekonomike por përkundrazi sot ata janë më të varfrit me të keqpaguarit më të papunët se të gjithë banorët e këtij gadishulli. Ora e Shqiërisë me Ramën kryeministër ka ecur mbrapa dhe ka ndal në vendnumëro. Është vështirësuar jashtë mase jeta e baorëve të Rrogozhinës dhe të gjithë Shqipërisë.
Plerat kimike dhe inputet e tjera bujqësore janë dy dhe trefishuar në çmime, dengu i barit është dyfishuar. Ndaj dhe sot fermerët therin lopët me të cilat ata ndërtonin mirëqënien e tyre. Nafta për ju është e shtrenjtë njësoj si për fermerët e Zvicrës dhe të Suedisë dhe kjo jo se ligji nuk ia njeh subvencionimin e naftës fermerit, ligji ia njeh por qeveritarët e vjedhin e përdorin për vete dhe e ndajnë sipas linjave partiake dhe fatkeqësisht për ju nuk mbetet gjë.
Mbi të gjitha Edi Rama është sot njeriu që vret më shumë se kushdo tjetër shpresën e shqiptarëve dhe kjo detyron rininë e shqiptare të mari rrugët e dheut.
Çdo votë për Hekuran Xhanin në 6 mars është një mbjellje shprese për të rinjtë tanë, për veten tonë është mesazhi i shpresës për të cilën ka nevojë qytetari shqiptar dhe Shqipëria.
Krahas përfaquesit të Ramës këtu konkurron edhe përfaqësuesi i Lulzim Bravës, i bashkërënduar me të parin, me qëllimin më të pandershëm që të dëmtojë kandidatin e opozitës Hekuran Xhanin.
Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë demokratëve të Rrogozhinës që të bashkohen në 6 mars me opozitën e vërtetë dhe ta lëmë Ferdinandin në fatin e tij dhe të Lul bravës, në qoftë se nuk do të bashkohet edhe ai me ne.
Loja e Edi Ramës me fasadë opozitën është një lojë kundër lirive tona është një lojë kundër pluralizmit ndaj dhe ju ftoj të gjithë ju demokratë që keni ndonjë skepticizëm dhe ndiqni ish-kryetarin e partisë hiqni dorë prej tyre, bashkohuni me partinë tuaj, ju keni qënë opozitarë të vërtetë të tillë duhet të mbetni dhe ta provoni këtë në datën 6 mars.
Së fundi, thirrja ime për të gjithë ju, për të gjithë banorët e Rrogozhinës, në këto pak ditë që na kanë mbetur nga 6 marsi, të përdorni çdo mundësi komunikimi, me telefon, me mesazhe, me takime me çdo të njohur, çdo mik, çdo familjar tuajin që banon në këto gjashtë bashki që janë në zgjedhje të kërkoni votën e tyre për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë për opozitën e vërtetë. Rroftë populli i Rrogozhinës votoni për Hekuran Xhanin. syri.net
Komentet