Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer dje në Parlament, duke e akuzuar ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, si “manjak”.
Edhe në seancat e shkuara Berisha kishte thënë se një ministër ishte përfshirë në histori rozë me vartësen, por kësaj radhe ai iu drejtua Ahmetajt, duke thënë se bën mbledhje në ministri dhe u kërkon vartësve të mos flasin për “erotizmin e ministrit”.
Ministri Ahmetaj i është kundërpërgjigjur Berishës duke e ofenduar atë dhe duke e quajtur “legen”, dhe se e ngatërronte me veten e tij. Ai iu përgjigj edhe publikisht, duke thënë se Berisha ishte manjak për pushtet.
REPLIKAT BERISHA-AHMETAJ
Sali Berisha: Tani droga është bërë ara e partisë, tani drogën e ka marrë partia. Pse është mobokraci? Sepse mobët, banditët dalin në zgjedhje dhe votohen. Marrin vota, zënë poste. Por çfarë ndodh këtu? Ndodh që kryemobi, kryebanditi e shndërron qeverinë në një organizatë kriminale. Kjo qeveri është organizatë e mirëfilltë kriminale.
Arben Ahmetaj: Ik ore andej…
Sali Berisha: Rri rehat, manjak.
Arben Ahmetaj: Ik ore… Se më ke mbajtur pishtarin…
Sali Berisha: Mbylle gojën, manjak, mbylle gojën…
Arben Ahmetaj: Po ik andej…
Sali Berisha: Po manjak është ky… s’e dini ju që ky bën mbledhje në ministri dhe u thotë mos flisni për erotizmin e ministrit…
Arben Ahmetaj: Më ke mbajtur pishtarin ti…
Valentina Leskaj: Përfundojeni, zoti Berisha…
Ti je vrasës.
Sali Berisha-Ahmetajt: Mbylle gojën…
Arben Ahmetaj: Ti ke vrarë, ke vrarë në 21 janar…
Sali Berisha: Ja se jua tregoj unë si e ka shndërruar ai ministrinë.
Sali Berisha-Pandeli Majkos: Në qoftë se ti je naiv, unë nuk jam naiv… Ju të gjithë që reagoni në këtë mënyrë… Në qoftë se ky… Kjo është një organizatë kriminale.
Arben Ahmetaj: Ti ke vrarë, ke vrarë në 21 janar…
Taulant Balla: Respekto Kodin e Etikës…
Arben Ahmetaj: Më ke mbajtur pishtarin ti? Ik, more legen, më ngatërron me veten tënde ti…
Sali Berisha: Kodi i Etikës, por kjo është një organizatë kriminale. Edi Rama, sipas burimeve tuaja, jo të miat, i jep Eftimit paratë.
Erjon Braçe: Kush është Eftimi, ore?
Sali Berisha: Kush është Eftimi? Po ti je një hiç para Eftimit, more. S’e di ti seç është Eftimi.
Erjon Braçe: Po qenkam më injorant se ty…
Sali Berisha: Eftimi është njeriu që merr tenderët sekretë, të sekretuar. I merr të gjithë direkt. Nëse kompania angleze që bëri masterplanin për bregun e Jugut u shpërblye me 250 dollarë, Eftimi ndan me Edi Ramën jo më pak se 8 milionë euro. Po kjo është vetëm njëra anë…
Arben Ahmetaj: Është një përpjekje për të deligjitimuar Parlamentin. Berisha foli për skenarin grek, por ai është mësuar të marrë pushtetin në zi. Ai është manjak pushteti, s’e përdori fjalën manjak, e ka afrodiziak pushtetin dhe e do afrodiziak me zi. E do vendin në zi, e do vendin të varfër që të vijë në pushtet dhe pastaj të riqeverisë siç ka qeverisur dikur, por koha sigurisht të ka mbaruar.
Komentet