Kryetari demokrat, Sali Berisha, mbajti një fjalim në aktivitetin e organizuar për të përkujtuar Kryengritjen e Postribës.
Berisha tha se kjo kryengritje ishte për flamur kombëtar.
“Është një nder i madh për mua t’u përshëndes përzemërsisht, të përulem me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme përpara luftëtarëve të lirisë të Postribës dhe Shkodrës, që 76 vjet më parë vendosën t’i përgjigjen me rezistencë të armatosur, me kryengritje, një pushtimi barbar që do instalohej në Shqipëri më 28 nëntor 1944.
Ky pushtim për shqiptarët ishte i dyfishtë në ato vite. Ishte pushtim i vendosjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Dhe unë u rikujtoj ju këtu, u rikujtoj shqiptarëve se vrasësi serial që komandoi hordhitë partizane në Shkodër dhe veri, Mehmet Shehu, do i shkruante Enver Hoxhës: se në kufirin ushtarak, Shkodrën e vendosëm nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme. Të tillë, pushtim e konsideruan qytetarët e Shkodrës, banorët e Postribës dhe veriut në tërësi.
Krahas këtij pushtimi, Shkodra dhe Shqipëria ishin në një pushtim të dytë. At Zef Pëllumbi përshkruan 28 nëntorin me ndërrimin e simboleve. U hoq flamuri kombëtar dhe u vendos flamuri jugosllav. E vërteta është se në Shkodër u vendosën zyrat e shërbimit famëkeq jugosllav, që grabiste dhe zhdukte nacionalistët e Shkodrës dhe të veriut, i bindur se ata nuk do të pranonin pushtimin serb, barbar të Shqipërisë.
Në këtë kontekst, kryengritja e Postribës, si kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri dhe Europë, ishte kryengritje për liri, ishte kryengritje për flamur kombëtar, kryengritje e atdhetarëve dhe patriotëve që donin një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste dhe padronët e tyre jugosllavë.
Kanë kaluar 76 vite, sot ne nderojmë veprën heroike të burrave dhe grave të Postribës 76 vite më parë, shumë prej të cilëve, u ekzekutuan me gjyqe dhe pa gjyqe për fajin e vetëm se po luftonin për liri. Fshatra të tjera u dogjën, mbi 1 mijë banorë u internuan në kampet më të egra të regjimit,” tha Berisha.
Berisha: Të shpëtojmë Postribën dhe Shqipërinë nga ky regjim monist, armiqësor dhe hajdut
Në aktivitetin përkujtimor për Kryengritjen e Postribës, kryetari i PD, Sali Berisha tha se Postriba dhe Shqipëria janë sërish në rrezik.
Ai tha se Shqipëria duhet shpëtuar nga një regjim monist dhe hajdut që po shkatërron vendin.
“Sot, pas 76 vitesh, Shqipëria është në një rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, e pushtetit të një partie, të përqendruar në duart e një cubi që nuk ka moral, që nuk ka nder, që nuk ka asgjë, që vjedh e plaçkit qytetarët shqiptarë çdo ditë. Ky është Edi Rama.
Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për t’i shtypur, për t’i shfrytëzuar, për t’i vjedhur më shumë. Çfarë bëri me kovidin? Nxori tanket, nga ana tjetër vidhte çdo ditë, ndaj edhe vdekshmëria e shqiptarëve shkoi në qiell.
Çfarë po bën me këtë krizë? Të njëjtën gjë. Me rritjen e çmimeve fiton qindra milionë, qytetarët i mashtron me thërrime.
Sot Postriba është sërish në rrezik, Shqipëria është në rrezik. Prandaj edhe ne duke u përkulur me nderimin më të madh për heroizmin e burrave të Postribës, le të zotohemi përpara këtij monumenti, se do mbrojmë idealet e tyre të lirisë dhe Shqipërinë do e shpëtojmë nga ky regjim armiqësor, hajdut, që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare,” tha Berisha.
Berisha: Rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë shtresën e mesme
Kryetari demokrat, Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp se rritja e çmimit të energjisë godet rëndë shtresën e mesme.
“Vetëm dje, Edi Rama dhe qeveria e tij tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të pamëshirë ndaj shqiptarëve. Ai paraqiti një paketë ndihmëse prej 15 milionë eurosh, ndërkohë që ka fituar 400 milionë euro nga rritja e çmimeve. Ai vendos më shumë për luksin e tij, vendos më shumë, shumë më tepër, për klientelën e tij.
Jo vetëm kaq, por dje ai njoftoi rritjen e çmimeve të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat.
Tani unë u jap një shifër ju, se këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Regjistrimi i vitit 2011, tregonte se 340 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një banesë. Tani kjo përqindje është më e lartë. Tani ky do i gjobisë në mënyrë cinike, të pashpirt.
Po kush goditet me këtë? Goditet shtresa e mesme, goditen mjekët, inxhinierët, biznesi i vogël. Këta nuk e përballojnë dot më jetën. Këta detyrohen të largohen. Dhe mbetet Rama dhe oligarkët e tij dhe njerëzit që ai i varfëron.
Dje kisha një të ri, që kishte ardhur nga Italia para disa vitesh. U trishtova. Më tha se po shes ato dy biznese në një fushë shumë interesante, sepse këtu nuk mund të shtyhet më. Ka shkatërruar mjedisin e biznesit.
Njoftoi dje se rritet me 42 lek kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë. Do të thotë se rritet 4.4 herë. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Zvicrën, Gjermaninë dhe Francën. Por a kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Kosovën, me Maqedoninë? 8 vite më parë e kishim rrogën mesatare mbi 20 përqind më të lartë se Kosova dhe Maqedonia,” tha Berisha.
Berisha: Rama është vasal i Vuçiçit! Qytetarët janë gati të nisin betejën përfundimtare ndaj regjimit
Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Shkodra se qytetarët janë gati të nisin betejën përfundimtare.
“A mund të pranohet çmimi i naftës me 2300 lekë, kur dje dhe pardje ka arritur uljen rekord në bursë me 80 euro fuçia?
Shqipëria po zien dhe qytetarët janë të gatshëm të nisin betejën përfundimtare kundër këtij regjimi, që i vjedh ata nga mëngjesi deri në darkë. Vetëm për luks ka shpenzuar këto kohë, 30-40 milionë euro. 4 milionë euro vendos instalacionin me arka druri se i pëlqen syrit të tij, në oborrin e kryeministrisë….
Duhet t’i japim fund sa më shpejt kësaj vjedhje monstruoze. Nuk kemi pse largohemi ne nga Shqipëria.
Ka sjellë dy ndotës gjigantë në portin e Vlorës. Ndotës që prodhojnë sasi squfuri, të barabartë sikur të fusësh 100 mijë makina në ditë dhe të qarkullojnë 100 kilometra në ditë. A mundet një njeri, t’u sjellë një helmim të tillë qytetarëve të një qyteti? Vetëm një njeri i tillë merr vendime të tilla…
Postriba frymëzon çdo njeri të qytetëruar për të qëndruar në një kryengritje paqësore ndaj këtij njeriu antishqiptar. Postriba është kushtrim atdhetarie. Interesi kombëtar i këtij vasali të Vuçiçit është interes serb. Çdo ditë e më shumë ai ka ndërmend të shndërrojë Shqipërinë, siç tha Vuçiç që kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Edhe këtu do ia djegim projektin dhe letrat,” tha Berisha.
“Pas 7 korrikut, shqiptarët u informuan se protestat presin shtatorin dhe fillimin e tetorit për të nisur dhe për të mos u ndalur më. Një lëvizje demokratike në formën e një kryengritje paqësore do ketë qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës nga pushteti. Nuk ka qëllim marrjen e pushtetit, ka për qëllim rikthimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë. Ka për qëllim të bëjë shqiptarët pronarë të vullneteve të tyre,” tha Berisha.
Berisha deklaroi se patronazhistët po sillen si terroristë të kuq ndaj qytetarëve, duke i konsideruar si kancerin e administratës shtetërore.
Berisha: Treni nuk ndalet! Këto protesta kanë një mision edhe më të madh se në vitin 1991
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp në Shkodër, se protestat e vjeshtës kanë mision më të madh se në vitin 1991.
Ai shtoi se treni nuk do ndalet.
“Këto protesta kanë një mision më të madh edhe se në vitin 1991, se atëherë ishte një reaksion domino. Këtë herë është e vështirë, por plotësisht e realizueshme. Përpjekjet po bëhen të mëdha për ta ndaluar, por nuk do ia dalin.
Treni nuk ndalet. Nëse rikthehemi pak dhe rivlerësoni vendimet e qeverisë dhe mafies së George Soros, treni nuk do kishte arritur as në stacionin e parë. Unë e kuptova se qëllimi nuk ishte Sali Berisha, por ishte treni. Atëherë unë ndalove se treni nuk ndalet. Ngaqë nuk u ndal, arriti në 7 korrik. Ajo ishte dita e vetme e shpresës së madhe të shqiptarëve prej shumë vitesh.
Pas 7 korrikut, njeriu i vetëm që nuk foli dot një gjysmë fjale, që iu nda fryma, ishte Edi Rama. Ai që çdo ditë përgojonte dhe fliste, për nja tre javë e harroi fjalën opozitë. Do i dahet fryma edhe më shumë në javët që vijnë. Ai pa një realitet që nuk e kishte imagjinuar as në ëndërr. Po të më pyesësh më, opozita është sot më e fortë se kurrë. Ka shumë punë për të bërë, por ajo që u arrit, e dëshmon më të fortë se asnjëherë. Nga ky stacion, opozita do të bëjë gjithçka për t’u shtrirë në kilometrin tjetër, në shoqërinë shqiptare dhe po punohet shumë në këtë drejtim. Unë jam optimist. Po ta shohësh Edi Ramën, po ta studiosh atë, do të shihni një njeri të çekuilibruar,” tha Berisha.
Berisha: Beteja e Ramës me katet është licencë për trafikantët e drogës
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në Shkodër se Edi Rama po jep me koncesion edhe Policinë e Shtetit.
“Tani policinë e dhanë me koncesion te baronët e drogës. Kushdo prej tyre merr repart police”.
Ai u ndal edhe te çështje e ndërtimeve pa leje.
“Ka filluar tani betejën me katet. Njeriu që kontrollon gjithçka, në një pikë të vendimit thotë, ai që do të blejë katet shtesë, le t’i blejë. Kjo është licencë për trafikantët e drogës që të blejnë katet shtesë, pasi të ndërtohen. Trafikantët kanë katet e pallateve si shoping kryesor. Nuk blejnë apartamente ata, blejnë kate.
Shqipëria ka ndërtuesin më të lartë të ndërtimit dhe ka çmimet e treta më të larta në Europë. Lumenjtë e drogës blejnë katet. Ky u hap rrugën këtyre për të blerë katet, se nuk lahen ndryshe paratë. Ky nxjerr Pasaportën e Artë dhe bën amnistinë fiskale për të pastruar paratë dhe falimentuar bizneset e ndershme në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë,” tha Berisha.
Berisha paralajmëron: Askush nuk e thyen kontratën time me shqiptarët
Kryetari democrat, Sali Berisha ka komentuar mundësinë e një skenari për bashkimin e votave të deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn dhe mazhorancës, për një nismë që shihet sikur ka qëllim të nxjerrë nga politika.
I bindur, Berisha tha se “nuk ka forcë në botë që të thyejë kontratën e Berishës me shqiptarët”. Berisha foli dhe per koordinimin e PD me Partinë e Lirise, ku tha se “ky front ishte ai që organizoi 7 korrik, do organizojë kryengritjen, lëvizjen e madhe të shqiptarëve për shpëtimin e vendit”.
“Në politikë Sali Berisha është vetëm nga qytetarët. Kontrata ime, nuk ka forcë në botë që të thyejë këtë kontratë me shqiptarët. Nuk ka ligj që mund të dëmtojë këtë kontratë. Ajo është kontrata me Shqipërinë, me qytetarët. Nuk kam asnjë lloj impresioni. Treni nuk ndalet”.
“Lëvizjet e mëdha do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe me frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Fronti që organizoi 7 korrikun, do organizojë lëvizjen për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku. Kudo që bëhen protesta, u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë,” tha Berisha.
Komentet