Ish-kryeministri Sali Berisha, në intervistën e tij në Debati në Channel One”, ka folur dhe për kontratën e lobimit të PD, dhe akuzat që janë bërë për financime nga rusët.
Po ashtu Berisha dha se Ramiz Alia dhe Kristaq Rama kanë qenë agjend rezident të KGB-së në Shqipëri.
Pjesë nga intervista
Nuk mund të mohohet që Rusia ka ambiciet e veta, dy janë ambicie e shfaqura Bosfori dhe Adriatiku.
A ka bërë përpjekje për Shqipërinë? Shtrat i ngrohtë për rusofilin ka qenë Partia Socialiste. Nuk kam asgjë për të fshehur këtu, unë mund të them që Ismail Kadare, i thoshte një familjari të afërt, Sofokli Lazit që ka qenë agjent i KGB-së se dhe Kristaq Rama ishte agjent i KGB-së po ashtu dhe Ramiz Alia ka qenë një i tillë.
Ata ishin pasi u shkolluan në shkolla zbulimi, janë shkolluar në Rusi.
Mother Jones ka investiguar PD-në?
Mother Jones është Mother Xhorxh. Por unë të them se PD nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë faktor rusë, cilido qoftë, nuk ka marrë asnjë qindarkë, nuk ka firmos asnjë kontratë. Për të gjitha po hetohen si në Shqipëri dhe në Byron Federale të Hetimit
Ata që kanë marrë para në vitin 2013 është Edi Rama dhe partia e tij.
Arrestimet në Kukës, Berisha: Një prokuror kriminel i dha bllokun e flet-arresteve policisë
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në arrestimet e protestuesve për rrugën e Kombit ka ndodhur dicka që as në diktaturë nuk ka ndodhur. I ftuar në studion e emisionit “Debati në Channel One”, Berisha u shpreh se flet arrestet iu dhanë policisë për ti plotësuar vetë.
Berisha: Një prokuror kriminel i jep bllokun e flet arresteve policisë. Mbushi vetë! Gjëja që për hir të së vërtetës nuk ndodhte. Në diktaturë prokurori ta priste fletën e arrestit. Nuk ja jepte policisë. Çfarë gjeti Avokati i Popullit? Gjetja më trondistëse, në fletushka ishte shkruajtur numri i flet arrestit, por nuk ekzistonte flet arresti i mbushur. Flet arrestet janë një flet blloku, dhe ai i kishte dhënë nga ky numër në këtë numër, sa të duhen 30, fillo me këtë numër dhe nuk kishte plotëesuar flet arrestin. Një shkelje flagrante e kushtetutës.
Qafoku: Ç’lidhje ka Rama?
Berisha: Po sepse Rama është Kryeprokuror.
Berisha: Taksa e qarkullimit e mjaftueshme për mirëmbajtën e Rrugës së Kombit, prandaj ne…
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” sqaroi se përse kur ai ishte në qeveri nuk pranoi vendosjen e taksës së rrugës së Kombit. Ai tha se ishte parashikuar që paratë për mirëmbatjen e kësaj rruge do të jepej nga taksa e qarkullimit.
Pjesë nga intervista
Berisha: Ne bëmë studimin, ne bëmë dhe hapëm procedurën për të parë se ku rrifte kërkesa dhe ne na doli 2-5 euro. Jo i thamë. Me ministrin Olldashi vendosëm që atë shumë do ta përballonim me taksën e qarkullimit. Me nivelin që kishim ne të taksës së qarkullimit mblidheshin 120 mln euro. Nga këto mjaftonte 1/10 për ti dhënë koncesionarit për mirëmbajtjen e rrugës.
Qafoku: Ishte e mjaftueshme ?
Berisha: Dhe tepëronte
Berisha: Kjo rrugë ka të paktën 40 % të transportit të Shqipërisë në automjete dhe njerëz. Kjo rrugë që ky që përmend se ka kushtuar 1.2 mld dollarë. Po ka kushtuar, por ka sjellë nga 2009-deri sot 2.5 mld euro në Shqipëri. Ka tejkaluar çdo lloj parashikimi. Kjo rrugë shpëtoi Shqipërinë nga kriza ekonomike që pllakosi Europën. Kur më erdhi një mik i imi, një kryeministër i huaj më pyeti: Sali si shpëtuat ju nga kriza? I them unë shpëtuam nga rruga. Kur ja shpjegova dhe u çudit.
Qafoku: Ju hoqët dorë fare nga taksimi?
Berisha: Përfundimisht, zero. Do tja jepnin me taksën e qarkullimit. Ne do i jepenim kopmpanive private dhe nuk kemi asnjë kundërshtim ti jepet kompanive private.
Qafoku: Pse nuk ja dhatë atëhere?
Berisha: Ne po shkonim drejt dhënies së kompanive private, por jo me taksë, por do të jepnim 6 apo 8 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit. Ky trefishoi taksën e qarkullimit.
A kishte motive politike protesta në Kukës? Berisha: Kishte thikën në palcë
Protesta e dy ditëve më parë në rrugën e Kombit ishte edhe një shkundje për opozitën. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e “Debati në Channel One”
Berisha: Vetëm dy ditë prapa ndodhi që të merrte përgjigjen më të meriturar. Edhe një shkundje e fuqishme për strukurat e opozitës, të cilat nuk mund të qëndronin sic kanë qëndruar por duhet të merrnin vendimet më të rëndësishme në interesin më jetik të këtij kombi.
Qafoku: Kishte motive politike protesta?
Berisha: Kishte thikën në palcë dhe po të garantoj se thika në palcë është në qindra familje shqiptare.
Mosbindja civile ështe e vonuar, por apeli që lëshoi Hasi, Kukësi, Tropoja erdhi në kohë dhe nuk mund të ndalet më.
Komentet